AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Project Syndicate

Politika e historicidit

Richard N. HaassngaRichard N. Haass
9 years më parë
në Project Syndicate
Koha e leximit: 4 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Palmira Foto: BETA/AP.

Shteti Islamik ka dhënë argumentin e vet përmes shkatërrimit të artefakteve kulturore të cilat i konsideron jo mjaftueshëm islamike, por ky nuk është grupimi apo shteti i parë që sulmon të shkuarën. Në fakt, shkatërrimi i statujave, manuskripteve dhe pikturave ndodh me një frekuencë që është sa e kuptueshme sa është edhe kjo praktikë perverse.

Palmira Foto: BETA/AP.
Palmira Foto: BETA/AP.

Në një botë plot trazira, Lindja e Mesme qëndron mënjanë. Rendi i pas Luftës së Parë Botërore po shkatërrohet në pjesën më të madhe të rajonit. Njerëzit në Siri, Irak, Jemen dhe Libi kanë paguar një çmim të stërmadh.

Por kjo nuk është se ka prekur të tashmen dhe të ardhmen e rajonit. Një viktimë tjetër e dhunës së sotme është e shkuara.

Shteti Islamik (ISIS) ka dhënë një argument duke shkatërruar gjërat që i konsideron si jo mjaftueshëm Islamike. Shembulli më dramatik qe Tempulli i Balit në Palmira të Sirisë. Ndërsa unë shkruaj këto rradhë, qyteti i Mosulit në Irakun e veriut po çlirohet, pas më shumë se dy vjetësh kontrolli nga ISIS. Ky çlirim nuk po vjen mjaftueshëm shpejt sa për të shpëtuar skulpturat që sakaq janë shkatërruar, bibliotekat që janë djegur dhe varret që janë plaçkitur.

Që të jemi të qartë, shkatërrimi i artefakteve kulturore nuk ndodh vetëm në Lindjen e Mesme. Më 2001, bota pa e terrorizuar se si Talebanët hodhën në erë statujat e stërmëdha të Budës në Bamijan. Më së fundmi, islamistët radikalë shkatërruan varret dhe manuskriptet në Timbuktu. Por ISIS po kryen këto shkatërrime në një shkallë të paprecedent.

Sulmimi i të shkuarës nuk është gjë e re. Aleksandri i Madh shkatërroi pjesën më të madhe të asaj që tani quhet Persepolis, mbi 2 mijë vjet më parë. Luftërat fetare që shkatërruan Europën përgjatë shekujve shkatërruan kishat, ikonat dhe pikturat. Stalini, Hitleri dhe Mao bënë sa mundën për të shkatërruar ndërtesat dhe veprat e artit të lidhura me kultura dhe ide që i shikonin si të rrezikshme. Një gjysmë shekulli më parë, Kmerët e Kuq shkatërruan tempujt dhe monumentet në të gjithë Kamborxhian.

Në fakt, ajo që mund të përshkruhet më së miri si “historicid” është po aq i kuptueshëm sa është edhe pervers. Udhëheqësit që duan të formëzojnë një shoqëri përreth ideve apo besnikërive të reja e të ndryshme fillimisht kanë nevojë të shkatërrojnë identitetet ekzistuese të të rriturve dhe të parandalojnë transmetimin e këtyre ideve te fëmijët. Shkatërrimi i simboleve dhe shprehjeve të këtyre identiteteve apo ideve që ato identitete mishërojnë, sipas asaj që besojnë revolucionarët, është një parakusht në ndërtimin e një shoqërie të re, një kulture apo një shtet.

Për këtë arsye, ruajtja dhe mbrojtja e të shkuarës është thelbësore për ata që dëshirojnë të sigurojnë që fanatikët e ditëve tona të mos triumfojnë. Muzeumet dhe bibliotekat janë të paçmueshme jo vetëm për shkak se ruajnë dhe shfaqin objekte të bukura, por edhe për shkak se mbrojnë trashëgiminë, vlerat dhe idetë, dhe narrativat që na bëjnë ne këto që jemi dhe na ndihmojnë për të transmetuar diturinë për ata që do të vijnë pas nesh.

