AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor Lajme

E ardhmja e zbulimeve te “Veliera” varet nga Këshilli Arkeologjik Kombëtar

Gëzim KabashingaGëzim Kabashi
9 years më parë
në Artikull kryesor Lajme, Lajme, Nyje Debati
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Foto ajrore e viteve 20 nga arkivat Italiane. Foto Kortezi: Kristaq Xhimitiku

Arkeologët janë pranë fundit të gërmimeve mbi një sipërfaqe prej 285 metra katrore të rrënojave të zbuluara nga gërmimet e projektit të velës prej betoni. Gërmimet zbuluan një ndërtesë otomane, në të cilën janë përdorur gurë të periudhave shumë më të hershme, bashkë me topa e gjyle guri mesjetare. Këshilli Arkeologjik Kombëtar do të duhet të vendosë se si do të veprohet më tutje.

Zbulimet te Sheshi i Portit në Durrës. Foto: Gëzim Kabashi/BIRN
Zbulimet te Sheshi i Portit në Durrës. Foto: Gëzim Kabashi/BIRN

Gërmimet e arkeologëve në territorin ku do të ndërtohet “Veliera” e Durrësit po i drejtohen fundit, ndërsa specialistët kanë nisur të hartojnë raportin përfundimtar që do tu paraqitet institucioneve të kulturës, arkeologjisë dhe restaurimit. Godina e periudhës otomane, që përbën strukturën kryesore të zbuluar, ndodhet mes dy fortifikimesh që i përkasin kohëve të ndryshme, asaj bizantine afro 30 metra nga veriu dhe një strukture otomane nga ana e detit.

Nëse investitorët do të pranojnë një zgjidhje që i kënaq palët, të dyja strukturat e mureve fortifikues me një dysheme prej qelqi mund të jenë në sytë e publikut, duke mundësuar kështu edhe përfundimin e projektit të velës prej betoni në hyrje të portit.

Përfaqësuesit e shoqërisë civile ndjejnë se kauza e tyre për ndërprerjen e plotë të projektit 6 milionë dollarësh mund të dështojë. Ata vazhdojnë të thërrasin në protesta të gjithë kundërshtarët e punimeve në zonën e riskut arkeologjik, ku punimet vijojnë.

Reshjet e të shtunës paradite i mbajtën larg nga gërmimi punonjësit e Drejtorisë rajonalë të kulturës kombëtare (DRKK), duke i dhënë mundësinë grupit të tre arkeologëve të vijojnë punën për Raportin në zyrat e Muzeut Arkeologjik të qytetit antik.

Drejtuesi i gërmimit, Prof. As. Dr. Eduard Shehi, tha për BIRN se tashmë duket qartë struktura e ngrehinës otomane. Grupi i punës është në procesin e verifikimit të pranisë së mundshme të një bastioni të së njëjtës periudhë, i cili nuk njihej më parë nga burimet e shkruara historike, dhe mbi të cilin është ngritur ngrehina katërkatëshe.

Në këtë bastion u zbuluan edhe dy topa, gryka zjarri, me përmasa të ndryshme, që shërbenin për mbrojtjen e mureve të qytetit.

Foto ajrore e viteve 20 nga arkivat Italiane. Foto Kortezi: Kristaq Xhimitiku
Foto ajrore e viteve 20 nga arkivat Italiane. Foto Kortezi: Kristaq Xhimitiku

Ndërkaq, materialet ndërtimore të mureve të godinës 200-vjeçare vijnë dhe ripërdoren thuajse nga të gjitha anët e qytetit, që në atë kohë numëronte më pak se 10 mijë banorë.

Jo pak prej tyre i përkasin periudhës romake dhe mund të shpjegohen vetëm me grabitjen për motive ndërtimi nga monumente të tjerë të hershëm në qytet, ndërsa gjatë zbulimit janë vërejtur edhe gurë themeli të gdhendur artistikisht.

Fotot e fillimshekullit të kaluar kanë ndihmuar në sqarimin e situatës në të gjithë gërmimin, sipërfaqja e të cilit ka arritur në 285 metra katrore. Arkeologët kanë zbritur edhe nën nivelin e detit, duke vlerësuar se fortifikimi dhe godina e ndërtuar mbi të, edhe 100 vjet më parë ndodheshin shumë pranë detit.

Pranë mureve janë pastruar  edhe dy topat e zjarrit, e bashkë me to në muzeun arkeologjik të Durrësit do të dërgohen edhe 42 gjyle prej guri, shumica me diametër 30 cm, destinacioni i të cilave tashmë është sqaruar. Sipas arkeologëve 100 vjet më parë sferat e gurit të zbuluara javën e kaluar, shërbenin si dekoracion për kolonat që rrethonin një lulishte popullore, mjaft të njohur në qytetin e fillimshekullit të kaluar dhe qartësisht e dokumentuar përmes fotove të shumta.

Një foto ajrore e vitit 1925, e cila iu vu në dispozicion agjencisë BIRN nga studiuesi Kristaq Xhimitiku krijon një ide të qartë edhe mbi godinën e zbuluar, e cila në çerekun e parë të shekullit të kaluar thirrej “Pallati qeveritar”, ku princi Wilhelm Wied drejtoi për disa muaj shtetin shqiptar. Xhimitiku, i cili jeton në Itali dhe ka krijuar një arkivë dokumentesh dhe fotosh për qytetin e tij të lindjes shpjegon hollësisht pamjen që ofrohet nga lart. Godina e Bankës së Shtetit dhe Torra janë objektet që kanë mbijetuar edhe 100 vjet më pas.

Torra Veneciane e Durrësit në një foto të viteve 1920. Foto Kortezi: Kristaq Xhimitiku
Torra Veneciane e Durrësit në një foto të viteve 1920. Foto Kortezi: Kristaq Xhimitiku

Fotoja dëshmon qartazi se godina mbështetej ë pjesën e pasme mbi murin bizantin, themelet e të cilit bashkojnë torrën mesjetare me kompleksin “Fly”. Ministria e Kulturës ka kërkuar nga Bashkia e Durrësit që fragmentet e këtij muri 1500-vjeçar të ekspozohen për kalimtarët dhe turistët në zonën pedonale.

Arkeologët vlerësojnë se punimet për njohjen e  shtresëzimit të fundit kanë dhënë elementë për kohën e ndërtimit të godinës, si dhe të fortifikimit pranë saj. Sipas tyre materiali përfundimtar, që do tu dorëzohet palëve të interesuara do të vlerësohet nga Këshilli Arkeologjik Kombëtar.

Duket se ky do të jetë moment i së vërtetës për të ardhmen e objektit, që u zbulua pas punimeve për realizimin e projektit të shumëdiskutuar “Veliera”.

Zbulimet te Sheshi i Portit në Durrës. Foto: Gëzim Kabashi/BIRN
Zbulimet te Sheshi i Portit në Durrës. Foto: Gëzim Kabashi/BIRN
Etiketa: arkeologBashkiaBashkia e DurrësitBIRNDurrësEduard ShehiItaliKrijonMinistria e KulturësMjaftProtestaPunëSHTorraTorra venecianeturistVeliera
Tjetri
Të rraskapiturit dhe këmbëngulësit: Protestuesit e Zharrëzës (Foto)

Të rraskapiturit dhe këmbëngulësit: Protestuesit e Zharrëzës (Foto)

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.