AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Mos humbisni Energjia

Parlamenti Europian i shqetësuar për hidrocentralet në lumin Vjosë

BIRNngaBIRN
10 years më parë
në Energjia, Faqja e pare, Lajme, Mjedisi, Në Fokus
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Dele dhe lopë duke kullotur në një lëndinë të lumit Vjosa, në grykën e Këlcyrës, pranë fshatit Dragot në Tepelenë. | Foto nga : Gent Shkullaku

Parlamenti Europian ka kritikuar planet e qeverisë shqiptare për të ndërtuar hidrocentrale mbi lumin Vjosë dhe i ka bërë thirrje Tiranës zyrtare të marrë në konsideratë propozimin për ta kthyer luginën në një park kombëtar.

Dele dhe lopë duke kullotur në një lëndinë të lumit Vjosa, në grykën e Këlcyrës, pranë fshatit Dragot në Tepelenë. | Foto nga : Gent Shkullaku
Dele dhe lopë duke kullotur në një lëndinë të lumit Vjosa, në grykën e Këlcyrës, pranë fshatit Dragot në Tepelenë. | Foto nga : Gent Shkullaku

Në pikën 23 të rezolutës së Komisionit të Zgjerimit, e cila u miratuar në Bruksel të enjten, Parlamenti Europian i bën thirrje qeverisë shqipatare të “kontrollojë zhvillim e hidrocentraleve në zona të ndjeshme mjedisore si lumi i Vjosës si dhe në zona të mbrojtura për të ruajtur integritetin e parqeve kombëtare ekzistuese.”

Rezoluta e Parliamentit Europian vjen pas kërkesës së bërë nga Komisioni Europian në progres raportin e vitit 2015 ku gjithashtu i kërkohet qeverisë shqiptare t’i rishikojë planet për ndërtimin  e HEC-ve në lumin Vjosë.

“Ky pozicionim i Parlamentit Evropian mbështet punën tonë në Shqipëri. Megjithatë është e rëndësishme që qeveria shqiptare të mos i injorojë këto kërkesa,” thotë Ulrich Eichelmann, koordinator i fushatës “Të shpëtojmë zemrën blu të Evropës”.

“Në vend të hidrocentraleve të planifikuara ne kërkojmë shpalljen e gjithë Vjosës park kombëtar, duke shpallur kështu Parkun e parë të Lumit të Egër në Evropë,” shtoi ai.

Vjosa është lumi i fundit i egër në Evropë pa përfshirë Rusinë.  Nga burimi në malet e Pindit në Greqi deri në grykëderdhjen në detin Adriatik rrjedh e lirë dhe paprekur. Në disa zona shtrati i lumit arrin në më shumë se 2 km gjerësi. Nga ana shkencore, ky lumë është pothuaj i pa eksploruar.

“Mesazhet e rezolutës së fundit të Parlamentit Evropian në lidhje me lumin Vjosa tregojnë në mënyrë tashmë të përsëritur se shqetësimi ndërkombëtar është në rritje,” thotë Olsi Nika, Drejtor i EcoAlbania.

“Vjosa nuk përbën vetëm një aset të natyror të Shqipërisë por një thesar në trashëgiminë natyrore të familjes Evropiane ku ne synojmë të integrohemi,” shtoi ai.

Megjithatë, në kundërshtim me këto kërkesa, qeveria shqiptare ka hapur me 17 mars tenderin për ndërtimin e hidrocentralit të Poçemit, i cili ka përfunduar me vetëm një kompani të interesuar, pavarësisht faktit se qeveria e reklamoi tenderin në disa media ndërkombëtare.

Vendimi i qeverisë për ndërtimin e hidrocentralit të Poçemit bie ndesh me angazhimet që kishte marrë kryeministri Edi Rama gjatë fushatës elektorale për zgjedhjet vendore në qershor 2015, kur kishte premtuar se në Vjosë nuk do të ndërtoheshin më hidrocentrale dhe se lugina e saj do të kthehej në zonë të mbrojtur.

“Hapja e tenderit për ndërtimin e një hidrocentrali të ri në Vjosë na befasoi, pasi kryeministri Rama kishte sugjeruar gjithashtu mbrojtjen e këtij lumi kaq unik,” thotë Gabriel Schëaderer, drejtor i Fondacionit për Ruajtjen e Natyrës, EuroNaur.

“Për më tepër, nuk është bërë një studim i thelluar sipas standardeve të njohura ndërkombatrisht në lidhje me ndikimin që ky projekt do të kishte në natyre,” shtoi ai.

Etiketa: AdriatikBrukselEcoAlbaniaEdi RamaGreqiHECHidrocentraletKëlcyrëKomisioni EuropianKryeministri Edi RamaLumiLumi i VjosësMedianatyreOlsi NikaParlamenti EuropianprogresPunëQeveriaQeveria shqiptareRamaRezolutashqipShqipërishqiptareTiranëUlrich EichelmannVendimiVjosaZgjedhjetzhvillim
Tjetri
Opozita maqedonase vështirë se do të kapërcejë ndasitë etnike

Kryeparlamentari maqedonas konfirmon zgjedhjet e 5 qershorit

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.