AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Rajoni

BE emëron 19 gjyqtarë për Gjykatën Speciale të Kosovës

Marija RisticngaMarija Ristic
9 years më parë
në Rajoni
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Gjykata e re do të sistemohet në ish-ndërtesën e Europolit në Hagë. Foto: Wikimedia Commons/DennisHH.

Bashkimi Europian emëroi 19 gjyqtarë që do të punojnë në Gjykatën e re Speciale të Kosovës me bazë në Hagë, e ngritur për të gjykuar ish-anëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës për krime lufte gjatë viteve 1990.

Gjykata e re do të sistemohet në ish-ndërtesën e Europolit në Hagë. Foto: Wikimedia Commons/DennisHH.
Gjykata e re do të sistemohet në ish-ndërtesën e Europolit në Hagë. Foto: Wikimedia Commons/DennisHH.

Bashkimi Europian të martën shpalli listën e gjyqtarëve – shumica e tyre nga vendet europiane, me dy nga Shtetet e Bashkuara dhe Kanadaja – ndërsa gjykata e re e Kosovës iu afrua edhe një hap më pranë bërjes së saj totalisht funksionale.

“E mirëpres emërimin e këtyre avokatëve tepër të kualifikuar, secili prej të cilëve – pa asnjë dyshim – do të kontribuojë shumë që mandati ynë të garantojë një proces të drejtë dhe efikas,” tha në një konferencë për shtyp Ekaterina Trendafilova, kryetarja e Dhomave Specializuara.

” Hapi i ardhshëm është seanca e parë plenare që do ta thërras së shpejti dhe gjatë së cilës do të miratohet Rregullorja e Procedurës dhe e Provave e Dhomave të Specializuara, që rregullon kryerjen e procedurave gjyqësore para Dhomave të Specializuara,” shtoi ajo.

Trendafilova është e vetmja gjyqtare e përhershme në Dhomat e Specializuara dhe Zyra e Prokurorit të Specializuar, që janë pjesë e sistemit gjyqësor të Kosovës, por do të veprojnë në mënyrë të pavarur, kanë staf ndërkombëtar dhe baza e të cilave do të jetë në Hagë.

Të gjithë gjyqtarët e tjerë të emëruar do të jenë të pranishëm kur të kërkohet nga Trendafilova.

Gjyqtarët e sapoemëruar:

1. Keith Raynor (nënkryetar), Mbretëria e Bashkuar
2. Roland Dekkers (Dhoma e Specializuar e Gjykatës Kushtetuese), Holandë
3. Anne Power-Forde (Dhoma e Specializuar e Gjykatës Kushtetuese), Irlandë
4. Vidar Stensland (Dhoma e Specializuar e Gjykatës Kushtetuese), Norvegji
5. Antonio Balsamo (Dhoma e Specializuar e Gjykatës Kushtetuese, gjykatës zëvendësues), Itali
6. Kai Ambos, Gjermani
7. Christoph Barthe, Gjermani
8. Michael Bohlander, Gjermani
9. Emilio Gatti, Itali
10. Nicolas Guillou, Francë
11. Thomas Laker, Gjermani
12. Guénawl Mettraux, Zvicër
13. Vladimir Mikula, Republika Çeke
14. Andres Parmas, Estoni
15. Michèle Picard, Francë
16. Kenneth Roberts, Kanada
17. Charles Smith III, Shtetet e Bashkuara të Amerikës
18. Mappie Veldt-Foglia, Holande
19. Christine van der Wyngaert, Belgjikë

“Marrëveshja e vendit mikpritës” midis Holandës dhe Kosovës, e cila siguron bazën ligjore që Dhomat e Specializuara të kryejnë procedura penale në Holandë, hyri gjithashtu në fuqi këtë muaj.

Figura të larta të UÇK-së pritet të akuzohen për krime të dyshuara se janë kryer gjatë dhe pas luftës me forcat serbe, edhe pse aktakuzat e para priten ende.

Gjykata e re do të dëgjojë çështje që vijnë nga një raport i Task Forcës Speciale Investigative të BE-së në vitin 2014, i cili tha se luftëtarë të papërcaktuar të UÇK-së do të përballeshin me padi për një “fushatë persekutimi” kundër serbëve, romëve dhe shqiptarëve të Kosovës që besohej se ishin bashkëpunëtorë me regjimin e Beogradit.

Krimet e dyshuara përfshijnë vrasje, ndalime të paligjshme dhe dhunë seksuale.

Raporti Task Forcës Speciale Investigative të BE-së u autorizua pasi Këshilli i Europës publikoi një hetim në vitin 2011, i cili hidhte dyshimet se disa zyrtarë të lartë të Kosovës, përfshirë edhe presidentin aktual Hashim Thaçi, ishin përgjegjës për abuzime të ndryshme të të drejtave të njeriut.

Thaçi i ka mohuar akuzat dhe që kur u bë president në shkurt të këtij viti, ai ka mbështetur publikisht themelimin e gjykatës së re.

Gjatë 17 viteve të fundit që kur mbaroi lufta, komuniteti ndërkombëtar ka administruar drejtësinë në Kosovë, por rezultatet e tij kanë qenë të varfra – më pak se 20 vendime përfundimtare në rastet e krimeve të luftës. Serbia ka ndjekur penalisht shtatë raste që kanë lidhje me luftën në Kosovë.

Megjithatë, besohej se prokuroria e Kosovës nuk mund të trajtonte raste të ndjeshme kundër zyrtarëve të lartë, e cila ishte edhe një nga arsyet pse komuniteti ndërkombëtar vendosi të krijojë gjykatën e re.

Në Kosovën, gjykata shihet si e njëanshme duke qenë se do të gjykojë vetëm ish-luftëtarë të UÇK-së – njerëz që shihen si çlirimtarë nga shumica e popullsisë shqiptare të vendit – ndërsa në Serbi, gjykata ka mbështetje të gjerë për shkak të shpresave se do të ndjekë penalisht krimet kundër serbëve.

Në luftën e Kosovës u vranë rreth 13,000 vetë, kryesisht shqiptarë të Kosovës, dhe një milion u dëbuan, ndërsa 1,666 persona janë ende në listën e të zhdukurve.

Etiketa: Bashkimi EuropianBEDhomat e SpecializuaraGjermaniGjykataGjykatësGjykatës KushtetueseGjyqgjyqtarGjyqtareHashim ThaçiHetimHolandëItaliKëshilli i EuropësKosovëKrimekrime luftekushtetueseLuftaLufteMbretëria e BashkuarndalimeNorvegjipadiParapresidentProkuroriaPunëraportRaportiromromëSeancaSerbiSerbiashqiptareShtetet e BashkuaraShtetet e Bashkuara të Amerikësvrasje
Tjetri
Mbi menaxhimin aspak të integruar të mbetjeve

Fadromisti dhe përgjegjësi i turnit dërgohen në gjyq për vdekjen e Ardit Gjoklajt

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.