AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Kultura

Xhorxh Tejmz, fotoreporteri “ambasador” i një dialogu të ri Amerikë-Shqipëri

Ivan DervishingaIvan Dervishi
10 years më parë
në Kultura, Lajme, Në Fokus
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Ekspozita “Presidentë Amerikanë dhe Marrëdhëniet me Shqipërinë”, e çelur në Muzeun Historik Kombëtar.

Përmes lentes së fotoreporterit shqiptaro-amerikan Xhorxh Tejmz nga njëra anë dhe këndvështrimit të gazetave komuniste në Shqipëri për “Amerikën imagjinare”, ekspozita e Presidentëve Amerikanë synon të hapë një dialog të ri mes SHBA-së dhe Shqipërisë.

Ekspozita “Presidentë Amerikanë dhe Marrëdhëniet me Shqipërinë”, e çelur në Muzeun Historik Kombëtar.
Ekspozita “Presidentë Amerikanë dhe Marrëdhëniet me Shqipërinë”, e çelur në Muzeun Historik Kombëtar.

Ekspozita “Presidentë Amerikanë dhe Marrëdhëniet me Shqipërinë”, e çelur në Muzeun Historik Kombëtar ofroi për publikun një retrospektivë të liderëve të Shteteve të Bashkuara përmes lentes së fotoreporterit amerikan me origjinë shqiptare, Xhorxh Tejmz, të vënë përballë shtypit shqiptar të po atyre viteve.

Objektivi i Tejmz, i cilësuar si një prej fotografëve më të njohur të Shtëpisë së Bardhë, shërben si një urë lidhëse mes Amerikës ku ai fotografoi dhe ndikimit direkt ose indirekt që patën presidentët në Shqipërinë, atdheun e prindërve të Xhorxhit, të cilët emigruan në SHBA në vitet 1900.

Ekspozita ndërlidhi imazhet e dhjetë presidentëve amerikanë nga Frenklin Rusvelt te Xhorxh Bush me pasqyrimin mediatik të “Amerikës imagjinare” në gazetat e regjimit komunist në Shqipëri.

Duke e cilësuar ekspozitën si një hap të rëndësishëm dialogu mes SHBA-së dhe Shqipërisë dhe si mundësi të shkëlqyer të hedhjes dritë në të shkuarën shqiptare për të cilën flitet pak, Dr. Lori E. Amy, drejtore akademike dhe koordinatore për të drejtat e njeriut thotë se Shqipëria duhej vënë në kontekstin botëror.

“Kur erdha në Shqipëri disa vite më parë, kuptova që Shqipëria ishte një vend ende i traumatizuar, jo vetëm prej regjimit komunist, por edhe prej sundimit botëror. Kjo ekspozitë na kthen në shekullin e 20, për të kuptuar se përse Shqipëria ka mbetur jashtë ndërgjegjes botërore dhe se çfarë ndodhi nën regjimin diktatorial,” tha Amy për BIRN.

Sipas Dr. Lori Amy, imazhet e fotoreporterit të New York Times, Xhorxh Tejmz shërbejnë më së miri për të anashkaluar kurthin e të parit të njëri-tjetrit si viktima dhe armiq, pasi fotot e tij kanë prekur anën njerëzore të presidentëve amerikanë, ndërsa gazetat shqiptare si Drita, Besa, Zëri i Popullit dhe Bashkimi e kanë përcjellë këtë te lexuesit.

“Dëshira për të hapur një dialog me këtë ekspozitë është thelbësorja, një dëshirë për një marrëdhënie të përbashkët përgjegjësie”, tha Amy duke e përkufizuar dialogun si një komunikim ku palët dëgjojnë njëra-tjetrën dhe ku merret një përgjigje.

“Shoqëria sot ka mbetur te argumenti dhe te fryma se ai që fiton debatin i heq të drejtën për t’u dëgjuar dhe folur palës tjetër. Kjo ekspozitë tregon se e shkuara mund të jetë një proces i përbashkët dialogu të përgjegjshëm dhe me përgjigje” përfundoi ajo.

Artenis Peka duke shpjeguar për vizitorët lidhjen mes fotove dhe artikujve të gazetave. Foto: Ambasada Amerikane në Tiranë, Facebook.
Artenis Peka duke shpjeguar për vizitorët lidhjen mes fotove dhe artikujve të gazetave. Foto: Ambasada Amerikane në Tiranë, Facebook.

Drejtori i Qendrës Nansen për Paqe dhe Dialog, Alfredo Zamudio e cilësoi dialogun që ofron ekspozita si zhvendosje nga ‘historia ime’ tek ‘historia jote’ për të rrënjosur ‘historinë tonë’.

“Dialogu na ndihmon të arrijmë paqen, pa shtypje, nëpërmjet ndryshimeve në sistem, me gjithëpërfshirje, frymëzim dhe shpresë”, tha ai.

Artenis Peka, një nga studentët që shqyrtuan qindra gazeta shqiptare të viteve 1930 deri në 1980 për të përzgjedhur ndikimin e pushtetit global amerikan të pasqyruar në median vendase, tha për BIRN se ekspozita ofron mundësi unike për të njohur të shkuarën e Shqipërisë.

“Rinia shqiptare sot më shumë se kurrë ka nevojë të informohet për të kaluarën tonë në përgjithësi dhe historikun e marrëdhënieve shqiptaro-amerikane në veçanti,” tha ai.

“Ekspozita të tilla, jo vetëm që ndihmojnë në perceptimin konkret të raporteve komplekse shqiptaro- amerikane, por edhe hedhin dritë mbi shumë elemente të tjerë mjaft interesant që në tërësinë e tyre formuan boshtin e marrëdhënieve të afërta që ne sot gëzojmë me Amerikën,” shtoi Peka.

Ekspozita e kuruar nga OTTOnomy qëndroi e hapur në Muzeun Historik Kombëtar nga data 8 deri në 21 nëntor.

Etiketa: akademikeambasadorBIRNdialogFacebookgazetaGazetatMjaftpaqePiSpresidentSHSHBAshqipShqipëriShqipëriashqiptareshtypjestudentviktima
Tjetri
Maqedonia përgatitet për një fushatë të pistë zgjedhore

Maqedonia përgatitet për një fushatë të pistë zgjedhore

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.