Reporter.al
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
  • Reportazhe
  • Opinion
  • Intervista
  • Rajoni
  • Blog
Ska rezultat
Shiko të gjitha
  • Tema kryesore
  • Gjyqtare
  • Kolegji i Posaçëm i Apelimit
  • Prokurore
  • KPK
  • Gjykata e Apelit Tiranë
  • Mjedisi
Reporter.al
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
  • Reportazhe
  • Opinion
  • Intervista
  • Rajoni
  • Blog
Ska rezultat
Shiko të gjitha
Reporter.al
Fillimi Page Positions Artikull kryesor Mjedisi

Bashkitë kërkojnë anulimin e HEC-eve dhe strategji zhvillimi të qëndrueshëm për Vjosën

BIRNNgaBIRN
13:52 | 21/02/2017
Në Artikull kryesor Mjedisi, Energjia, Lajme, Mjedisi, Vendi
Kohe leximi: 3 minuta
A A
0
Rama shkel premtimin për hidrocentralet mbi lumin Vjosë

Lumi i Vjosës pranë Tepelenës. Foto: Wikipedia

Share on FacebookShare on Twitter

Kryetarët e bashkive përgjatë luginës së Vjosës i kërkuan përmes një letre të hapur kryeministrit Rama të anulojë koncesionet hidroenergjetike në lumin Vjosë dhe degët e tij dhe të lejojë vendorët të krijojnë strategji të zhvillimit të turizmit duke mbrojtur lumin dhe komunitetin. 

Lumi i Vjosës pranë Tepelenës. Foto: Wikipedia
Lumi i Vjosës pranë Tepelenës. Foto: Wikipedia

Pesë kryetarë të qeverisjes vendore në luginën e Vjosës kanë nënshkruar së bashku një letër të hapur drejtuar kryeministrit Edi Rama dhe kryeparlamentarit Ilir Meta, ku kërkuan pezullimin e kontratave konçensionare përgjatë lumit Vjosë – njoftoi të hënën shoqata mjedisore EcoAlbania.

Kryebashkiakët e Përmetit, Tepelenës, Memaliajt, Mallakastrës dhe Selenicës  shprehën shqetësimin e tyre për mungesën e konsultimeve publike me banorët e zonës, mungesën e bashkëpunimit me njësitë e qeverisjes vendore, si dhe për studimet jo të thella ku u bazuan lejet për hidrocentralet.

“Të gjendur përballë një situate ku e gjithë lugina e Vjosës po përballet me kërcënimin për t’u shndërruar në një park të madh hidroenergjetik, të pabazuar në studime serioze gjithëpërfshirëse, por nga direktiva politike… i kërkojmë qeverisë shqiptare të rimarrë në konsideratë projektet e HEC-eve përgjatë lumit të Vjosës dhe degëve të tij”, shkruhej në letrën e 17 shkurtit.

Në të shkruhej gjithashtu se bashkitë i kërkonin qeverisë shqiptare të ndërmarrë nisma për pezullimin e kontratave koncensionare në Vjosë, garantimin e pjesëmarrjes së komunitetit në vendimmarrje, bashkëpunim mes njësive vendore dhe aktorëve të tjerë për strategji zhvillimi të qëndrueshëm, ku ruhet integriteti i lumit, si dhe transparencë të plotë për marrëveshjet ndërshtetërore për lumenjtë me qeverinë greke.

“Ne si pushtet vendor nuk jemi informuar në rrugë zyrtare mbi planet për ndërtimin e hidrocentralit të Poçemit dhe banorët e prekur nga ky HEC nuk janë bërë pjesë e konsultimeve publike”, raportoi EcoAlbania të ketë thënë Agron Kapllanaj, kryetari i bashkisë Mallakastër.

Më herët, Parlamenti Europian i kërkoi Shqipërisë krijimin e Parkut Kombëtar të Vjosës përmes rezolutës për vendin.