Përgjigjja kryesore e qeverive ndaj historicidit ka qenë që të ndalojë trafikun e artit dhe artefakteve të vjedhura. Kjo është e dëshirueshme për shumë arsye, përfshirë faktin që ata që shkatërrojnë objektet kulturore dhe skllavërojnë apo vrasin burra, gra e fëmijë të pafajshëm, fitojnë përmes shitjes së artefakteve burimet për të cilat kanë nevojë pjesërisht nga krimi i tyre. Konventa e Hagës e vitit 1954 i bën thirrje shteteve të mos shënjestrojnë objektet kulturore dhe të vetëpërmbahen nga përdorimi i tyre për qëllime ushtarake, të tilla si krijimi i pozicioneve luftuese, përdorimi i tyre për strehimin e ushtarëve apo armëve. Ky objektiv është i drejtpërdrejtë: të ruhet dhe mbrohet e shkuara.

Për fat të keq, askush nuk duhet të ekzagjerojë rëndësinë e marrëveshjeve të tilla ndërkombëtare. Ata zbatohen vetëm mbi qeveritë që kanë zgjedhur të jenë pjesë e tyre. nuk ka penalitet për injorimin e Konventës së vitit 1954, siç kanë bërë si Iraku ashtu edhe Siria, dhe nuk ka penalitet për tërheqje nga konventa dhe ajo më tepër nuk përfshin aktorë jo shtete, (të tillë si ISIS). Për më tepër, nuk ka mekanizëm për veprim në rast se një palë në Konventë apo ndokush tjetër vepron në shkelje të konventës.

E vërteta e ashpër dhe e trishtë është se ka shumë pak veprimtari në bashkësinë ndërkombëtare për të zbatuar termat e kësaj konvente. Në të vërtetë, një botë që nuk ka vullnetin për të përmbushur përgjegjësinë e vet për mbrojtjen e njerëzve, siç është demonstruar më së fundmi në Siri, ka pak gjasa që të bashkohet për llogari të statujave, manuskripteve dhe pikturave.

Nuk ka asgjë më të vlefshme se sa ndalimi i atyre që duan të shkatërrojnë objekte të kulturës para se ata ta bëjnë këtë shkatërrim. Në kuadër të kërcënimeve kryesore të ditëve tona ndaj të shkuarës, kjo do të thotë se duhet që të rinjtë të diskurajohen nga zgjedhja e rrugëve radikale, për të ngadalësuar fluksin e rekrutëve dhe burimeve për grupimet ekstremiste, duke detyruar qeveritë të përcaktojnë njësi policore apo ushtarake në mbrojtje të objekteve me vlera dhe, kur është e mundur, të sulmohen terroristët para se ata të shkatërrojnë.

Nëse një qeveri është burimi i kërcënimit ndaj objekteve të kulturës, sanksionet mund të jenë më të përshtatshme si mjet. Ngritja e akuzave dhe përndjekja penale e dënimi e burgosja e atyre që kryejnë akte të tilla shkatërrimi mund të jetë një mjet parandalues për të tjerët 0 i ngjashëm me atë që kërkohet për të ndaluar dhunën kundër njerëzve.

Por deri sa të vijë kjo ditë, historicidi do të mbetet njëkohësisht një kërcënim dhe, siç e kemi parë, edhe një realitet. E shkuara do të vijojë të jetë e kërcënuar. Në këtë kuptim, ky kërcënim nuk është sot i ndryshëm nga sa do të jetë në të ardhmen.

Marrë me autorizim nga Project Syndicate, 2017. Ripublikimi mund të bëhet vetëm me lejen e Project Syndicate. The Politics of Historicide

Etiketa: ArmëDhunëgraIrakISISKontrollikrimiKulturaKultureLibiLindjaLindja e MesmeMbrojtjambrojtjeParaProject SyndicateSHShteti IslamikSiriSiriatalebanTerroristtrazira
Tjetri
Tre fytyrat e Trump

Tre fytyrat e Trump

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.