AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor Lajme

Qeveria vulos koncesionin e Poçemit, fitojnë turqit pa konkurrencë

Gjergj ErebarangaGjergj Erebara
10 years më parë
në Artikull kryesor Lajme, Energjia, Lajme, Mjedisi, Në Fokus
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Lumi i Vjosës pranë Tepelenës. Foto: Wikipedia

Pas tenderit ku mori pjesë vetëm kompania që fitoi bonusin në mënyrë të dyshimtë nga ana e qeverisë, ministria e Energjisë shpalli kompaninë turke fituese për hidrocentralin mbi lumin Vjosë, koncesioni i dytë më i madh në hidroenergji.

Lumi i Vjosës pranë Tepelenës. Foto: Wikipedia
Lumi i Vjosës pranë Tepelenës. Foto: Wikipedia

Pa bujë dhe pa krenari, në një cep të faqes së vet të internetit, Ministria e Energjisë dhe Industrisë shpalli rezultatin e tenderit për hidrocentralin e Poçemit, një nga koncesionet më të mëdha të dhëna në sektorin e energjisë elektrike përgjatë viteve të fundit.

“Komisioni i dhënies me koncesion për ndërtimin, shfrytëzimin dhe transferimin tek Autoriteti Kontraktor të hidrocentralit “Poçem” ka përmbyllur procedurën e garës duke shpallur fitues bashkimin e dy shoqërive turke “Ayen Enerji Anonim Şirketi” dhe “Çinar-San Hafriyat Nakliyat Inşaat Turizm San Ve Tic Ltd.Şti”, thuhet në njoftimin e publikuar në seksionin ‘publikime te tjera’ të faqes në internet të Ministrisë së Energjisë.

“Në përfundim të vlerësimit, Komisioni klasifikoi Bashkimin e Përkohshëm të Shoqërive “Çinar-San Hafriyat Nakliyat Inşaat Turizm San Ve Tic Ltd.Şti” dhe “Ayen Enerji Anonim Şirketi”, si ofertë të vetme dhe e shpalli atë fituese të procedurës konkurruese”, vijon më tej njoftimi.

Hidrocentrali i Poçemit është një nga shumë hidrocentralet e projektuar gjatë kohës së komunizmit për t’u ndërtuar në kaskadën e Lumit Vjosa në Shqipërinë e Jugut. Qeveria aktuale i dha një bonus kompanisë turke si koncesion i pakërkuar, ndërsa kritikët argumentuan se dhënia e bonusit nuk justifikohet për shkak se projekti i hidrocentralit ekziston dhe se praktika e duhur është hapja e tenderit pa bonus për çfarëdolloj kompanie të interesuar. Ndërkohë, një grup ambjentalistësh kundërshtojnë dhënien e koncesionit me argumentin se Lumi Vjosa mbart vlera të mëdha mjedisore dhe mund të sjellë të ardhura përmes zhvillimit të turizmit. Qeveria shqiptare i është përgjigjur shqetësimeve të ambjentalistëve duke argumentuar se në Vjosë do të ndërtohen vetëm dy hidrocentrale, ai i Poçemit dhe ai i Kalivaçit ndërsa pjesa tjetër e kaskadës do të shpallet park kombëtar, ndonëse parku kombëtar nuk është shpallur ende.

Qeveria e hapi tenderin formalisht në muajin mars pasi e reklamoi mundësinë për pjesëmarrje edhe në median ndërkombëtare, por për shkak se kompania turke kishte marrë një bonus prej 8 pikësh, asnjë kompani tjetër nuk shprehu interes.

Hidrocentrali i Poçemit parashikohet të ketë fuqi të instaluar prej 99.5 MW, sipas propozimit të kompanisë koncesionmarrëse, dhe prodhim vjetor prej rreth 305 milionë kWh. Nëse do të ndërtohet, Poçemi do të bëhet hidrocentrali i dytë më i madh i dhënë me koncesion për nga niveli i prodhimit pas projektit të Devollit. Vlera tregtare e energjisë së prodhuar nga Poçemi mund të arrijë në 15 milionë euro në vit me një çmim prej 5 centësh për kËh. Sipas kompanisë turke që fitoi koncesionin, ndërtimi i këtij hidrocentrali do të kushtojë rreht 101 milionë euro, investim që me çmimet aktuale të energjisë elektrike në tregun privat mund të rikuperohet brenda 7-10 vjetësh nga 35 vjet që është kohëzgjatja e koncesionit.

Etiketa: EuroHidrocentraletKoncesionKoncesionetKoncesioniLumiLumi i VjosësprodhimQeveriaQeveria shqiptareSHshqipshqiptareVjosaWikipedia
Tjetri
Të akuzuarit për rekrutim të xhihadistëve rrezikojnë 152 vjet burg

Grupi i xhihadistëve dënohet me 126 vjet burg

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.