“[Vlerësimi] i ndikimit mjedisor të hidrocentraleve shpesh herë nuk bëhet siç duhet dhe në përputhje me standardet Evropiane dhe legjislacionin e BE; [PE] këshillon qeverinë të konsiderojë krijimin e Parkut Kombëtar të Vjosës në të gjithë gjatësinë e saj dhe të braktisë planet për ndërtimin e hidrocentraleve të reja në lumin e Vjosës dhe degët e saj,” shkruhet në rezolutë.

Vjosa është një ndër lumenjtë e fundit të egër në Europë, që ka vlera të mëdha natyrore për Ballkanin dhe kontinentin.

Pavarësisht premtimit elektoral të kryeministrit Rama për shpalljen e Vjosës Park Kombëtar dhe ndalimin e ndërtimit të hidrocentraleve, në korrik 2015 Këshilli i Ministrave i hapi rrugën procedurës për dhënien me koncesion të hidrocentralit të Poçemit.

Në nëntor 2016, Ministria e Energjisë njoftoi dhënien e lejes për ndërtimin e hidrocentralit  dhe nënshkrimin e kontratës me kompaninë turke “Kovlu Energji”.

Organizatat EcoAlbania nga Shqipëria, Riverwatch nga Austria dhe EuroNatur nga Gjermania, si dhe 38 banorë të zonave të prekura kanë paditur Ministrinë e Energjisë dhe Industrisë, Ministrinë e Mjedisit dhe Agjencinë Kombëtare të Mjedisit dhe kërkuan pavlefshmëri absolute të procedurave koncensionare, si dhe konstatimin si të paligjshëm të kontratës së lidhur me shoqërinë “Kovlu Energji” për HEC-in në Poçem.

Paditësit e konsiderojnë ndërtimin e hidrocentralit si plan për shkatërrimin e Vjosës dhe kërkojnë përmes padisë ‘pezullimin e çdo vendimi apo premtimi për këtë hidrocentral’.

EcoAlbania punon për forcimin e mekanizmave të pjesëmarrjes aktive të komunitetit në procesin e vendimmarrjes dhe mbështetet nga Lëviz Albania dhe Ambasada Zvicerane.

Tjetri
Familja maqedonase që bashkëjeton me ujqërit (Foto)

Familja maqedonase që bashkëjeton me ujqërit (Foto)

Më të lexuarat

Rama shkel premtimin për hidrocentralet mbi lumin Vjosë

Bashkitë kërkojnë anulimin e HEC-eve dhe strategji zhvillimi të qëndrueshëm për Vjosën

13:52 | 21/02/2017
Projektit të urës së madhe të Kukësit nuk i duket fundi

Projektit të urës së madhe të Kukësit nuk i duket fundi

16:53 | 31/05/2023
Irena Brahimi

KPA dëgjon qëndrimet për analizën financiare të gjyqtares Irena Brahimi

19:00 | 05/06/2023
Ekspertet bëjnë thirrje për kufizimin e ligjit shqiptar për përgjimet

Zyrtarja e lartë e Ministrisë së Shëndetësisë arrestohet për korrupsion në një tender

22:49 | 02/06/2023
Deputetët e Kuvendit bashkojnë votat për rritjen e pagave të tyre

Nga se rriten pagat?

14:10 | 30/05/2023
Gjyqtarja Matilda Fetau konfirmohet në detyrë

Gjyqtarja Matilda Fetau konfirmohet në detyrë

16:54 | 29/05/2023
  • Analiza
  • Blog
  • Intervista
  • Investigime
  • Lajme
  • Opinion
  • Rajoni
  • Reportazhe
  • Vendi
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Pyetje të shpeshta
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2021 Reporter.al - BIRN
Dev by Aplikacione.com

Ska rezultat
Shiko të gjitha
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
  • Reportazhe
  • Opinion
  • Intervista
  • Rajoni
  • Blog

© 2022 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.