AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Project Syndicate

Një test Baltik për Kontrollin e Armëve në Europë

Volker PerthesOliver MeierngaVolker PerthesdheOliver Meier
9 years më parë
në Project Syndicate
Koha e leximit: 6 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Foto e një prej takimeve të NATO-s. Foto: NATO

Që nga aneksimi i Krimesë nga Rusia në fillim të vitit 2014, marrëdhëniet politike dhe ushtarake të këtij vendi me Perëndimin janë përkeqësuar ndjeshëm. Për të parandaluar rrezikun e një gare armatimi apo një konfrontimi ushtarak, të dyja palët duhet që urgjentisht të bien dakord për masa reciproke për kufizimin e kapaciteteve ushtarake dhe që të angazhohen në kontrollin e armatimeve, duke filluar nga zona e Balltikut.

Takimi i ministrave të jashtëm në Bruksel. Foto: NATO.
Takimi i ministrave të jashtëm në Bruksel. Foto: NATO.

Që nga aneksimi i Krimesë nga Rusia në fillim të vitit 2014, marrëdhëniet politike dhe ushtarake të këtij vendi me Perëndimin janë përkeqësuar ndjeshëm. Ripozicionimet ushtarake ruse, stërvitjet dhe kërcënimet kanë rritur pasigurinë në të gjithë Europën. NATO i është përgjigjur duke rritur praninë e vet ushtarake në Europën Qendrore, duke ushqyer frikën për rrethim në Kremlin. Për të parandaluar rrezikun e një gare armatimesh apo një konfrontimi të armatosur, të dyja palët duhet që urgjentisht të bien dakord për masa reciproke në kufizimin e kapaciteteve ushtarake dhe angazhimin në kontrollin e armatimeve.

Natyrisht, Rusia dhe NATO kanë ide shumë të ndryshme mbi atë që përbën rend të qëndrueshëm dhe paqësor të sigurisë në Europë. Por e njëjta gjë qe e vërtetë edhe gjatë Luftës së Ftohtë dhe në atë rast të dyja palët bënë progres në përdorimin e instrumenteve të kontrollit të armatimeve për të menaxhuar marrëdhëniet e tyre dhe për të kufizuar rrezikun e luftës.

Sot, gjithsesi, ka një mosmarrëveshje thelbësore mes vendeve të NATO-s mbi parakushtet, përmbajtjen dhe formën e bisedimeve të mundshme për kontrollin e armatimeve me Rusinë.

Gushtin e kaluar, Ministri i Jashtëm i Gjermanisë Frank-Walter Steinmeier sugjeroi se të gjitha vendet e interesuara në Europë duhet të përpiqen të “rinisin” kontrollin e armatimeve në Europë “si një mjet i provuar për reduktimin e rreziqeve, transparencën dhe ndërtimin e besimit mes Rusisë dhe Perëndimit.” Një “dialog i tillë i strukturuar,” argumentoi Steinmeier, duhet të shkojë përtej marrëveshjeve aktuale.

Gjashtë javë më vonë, Shtetet e Bashkuara e hodhën poshtë propozimin, duke deklaruar se, për sa kohë Rusia vijon në drejtimin aktual, thjeshtë nuk ka bazë për bisedime të reja për kontrollin e armatimeve. Në vend të kësaj, argumenton SHBA, marrëveshjet ekzistuese duhet të rigjallërohen.

Propozimi gjerman mundet me të vërtetë të jetë tepër ambicioz. Por propozimi amerikan nuk është mjaftueshëm ambicioz, dhe, ndoshta më e rëndësishmja, ai injoron dështimin e përpjekjeve të pëparshme për të modernizuar marrëveshje të tilla kyçe si Traktati për Forcat Konvencionale në Europë dhe Traktati për Qiej të Hapur. Një përqasje më e mirë – më e realizueshme se sa ajo e Gjermanisë dhe më efikase se sa ajo e Amerikës – mund t’i shtyjë të duja vendet për kontroll armatimesh sipas stilit të Steinmeier vetëm në një rajon të Europës: bregun e Balltikut.

Që nga aneksimi i Krimesë nga Rusia në vitin 2014, mosbesimi mes anëtarëve të NATO-s dhe vendeve joanëtare në rajonin e Balltikut është intensifikuar, duke e bërë këtë rajon veçanërisht të rrezikuar nga konflikti. NATO tashmë duhet të arrijë një balancë mes, në njërën anë, sigurimit domethënës për anëtarët e vet në Balltik dhe në Europën Qendrore për forca të përshtatshme parandaluese përballë Rusisë dhe, në anën tjetër, vijimin e bashkëpunimit dhe dialogut me Rusinë. Në këtë kuptim, rajoni i Detit Balltik është bërë fusha e provës për strategjitë politike që synojnë uljen e tensionit mes NATO-s dhe Rusisë.

NATO i ka konsideruar gjithmonë praninë e forcave të barabarta parandaluese si dhe kontrollin e armatimit si dy kolona të strategjisë për ruajtjen e stabilitetit në Europë. Për këtë arsye, rinisja e kontrollit të armatimeve për rajonin e Detit Balltik pa pasur nevojë që të prekë masat aktuale parandaluese (deterrence), përfshirë praninë me rotacion të katër batalioneve të NATO-s në shtetet e Balltikut dhe në Poloni. Reduktimi i njëanshëm i trupave nuk është një nisje e mirë për procesin e negocimit për kontrollin e armatimeve.

