AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor Lajme

Fadromisti dhe përgjegjësi i turnit dërgohen në gjyq për vdekjen e Ardit Gjoklajt

Lindita ÇelangaLindita Çela
9 years më parë
në Artikull kryesor Lajme, Lajme, Në Fokus
Koha e leximit: 4 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Impianti i ndarjes dhe menaxhimit të mbetjeve i kompanisë 3R në landfillin e Sharrës | Foto nga : Besar Likmeta

Pas gjashtë muajsh hetimesh dhe në limitet e afateve ligjore të lejuara, Prokuroria e Tiranës ndau veçmas hetimet për përgjegjësinë e firmës 3 R dhe të Bashkisë së Tiranës dhe dërgoi në gjykatë fadromistin dhe përgjegjësin e turnit të impiantit të riciklimit të mbetjeve në Sharrë.

Ardian Gjoklaj, vëllai i Ardit Gjoklajt, duke treguar uniformën e punës së Bashkisë së Tiranës. Foto: Lindita Çela/BIRN
Ardian Gjoklaj, vëllai i Ardit Gjoklajt, duke treguar uniformën e punës së Bashkisë së Tiranës. Foto: Lindita Çela/BIRN

Pasi kanë kaluar 6 muaj nga vdekja tragjike e punëtorit 17 vjeçar të punësuar në të zezë Ardit Gjoklaj në vendgrumbullimin e plehrave të Bashkisë Tiranë, Prokuroria e Tiranës vendosi të dërgojë një gjyq një fadromist dhe një përgjegjës turni, ndërkohë që administratori i kompanisë 3 R mbetet formalisht “në kërkim” nga policia dhe çështja e përgjegjësisë së tij si dhe e përgjegjësisë së Bashkisë së Tiranës mbi vdekjen e Gjoklajt u ndanë në një dosje tjetër penale.

Ardit Gjoklaj, 17 vjeç, u gjet i vdekur më 7 gusht 2016 në landfillin e Sharrës. Prokuroria thotë se hetimet zbuluan se 17 vjeçari qe punësuar në të zezë dhe vdiq i goditur nga një fadromë gjatë turnit të natës së 6 gushtit. Fadromisti Edmond Kollari dhe përgjegjësi i turnit të natës Dëfrim Hakrama do të gjykohen për shkelje të rregullave të sigurisë në punë.

“Rezulton se përgjegjësi i turnit që menaxhonte përpunimin e mbeturinave, shtetasi Dëfrim Hakrama, si edhe fadromisti Edmond Kollari, nuk kanë respektuar rregulloret për mënyrën e punës, si pasojë e të cilave ka mbetur i vdekur shtetasi Gjoklaj”, – thuhet në njoftimin zyrtar të organit të akuzës.

Prokuroria thotë se ishte detyrë e të pandehurit Dëfrim Hakrama, të siguronte nga punonjësit respektimin e rregullave që kanë të bëjnë me punën. “I pandehuri Dëfrim Hakrama ishte  ngarkuar me respektimin e rregullave për mbrojtjen e punëtorëve dhe marrjen e masave në zbatim të tyre. Prej tij dhe në përgjithësi në këtë ambient pune nuk figuron të jetë respektuar ndonjë prej rregullave të mbrojtjes në punë të punonjësve, gjë që vendos edhe lidhjen e drejtpërdrejtë me pasojën. Në këto rrethana, nga i pandehuri Dëfrim Hakrama janë konsumuar elementët e veprës penale të “Shkeljes së rregullave të mbrojtjes në punë”, – vijon njoftimi i prokurorisë , sipas të cilit, nëse do të ishin zbatuar rregullat e  sigurimit të mbrojtjes në punë, vdekja e Arditit  nuk do të kishte ndodhur.

Impianti i riciklimit i kompanisë "3 R" në landfillin e Sharrës | Foto nga : Besar Likmeta
Impianti i riciklimit i kompanisë “3 R” në landfillin e Sharrës | Foto nga : Besar Likmeta

Gjatë hetimeve prokuroria ka zbuluar se fadromisti Edmond Kollari  nuk ishte i pajisur me leje drejtimi për llojin automjetit që drejtonte dhe nuk kishte aftësitë e duhura për ta drejtuar atë, çka dyshohet se është bërë shkak edhe për vrasjen e 17 vjeçarit.

Hetimet i dhanë fund aludimeve se shkaqet e vdekjes së Gjoklajt qenë enigmatike apo të panjohura. Sipas prokurorisë, tashmë është e vërtetuar se 17 vjeçari qe i punësuar prej një muaji në të zezë si punëtor krahu.

