AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor Blog

Në vitet 1850, e ardhmja e skllavërisë amerikane dukej e shndritshme

Matthew KarpngaMatthew Karp
10 years më parë
në Artikull kryesor Blog, Blog
Koha e leximit: 6 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Punëtorë të skllavëruar afrikanë dhe Indianë në një plantacion në Kubë të fotografuar në vitin 1863. Foto Kortezi: Cuban Heritage Collection, University of Miami Libraries

Skllavopronarët e jugut të SHBA-ve qenë të bindur se sistemi i tyre do të triumfonte në të gjithë botën dhe parashikuan se si do të ishte vendi i tyre skllavopronar një apo dy shekuj më vonë. Por rrëzimi i tyre nuk qe gjithashtu një triumf i ligjësive të natyrës apo tregut. Qe thjeshtë një fitore e një lëvizjeje politike.

Punëtorë të skllavëruar afrikanë dhe Indianë në një plantacion në Kubë të fotografuar në vitin 1863. Foto Kortezi: Cuban Heritage Collection, University of Miami Libraries
Punëtorë të skllavëruar afrikanë dhe Indianë në një plantacion në Kubë të fotografuar në vitin 1863. Foto Kortezi: Cuban Heritage Collection, University of Miami Libraries

Skllavopronarët e jugut, si shumica e amerikanëve më parë e më pas, qenë të dashuruar me të ardhmen. Në dekadat para Luftës Civile, ndërsa Shtetet e Bashkuara zunë një perandori kontinentale dhe u zhytën me kokë në epokën e hekurudhës dhe motorit me avull, vëzhguesit nga i gjithë vendi u nxitën të lavdëronin me elokuencë perspektivën e madhështisë së Amerikës. Pak prej tyre qenë më rapsodikë në këtë drejtim se sa pronarët e plantacioneve në jug. ‘Të gjitha qeveritë dhe popujt e tjerë,’ deklaronte ish-presidenti John Tyler më 1850, nuk mund të ishin tjetër veçse ‘thjeshtë varësi të Republikës së plotfuqishme’.

Një eseist nga jugu imagjinoi ‘vitin 2000’ ndërsa shkruante në vitin 1857. Sipas tij, kufijtë e ardhshëm të Shteteve të Bashkuara do të përfshinin ‘përfaqësues nga gadishulli tashmë të panjohur dhe të largët, Alaska,’ të cilët, parashikoi ai, ‘do të ulen bashkërisht në luks me banorët e gadishullit të Floridës… një konfederatë me më shumë se 500 milionë njerëz do të vendosë ligjet për një botë që bindet!’ Sot, kjo duket si një mënyrë paksa dramatike për të përshkruar një takim në Senat mes Lisa Murkowski dhe Marco Rubio. Por në vitet 1850, besimi i jugut në të ardhmen e fuqisë amerikane qe i plotë.

Dhe për shkrimtarët e jugut të para luftës, e ardhmja e SHBA-së qe në mënyrë manifestive si perandorake, ashtu edhe skllavopronare. E ardhmja e tyre qe ajo në të cilën skllavëria do të vijonte të lulëzonte. Popullsia me ngjyrë arriti në 10.6 milionë në vitin 1910, sipas llogaritjeve të redaktorit të New Orleans (i cili më vonë u bë kryetar i Censusit të SHBA-ve) James D B De Bow. Më vonë, një politikan nga Alabama citoi një vlerësim tjetër që e vendosi popullsinë me ngjyrë të amerikës në 31 milionë, duke i imagjinuar që të gjithë skllevër nën zinxhirë në vitin 1920. Gazeta Southern Literary Messenger, me qendër në Riçmond, në një artikull të vitit 1856 eksploronte ‘kushtet e çështjes së skllavërisë në vitet 1950’, dhe ofroi parashikimin më të fryrë nga të gjithë. Ajo imagjinonte se popullata e skllevërve në SHBA ‘do të arrijë në 100 milionë brenda shekullit të ardhshëm’.

Çfarë mund të bëjmë ne me këto vlerësime ngacmuese sot? Jo shumë kohë më parë, historianët do të qeshin me idenë se skllavëria mund të kishte një të ardhme serioze pas mesit të shekullit të 19. ‘Natyrisht, shoqëritë skllavopronare, përfshirë atë të jugut, qenë të dënuara të dështonin,’ shkroi historiani i madh Eric Hobsbawm te libri Epoka e Kapitalit (1975). Industrializimi i shpejtë, ngritja e demokracisë dhe përhapja e vlerave liberale borgjeze nënkuptonte që, nga viti 1850, skllavëria e plaçkitjes – ‘një relikte e barbarizmit,’ siç e quanin kundërshtarët – qe e destinuar të zhdukej.