Në vend të kësaj, procesi duhet të fillojë me një bisedë të strukturuar mbi temat që përbëjnë shqetësim për aktorët rajonalë. Në fund të fundit, dialogu nuk është vetëm një instrument i politikës së butë për trajtimin e çështjeve të ndryshme si tregtia apo bashkëpunimi mjedisor; dialogu është gjithashtu me rëndësi thelbësore për ndërtimin e çdarëdolloj politike të sigurisë që shkon përtej armatosjes parandaluese. Objektivi duhe ttë jetë ndërmarrja e masave për ndërtimin e besimit dhe kufizimin e rënë dakord të kapaciteteve ushtarake.

Kontrolli i armatimeve varet shumë nga niveli i transparencës. Për fat të mirë, NATO, si një aktor me pozicionin të forcave të veta konvencionale mbrojtëse në rajonin e Balltikut, ka shumë arsye që të mbështesë transparencën. Agresori përfiton një avantazh nga fshehja dhe sekreti – tipare tipike të luftës “hibride” nga e cila kanë frikë vendet e Baltikut, veçanërisht që nga sulmimi i Ukrainës nga Rusia.

Në këto rrethana, NATO duhet të ndjekë një dialog të ri për kontrollin e armatimeve me objektivin e rritjes së transparencës mbi kapacitetet ushtarake të vlefshme për një luftë jokonvencionale dhe për sigurimin e paralajmërimit të hershëm për lëvizjet destabilizuese të cilat nuk përbëjnë në vetvete akte lufte. Duke parë superioritetin e Rusisë në armë konvencionale në rajonin e Balltikut, NATO nuk duhet të shqetësohet se përpjekje të tilla mundet të shkaktojnë pa dashje dobësim të sigurisë së rajonit. Është më pak e qartë nëse Rusia do të jetë e interesuar për një dialog të tillë, megjithëse Kremlini mund të jetë duke kërkuar mjete për uljen e rrezikut të konfliktit ushtarak të padëshiruar.

Komisioni i Shkurtimeve të Thella, i cili përbëhet nga ekspertë të kontrollit të armatimeve nga SHBA, Gjermania dhe Rusia, së fundmi kanë bërë propozime konkrete për të trajtuar këtë sfidë. Për shembull, komisioni rekomandon arritjen e një kompromisi që siguron se çdo lëvizje apo stërvitje të forcave ushtarake të raportohen. Ata propozojnë gjithashtu masa për të shmangur incidentet dhe aksidentet e pamenduara ushtarake. Dhe ata nxisin vendet anëtare të NATO-s të pranojnë propozimin e Rusisë për një marrëveshje për aktivizimin e transponderëve të aeroplanëve, veçanërisht për fluturimet mbi rajonin e detit Balltik.

Të gjitha këto përpjekje mund të mbështeten me një dialog mbi strategjitë ushtarake mes vetë vendeve Baltike. Një bisedë e tillë duhet të organizohet nga institutet kërkimore, në mënyrë ideale në një vend neutral si Finlanda apo Suedia, në vend që të organizohen në format zyrtar. Si një dialog mbi kontrollin e armatimeve mes NATO-s dhe Rusisë, këto përpjekje mund të ofrojnë siguri pa minuar parimin e parandalimit.

Përpjekjet për të promovuar kontrollin e armatimeve në nivel rajoni mund të rrisin gjithashtu sigurinë Europiane në përgjithësi, duke plotësuar përpjekjet për të krijuar bazat për një sistem të ri tërësor të sigurisë në Europë. Ajo që funksionon për rajonin e Balltikut, mund të përshtatet dhe zbatohet në një shkallë më të gjerë.

Kontrolli i armatimeve nuk është një nevojë e domosdoshme për kohët e qeta apo një shpërblim për sjelljen e mirë; ai është një mjet për ndërtimin – ose për rindërtimin – e besimit mes kundërshtarëve. Për ta përdorur këtë mjet në mënyrë efikase, secila palë duhet fillimisht të ketë njohuri mbi këndvështrimin dhe objektivat e palës tjetër – një përpjekje në të cilën bisedimet gjysmëzyrtare mund të luajnë një rol të rëndësishëm.

Për shkak se heshtja aktuale e Rusisë mbi propozimin për dialog sugjeron dëshirën e këtij vendi për t’u mbështetur te befasia ushtarake në të ardhmen, edhe një dialog i dështuar mund të rezultojë me përfitim për NATO-n dhe vendet e Balltikut. Ai në fund do të jetë diçka më e mirë se sa asgjëja.

Marrë me autorizim nga Project Syndicate, 2017. Ripublikimi mund të bëhet vetëm me lejen e Project Syndicate. A Baltic Test for European Arms Control

Etiketa: AksidentetArmëbisedimeBrukseldialogFinlandaFushaGjermaniaKontrolliKremlinKremliniLuftemarrëveshjeMasaNATOPoloniprogresProject SyndicaterajonrajoniRusiaSHBAShtetet e BashkuaraSuediaUkrainë
Tjetri
Replikë me Andi Kananajn: Nga Erion Veliaj te të rinjtë në politikë

Paratë e prindërve mbajnë hapur kopshtet publike të Tiranës

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.