AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor Blog

A ke kusur për një miliard? Bota e çmendur e parasë së Zimbabves

BIRNngaBIRN
10 years më parë
në Artikull kryesor Blog, Blog
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter

Nëse presidenti Mugabe po shpresonte që njerëzit e tij të mikprisnin lajmin se vendi to të ketë sërish një monedhë të vetën, ai duhet të pranojë një zhgënjim të madh.

dollari-zimbabvianLajmi se zimbabvianët do të mund të kenë një monedhë të re të lidhur me kurs të barabartë me dollarin amerikan nuk rezultoi lajm shumë i gëzuar.

Përgjatë shtatë viteve të fundit, Zimbabve ka përdorur ekskluzivisht vetëm valuta të huaja pas një inflacioni në masën 500 miliardë përqind që solli braktisjen e monedhës kombëtare të quajtur dollar.

Por së fundmi qeveria ka vendosur të emetojë diçka të njohur si notat bond, një përpjekje për të plotësuar tregun e valutës së huaj me kartëmonedha vendëse, për shkak se valuta e huaj është pakësuar në treg si pasojë e rënies së eksporteve.

Por pavarësisht se qeveria ka premtuar se notat e reja do të kenë vlerë të barabartë me dollarin amerikan, shumë mendojnë se kjo nuk është e vërtetë dhe se situata do të përkeqësohet me po aq shpejtësi sa kriza që ndodhi herën e kaluar kur banorët i besuan një monedhe vendëse.

Zimbabve pësoi një krizë aq të madhe hiperinflacioni para pak vitesh, sa banka e saj qëndrore hoqi dorë nga prodhimi i kartëmonedhave vendëse pasi shtypja e tyre kishte kosto shumë më të lartë se sa vlera e tyre tregtare. Në fund, Zimbabve prodhoi kartëmonedha trilionëdollarëshe që vlenin asgjë.

dollari-zimbabvian1 dollari-zimbabvian2Qeveria raportoi në korrik 2008 se Zimbabve po përjetonte një inflacion prej 232 milionë përqind (231,000,000%).Gjithsesi, instituti Cato vlerësonte se inflacioni real qe 89.7 gjashtëtillion përqind ose 89,700,000,000,000,000,000,000%.

Është interesante të shikohet se si i njëjti vend po vuan aktualisht nga problemi i kundërt me inflacionin.

Njësoj si Britania, Japonia, SHBA e vende të tjera që po vuajnë nga pasojat e kërkesës së dobët dhe naftës së lirë, Zimbabve aktualisht kërcënohet më shumë nga rreziku i deflacionit se sa ai i inflacionit. Por kjo nuk do të thotë se njerëzit këtu janë të gatshëm të besojnë se hiperinflacioni nuk do të ndodhë sërish.

Kartëmonedhat me vlerë të lartë nominale nuk janë fenomen i vetëm vendeve të zhvilluara, gjithsesi.

Shtetet e Bashkuara prodhuan kartëmonedha me vlerë të lartë deri në vitin 1969 kur prerjet e dollarit amerikan më të mëdha se 100 USD u deklaruan të dobëta me urdhër ekzekutiv të presidentit Nixon, pjesërisht për shkak të shqetësimeve se kartëmonedha të tilla po përdoreshin nga krimi i organizuar.

Foto: National Museum of American History
Foto: National Museum of American History

Kartëmonedha me vlerën më të madhe të prodhuar në SHBA qe çertifikata 100 mijë dollarë ar me portretin e presidentit Woodrow Wilson.

Atlas Obscura thotë se 42,000 të tilla u shtypën në vitet 1930 për përdorim brenda Rezervës Federale. Këto konsiderohen pronë e qeverisë dhe është ilegale për koleksionistët që t’i posedojnë. Vetëm një specimen ruhet në muzeun Smithsonian.

Monedha e Bashkimit

Bashkimi Europian aktualisht përdor një kartëmonedhë 500 euro, por Italia pati shtypur një kartëmonedhë 500 mijë lireta deri sa filloi përdorimin e euros.

Foto: OneArmedMan/Wikimedia
Foto: OneArmedMan/Wikimedia

Rekordi botëror

Rasti më i keq i hiperinflacionit konsiderohet rasti i Hungarisë së pasluftës. Gjatë kësaj periudhe, një kartëmonedhë 100 milion miliardë pengő u emetua por sërish ajo qe e pamjaftueshme për të blerë ndonjë lloj gjëje me vlerë.

Hungaria emetoi monedhën e vet të re më 1946, forintën, dhe një fotografi e famshme tregon një pastrues rruge që shtyn kartëmonedha të shumta pengő drejt kanalit.

Foto: Timur Lenk/Hungarian National Museum
Foto: Timur Lenk/Hungarian National Museum

Një forint shkëmbehej për 400 oktilionë (400,000,000,000,000,000,000,000,000,000) pengő.

Inflacion i mëtejshëm

Ndërsa shumë nga këto kartëmonedha me shumë zero nuk kishin asnjë vlerë në kohën kur qenë në qarkullim, disa prej tyre kanë përfituar vlerë të konsiderueshme që nga ajo kohë.

Koleksionistët janë të etur të kenë nën pronësi kartëmonedha me vlerë jashtëzakonisht të lartë për shkak të faktit se në letër je trilioner, gjë që në vetvete është një absurditet.

Ironikisht, kartëmonedhat trilionë dollarëshe të cilat nuk mjaftonin për të blerë as një biletë autobuzi në Zimbabven e shtatë viteve më parë tashmë në disa raste shiten për qindra dollarë nëpër botë.

 

Kartëmonedha hungareze 1 Gjashtëtilionë. Foto: Peter.orosz/Wikimedia
Kartëmonedha hungareze 1 Gjashtëtilionë. Foto: Peter.orosz/Wikimedia
Etiketa: BanorëBashkimi EuropianEurofotografiInflacioniItaliaJaponiaKEkostokrimiKrimi i organizuarKrizaliretaMASParaQeveriaSHBAShtetet e BashkuaraTregZimbabve
Tjetri
Në vitet 1850, e ardhmja e skllavërisë amerikane dukej e shndritshme

Në vitet 1850, e ardhmja e skllavërisë amerikane dukej e shndritshme

protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
rama 2 ps

“Nga lajmi te lajmësi”: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

08:46 | 23/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.