Megjithatë studiuesit sot janë më pak të bindur se më parë se skllavëria përballej me një vdekje natyrore apo të pashmangshme. Më shumë se një dekadë kërkimesh historike të kohëve të fundit kanë theksuar fleksibilitetin dhe dinamizmin e shoqërive skllavopronare të mesit të shekullit të 19. Mbretëria e Bashkuar e nxori të paligjshme skllavërinë në vitin 1833, Franca dhe fuqitë e tjera Europiane e bënë pas vitit 1848 – megjithatë, nga viti 1860, Amerikanët qenë shtëpia ku produktet e realizuara me skllevër, fitimet e realizuara me punë skllavi dhe numri i popullsisë së skllavëruar qe më i lartë nga sa pati qenë ndonjëherë në histori. Në vitet 1850, ende shoqëritë skllavopronare nuk qenë zëvendësuar nga ngritja e kapitalizmit industrial. Skllevërit qenë një përbërës me rëndësi vendimtare të ekonomisë, të cilët përdornin teknologji për të realizuar sasi të paprecedent të mallrave të konsumit për qytetet që rriteshin me shpejtësi si dhe për fabrikat e Europës perëndimore dhe Amerikës veriore.

Vitaliteti ekonomik i skllavërisë qe një fenomen në tërësi ndërkombëtar. Krahas pambukut të SHBA-së qenë sheqeri i Kubës dhe kafeja e Brazilit që përmbytën tregjet botërore të pasura të viteve 1850. Pra nuk duhet të na suprizojë fakti se shtetarët e Amerikës së jugut parashikuan që e ardhmja e skllavërisë të qe e gjatë dhe e shtrirë shumë përtej kufijve të Shteteve të Bashkuara. Në një letër për shokun e tij Jefferson Davis, Ministri i SHBA-së për Meksikën James Gadsden, parashikoi se rritja e skllavërisë në Kubë do të bëhet ‘një bazë për rikthimin e skllavërisë në ishujt e tjerë [të Karaibeve]’. Gazetat e jugut dhe fjalimet në kongres qenë përlot me parashikime të tilla që i shihnin ishujt si Haiti dhe Xhamajka, të cilat kishin shfuqizuar ligjet e skllavërisë, do të riktheheshin shpejt në këtë sistem, sepse sipas tyre, kjo është mënyra e vetme për të prodhuar mallra për konsum me volumin dhe eficencën e Kubës dhe Brazilit. ‘Dëshirat e njerëzve të bardhë’, deklaronte Charleston Mercury më 1857, ‘duhet të triumfojnë mbi pretendimet absurde të zezakëve për liri.’

Disa skllavopronarë besonin se SHBA duhet të pushtojë dhe të rikthejë skllavërinë në Karaibe. Megjithatë edhe ata që kundërshtonin ekspansionin territorial gjithsesi vijonin të besonin se perspektiva ekonomike e Amerikës Latine do të varej nga skllavërimi i njerëzve me ngjyrë. Kur ekonomisti nga Virxhinia George Frederick Holmes shpjegoi ‘domosdoshmërinë e skllavërisë së zezakëve’ në luginën e Amazonës ‘për mirëqenien e ardhshme të njerëzimit’, ai nuk po propozonte domosdoshmërish një pushtim të Brazilit. Besimi i jugorëve në të ardhmen e skllavërisë nuk vinte thjeshtë nga dëshira për pushtim, por qe formë e një teorie zhvillimi.

‘Sheqeri, orizi, duhani, kafeja,’ deklaronte James Henry Hammond i Karolinës së Jugut më 1853, ‘nuk mund të prodhohet kurrë si artikujt për tregti të gjerë, në rast se nuk ka punë skllavi.’ Emancipimi i Indive Perëndimore të Britanisë dhe Francës pati shkaktuar një rënie në prodhimin e sheqerit, për shkak se ish-skllevërit lanë plantacionet për të kultivuar fermat e tyre të vogla. Në përgjigje të kësaj situate, fuqitë Europiane dërguan atje ‘hamej’ nga Azia dhe ‘çirakë’ nga Afrika, të cilët në përgjithësi punonin me kontrata që i lidhnin ato me kushte fikse pune.