Hetime veçmas për firmën dhe për bashkinë

Kompania 3 R pati punuar në impjantin e Sharrës që prej shumë muajsh para ndodhjes së aksidentit, në bazë të një aktmarrëveshjeje me Bashkinë e Tiranës, aktmarrëveshje që qe mbajtur e fshehtë. Kompania përdor punëtorë si Arditi për të ndarë materjalet që kanë vlerë tregtare si metal, plastikë apo karton para se mbetjet të depozitohen përfundimisht.

BIRN pati raportuar se si pjesë e përpjekjeve për të shfrytëzuar mbetjet me vlerë për riciklim në landfillin e Sharrës, Bashkia e Tiranës qe angazhuar prej muajsh në një fushatë të dhunshme kundër grumbulluesve individualë, më së shumti shqiptarë të varfër na komuniteti rom, të cilët nxjerrin jetesën prej vitesh duke grumbulluar skrap apo plastikë nga koshat e plehrave të Tiranës.

Vetë kryetari i Bashkisë Erion Veliaj, qe shfaqur disa herë publikisht duke deklaruar se riciklimi do të kryhej vetëm në Sharrë si dhe duke ftuar ricikluesit të punonin vetëm në Sharrë.

“Ata që punojnë sot duke zbrazur koshat, bashkia e Tiranës është gati që sot t’u ofrojë një vend pune me pagesë me sigurime shoqërore, jo në të zezë në impiantin e riciklimit në Sharrë,” deklaroi Veliaj në një nga këto dalje.

Erion Veliaj gjatë një vizite në impiantin e kompanisë "3R" në landfillin e Sharrës | Foto nga : Bashkia Tiranë
Erion Veliaj gjatë një vizite në impiantin e kompanisë “3R” në landfillin e Sharrës | Foto nga : Bashkia Tiranë

Por pavarësisht këtij premtimi, për Ardit Gjoklajn, dukshëm nuk pati as sigurime shoqërore dhe as siguri në punë. Një investigim i BIRN pas vdekjes së Gjoklajt, zbuloi se pagesa për 40 ditë punë për 17 vjeçarin qe 23 mijë lekë. Investigimi i BIRN zbuloi gjithashtu se Gjoklaj qe vetëm një nga shumë punëtorë në të zezë në landfillin e Sharrës, një objekt i cili është nën pronësinë e Bashkisë së Tiranës.

Formalisht, hetimet për përgjegjësinë e kompanisë 3 R si dhe të Bashkisë së Tiranës, vijojnë.

“…krahas hetimeve të nisura për vdekjen e 17-vjeçarit, janë duke u zhvilluar hetime edhe për përgjegjësitë e mundshme të kompanisë “3R”, shoqërisë “Eco Tirana” dhe Bashkisë së Tiranës, bazuar në një kallëzim të dorëzuar nga grupi i këshilltarëve bashkiakë të Partisë Demokratike,” deklaroi prokuroria.

Aktmarrëveshja e nënshkruar nga kryetari i Bashkisë Erion Veliaj dhe administratori i kompanisë 3 R, Edurim Teqja tregonte se kompania 3 R do t’i përfitonte mbetjet e riciklueshme pa kundërshpërblim, gjë që pati alarmuar pjesën tjetër të industrisë së riciklimit, të cilat e shihnin këtë marrëveshje si krijimin e një monopoli de facto në tregun e riciklimit.

Tirana është prodhuesja kryesore e mbetjeve me vlerë për riciklim në Shqipëri, veçanërisht plastikës, e cila prodhohet me bollëk për shkak se cilësia e ujit të shpërndarë nga ujësjellësi është e keqe dhe një pjesë e mirë e qytetarëve nuk e konsumojnë për ta pirë.

Ndërkohë, administratori i kompanisë që shfrytëzon landfillin, Edurim Teqja, vijon të jetë person në kërkim, i shpallur nga policia menjëherë pas gjetjes së trupit të pa jetë të Ardit Gjoklajt. Ai nuk u përball kurrë me drejtësinë dhe pse prokuroria thotë se po vijon hetimet.

Etiketa: 3RArdit GjoklajBashkiaBIRNdosjeErion VeliajGjyqhetimeHetimetInvestigimkomuniteti rommarrëveshjeMASParaPartisë DemokratikePoliciaProkuroriaProkuroria e TiranësPunëPunëtorPunëtorëriciklimromSharrëshqipShqipëriSkrapTiranaTiranë
Tjetri
KLD pezullon nga detyra gjyqtaren Pajtime Fetahu

KLD pezullon nga detyra gjyqtaren Pajtime Fetahu

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.