AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Rajoni

Maqedonasit besojnë se sekreti i votës u është kompromentuar

Sinisa Jakov MarusicngaSinisa Jakov Marusic
10 years më parë
në Rajoni
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Zgjedhjet e vitit 2014 në Maqedoni. Foto: (AP Photo/Boris Grdanoski)

Sondazhet tregojnë se shumë maqedonas besojnë se partitë në pushtet kanë gjetur mënyra për të zbuluar votat e tyre – një perceptim që po kontribuon në një atmosferë frike përpara zgjedhjeve të dhjetorit.

Zgjedhjet e vitit 2014 në Maqedoni. Foto: (AP Photo/Boris Grdanoski)
Zgjedhjet e vitit 2014 në Maqedoni. Foto: (AP Photo/Boris Grdanoski)

“Ata dinë gjithçka në këtë vend nga statusi ynë social te adresa, madje dhe dashnoret, e jo më përkatësitë politike… Ata kanë zhvilluar skema dhe e dinë se si do të votojë secili shtetas. Jam i sigurt për këtë,” tha për BIRN 62-vjeçar D.S nga Shkupi rreth partive qeverisëse të Maqedonisë.

D.S thotë se ai nuk ka asgjë për të cilën mund të trembet vetë “në këtë moshë” por këmbënguli t’i ruhej anonimiteti. “Kam fëmijë që punojnë, një prej tyre në administratë dhe “nuk dua t’i vë në rrezik”, tha ai.

Gjatë intervistave të BIRN në qendër të Shkupit, shumica e të pyeturve refuzuan të dalin me emër.

Megjithatë, 29-vjeçarja Anica Ristovska ishte përjashtim.

“Njerëzit kanë frikë dhe mendoj me të drejtë. Një mike më tha se ishte udhëzuar që ta qarkonte votën e saj në një mënyrë të caktuar, në formë diamanti, në mënyrë që njerëzit e partisë [qeverisëse] të dinin se ajo kishte votuar për ta,” tha ajo.

“Njerëzit po thonë se anëtarë të partisë do të qëndrojnë pranë kutisë së votimit që të shohin se për kë voton. Personalisht, mendoj se ata nuk kanë se si ta dinë [për kë voton] nëse nuk të kap frika e t’ia tregosh,” tha Ristovska për BIRN.

Një sondazh i fundit, i quajtur “Eurometer 2016” i prezantuar javën e shkuar nga Qendra Maqedonase për Trajnim Europian, MCEO, një OJQ tha se partitë qeverisëse në Maqedoni me qëllim nxitin perceptimin se e dinë se për kë synojnë njerëzit të votojnë.

Ironikisht, sipas OJQ-së, anëtarë të opozitës kanë kontribuar në këtë perceptim.

Sondazhi, i publikuar gjashtë javë përpara zgjedhjeve të 11 dhjetorit, tregon se 40 për qind e atyre që u përgjigjën besojnë se partitë në pushtet e dinin se si do të votonin ata.

Kjo shënon një rënie prej 10 për qind krahasuar me vitin e shkuar, thekson MCEO që gjithsesi thotë se është përhapur një atmosferë frike.

Qeveria po e shpërndan qëllimisht këtë perceptim se njerëzit janë të vëzhguar dhe të kontrolluar, që të mund ta kontrollojë më mirë situatën në terren,” tha Ljupco Petkovski, një analist i MCEO. “Kjo përbën një problem të madh për sekretin e votës dhe duhet të bëjmë fushatë për ndërgjegjësim”.

Sondazhi u krye mbi 1200 persona dhe tregoi se njerëzit besonin se sekreti i votës ishte kompromentuar në shumë mënyra.

Ata përmendën shenjat në letrat e votimit, aktivistë të partive që i monitorojnë dhe presionin e madh të votuesve për të fotografuar votën ose kamera të fshehta në kutitë e votimit.

Dy nga tre persona thanë për sondazhin se nuk i kishin shprehur në publik pikëpamjet e tyre politike.

Etiketa: adresaaktivistBIRNMaqedoniQeveriarrezikSHsondazhZgjedhjet
Tjetri
I kërkoj falje kujtdo që u largua!

I kërkoj falje kujtdo që u largua!

photo 2026 06 27 22 19 00

Revolucioni si alternativë ndaj tranzicionit pa fund

15:57 | 28/06/2026
Pritja e gjatë e mozaikëve të Durrësit për ‘të dalë në dritë’

Durrësi në kërkim të një projekti bashkëjetese mes shkollës dhe sitit arkeologjik

07:43 | 28/06/2026
Katastrofa e pafundme e Gazës

Pse nuk duhet të mbyllim sytë para asaj që po ndodh në Gaza?

07:33 | 28/06/2026
shqiperia 1

A mund të zhvillohet Shqipëria pa humbur veten?

07:42 | 27/06/2026
photo 2026 06 16 21 37 32

Vajzat e ‘Revolucionit të Flamingove”

07:30 | 27/06/2026
726405743 1631178685678229 5500860989969852755 n

Punësimet partiake në sektorin publik po minojnë demokracinë në Shqipëri

13:11 | 26/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.