Për pronarët amerikanë të plantacioneve, kjo praktikë përbënte një pranim të hapur se detyrimi qe domosdoshmëri ekonomike në bujqësinë në tropik. Sistemet e reja të punës me kushte të aziatikëve dhe afrikanëve, shkroi John Y Mason, nga Virxhinia, Ministër i SHBA-së në Francë, ‘tregojnë për domosdoshmërinë e rivendosjes së skllavërisë’.

Tendenca të tjera botërore të viteve 1850 e fuqizuan besimin e skllavopronarëve te e ardhmja e sistemit të tyre. Rënia e tarifave dhe rritja e dogmës së tregtisë së lirë, shërbeu për të lubrifikuar tregtinë botërore të mallrave të prodhuara nga skllevërit. Zgjerimi i perandorive Europiane, të tilla si zgjerimi i Francës në Afrikën e Veriut dhe Holandës në Azinë Lindore, tregonin për një të ardhme botërore ku padronët e bardhë sundonin popullsinë inferiore jo të bardhë dhe komandonin punën e tyre. Dhe rritja e shkencës së hapur raciste, të udhëhequr nga studiues nga Edinburgu deri në Boston, sugjeronte se mendjet udhëheqëse të botës qenë të përgatitur të braktisnin idenë e barazisë të Iluminizmit, ide që konsiderohej si naive. Sado që të përpiqeshin, aktivistët e abolicionizmit nuk mund t’i rezistonin logjikës botërore të hierarkisë së racave dhe të punës së detyruar, – kombinimi thelbësor që mbante në funksion skllavërinë në SHBA.

‘Funksionimi i vazhdueshëm i ligjësive të tregtisë,’ mburrej Mercury, ‘nuk mund të ndalohet nga impulset e dobëta të filantropisë së paligjshme.’ Ekonomiksi i ashpër i skllavërisë, me fjalë të tjera – i asistuar nga biologjia, gjeografia dhe klima – do të rrëzonin politikën kapriçoze të abolicionizmit.

Por në fakt kjo nuk qe ajo që ndodhi. Zgjedhjet e vitit 1860 sollën në pushtet një parti që qe angazhuar për ‘zhdukjen finale’ të skllavërisë, siç këmbënguli Abraham Lincoln në vitin 1858. Fitorja republikane bindi udhëheqësit e jugut të dalin nga bashkimi – i cili në atë kohë qe një republikë e pavarur skllavopronare që mund të lulëzonte në skenën botërore. Këtu, ata natyrisht bënë një gabim fatal. Katër vite të luftës civile e kthyen shoqërinë më të pasur dhe më të fuqishme skllavopronare të botës në një rrënojë të djegur, duke i dhënë fund të ardhmes së skllavërisë përgjithmonë.

Megjithatë ia vlen të rikujtojmë se kjo nuk qe një kthesë e papritur e ngjarjeve. Në shumë drejtime, vitet 1850 qenë një moment kur e ylli i skllavërisë dukej më i shndritshëm se kurrë. Ky yll nuk u shua nga veprimi i ligjeve të historisë – e aq më pak nga evolucioni natyror i tregut – por nga fitorja e një lëvizjeje politike, një lufte civile të përgjakshme dhe një revolucioni shoqëror në jugun e Amerikës.

Marrë nga: Aeon.co

Aeon counter – do not remove

Etiketa: AfrikaAfrikanaktivistAktivistëAmazonBanorëekonomiksifitoreFrancagazetaGazetatHaitiHolandëIrakKaraibekongreskryetarLibriLigjLufteMbretëria e BashkuarParaPunëPunëtorpushtimrepublikaneSHSHBAShtetet e BashkuarateknologjitregtivdekjeVëzhguesitVirxhiniaZgjedhjet
Tjetri
Qëndresa e fundit kundër populizmit

Qëndresa e fundit kundër populizmit

gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
rama 2 ps

“Nga lajmi te lajmësi”: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

08:46 | 23/06/2026
Shqipëria hap dyert e ‘skllavërisë moderne’ për punëtorët e huaj

Punëtorët e huaj në Shqipëri: Narrativa mediatike lustron realitetin

17:46 | 22/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Ish-ministri Ylli Pango dëshmon për privatizimin e ish-klubit “Partizani”

17:26 | 22/06/2026
pankarte ne proteste

Protestuesit akuzojnë policinë për “taktika intimidimi” me procedimet masive

07:08 | 22/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.