Një familje në një fshat të Maqedonisë bashkëjeton tashmë prej dy vitesh me tre ujqër, të cilët kanë lënë zakonet e tyre grabitqare për t’u përshtatur me jetesën me njerëzit.
Familja Ismaili nga fshati Leshkok, pranë Tetovës në Maqedoninë veriperëndimore, ka mirëpritur anëtarë të pazakontë në gjirin e saj – tre ujqër të zbutur të quajtur Alek, Lupo dhe Luna.
Kafshët, e konsideruar zakonisht si të rrezikshëm, u adoptuan nga familja Ismaili dy vite më parë dhe janë mjaft lajkatarë dhe të butë, ndërsa nuk kanë shkaktuar asnjë dëm pasi janë bërë pjesë e familjes.