AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Rajoni

Prokurori Special i Kosovës do të vizitojë Prishtinën dhe Beogradin

Marija RisticngaMarija Ristic
10 years më parë
në Rajoni
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
David Schwendiman, kryeprokurori i gjykatës së re të Kosovës. Foto: Zyra e Prokurorit Special të Kosovës.

David Schwendiman, kryeprokurori i Gjykatës Speciale që do të gjykojë ish-anëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës për krime të kryera gjatë viteve 1990, do të bëjë vizitën e tij të parë zyrtare në Serbi dhe Kosovë këtë javë.

David Schwendiman, kryeprokurori i gjykatës së re. Foto: Zyra e Prokurorit Special të Kosovës.
David Schwendiman, kryeprokurori i gjykatës së re. Foto: Zyra e Prokurorit Special të Kosovës.

David Schwendiman, kryeprokurori i Zyrës së Prokurorit Special të sapo themeluar, e ngritur në Hagë për të ndjekur penalisht krimet e kryera nga luftëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nga viti 1998 deri në vitin 2000, do të bëjë vizitën e tij të parë zyrtare në Prishtinë dhe Beograd nga e hëna deri të premten.

Schwendiman “do të theksojë vendosmërinë e tij për të përmbushur mandatin e tij fuqishëm dhe në mënyrë të pavarur dhe të rikonfirmojë angazhimin e bashkëbiseduesve të tij në këtë proces” sipas një deklarate nga zyra e tij.

“Ai nuk do të diskutojë ndonjë detaj specifik në lidhje me thelbin e hetimit,” vazhdonte deklarata.

Në të dy vendet, Schwendiman do të takohet me përfaqësues të qeverisë, zyrës së prokurorisë dhe të komunitetit ndërkombëtar.

Schwendiman, i cili u emërua në shtator si Prokurori Special (kryeprokuror) i Zyrës së re së Prokurorisë Speciale të Kosovës (SPO), më parë drejtonte Task Forcën Speciale Hulumtuese të BE-së (SITF), e cila heton krimet e dyshuara se janë kryer nga luftëtarët e UÇK-së.

Ky nuk është emërimi i parë në Ballkan për Schwendiman, i cili ka punuar si prokuror ndërkombëtar në Bosnjë e Hercegovinë nga viti 2006 deri në vitin 2009, dhe ka kryesuar departamentin special për krimet e luftës në prokurorinë boshnjake gjatë dy viteve të fundit që ai ishte në vend.

Gjykata speciale do të ngrihet në Holandë dhe disa figura të larta të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës pritet të akuzohen për krime të dyshuara të kryera gjatë dhe pas luftës me forcat serbe.

Ajo do të dëgjojë çështje të ngritura nga raporti i vitit 2014 i SITF, i cili tha se zyrtarë të UÇK-së do të përballeshin me aktakuza për “një fushatë persekutimi” kundër serbëve, romëve dhe shqiptarëve të Kosovës që besohej se ishin bashkëpunëtorë me regjimin e Beogradit.

Krimet e dyshuara përfshijnë vrasje, rrëmbime, ndalime të paligjshme dhe dhunë seksuale.

Burime të afërta me gjykatën thanë për BIRN se paditë e para mund të priten në fund të vitit 2016 ose në fillim të vitit 2017.

Gjykata do të përbëhet nga gjykatës dhe prokurorë ndërkombëtarë, edhe pse ajo do të funksionojë sipas ligjeve të Kosovës.

Negociatat për të ngritur gjykatën zgjatën nga viti 2011 deri në 2015.

Raporti SITF u autorizua pasi Këshilli i Europës publikoi një hetim në vitin 2011, i cili hidhte dyshimet se disa zyrtarë të lartë të Kosovës, përfshirë edhe presidentin aktual Hashim Thaçi, ishin përgjegjës për abuzime të ndryshme të të drejtave të njeriut.

Thaçi i ka mohuar akuzat dhe që kur u bë president në shkurt të këtij viti, ai ka mbështetur publikisht themelimin e gjykatës së re.

Gjatë 17 viteve të fundit që kur mbaroi lufta, komuniteti ndërkombëtar ka administruar drejtësinë në Kosovë, por rezultatet e tij kanë qenë të varfra – më pak se 20 vendime përfundimtare në rastet e krimeve të luftës. Serbia ka ndjekur penalisht shtatë raste që kanë lidhje me luftën në Kosovë.

Megjithatë, besohej se prokuroria e Kosovës nuk mund të trajtonte raste të ndjeshme kundër zyrtarëve të lartë, e cila ishte edhe një nga arsyet pse komuniteti ndërkombëtar vendosi të krijojë gjykatën e re.

Në Kosovën, gjykata shihet si e njëanshme duke qenë se do të gjykojë vetëm ish-luftëtarë të UÇK-së – njerëz që shihen si çlirimtarë nga shumica e popullsisë shqiptare të vendit – ndërsa në Serbi, gjykata ka mbështetje të gjerë për shkak të shpresave se do të ndjekë penalisht krimet kundër serbëve.

Në luftën e Kosovës u vranë rreth 13,00 vetë, kryesisht shqiptarë të Kosovës, dhe një milion u dëbuan, ndërsa 1,666 persona janë ende në listën e të zhdukurve.

Etiketa: BallkanBEBeogradBIRNGjykataGjykata SpecialeGjykatëGjykatësHashim ThaçiHetimKëshilli i EuropësKosovëKrimeLuftambështetjendalimeParapresidentprokurorProkuroriProkuroriaPunëPunëtorRaportiromromëSerbiSerbiashqiptareshtatorvrasje
Tjetri
Shtohet presioni në Kosovë për qartësimin e rrethanave të vdekjes së aktivistit Dehari

Lugina e Valbonës, zemra e kërcënuar e Alpeve Shqiptare (Fotoreportazh)

SPAK dërgon për gjykim deputetin socialist Plarent Ndreca dhe 15 zyrtarë për abuzim me tenderat

Gjykata rrëzon kërkesën e Ndrecës për parashtrimet e SPAK

17:40 | 14/07/2026
Rritje kostosh? Ligji i qeverisë për mbetjet pritet me shqetësim në Kuvend

Qeveria i hap rrugë ndërtimit të parqeve eolike në tokat bujqësore

13:55 | 14/07/2026
fredi kokoneshi divjake

SPAK kërkon gjykimin e ish-kryetarit të Bashkisë së Divjakës

12:54 | 14/07/2026
Reforma Zgjedhore, palët nisin punën me mosbesim

Reforma zgjedhore PS-PD mbetet në vendnumëro

07:40 | 14/07/2026
Gjykata e Posaçme i heq masat e sigurimit Ajola Xoxës

Financierja e Ajola Xoxës kërkon pafajësi

17:45 | 13/07/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

SPAK kërkon fajësi, por jo dënime për tre të pandehurit e dosjes Meta-Kryemadhi

15:45 | 13/07/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.