AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor Energija

Moldavia paguan çmim të lartë për lojërat me energji

Virginia NicangaVirginia Nica
9 years më parë
në Artikull kryesor Energija, Energjia, Në Fokus
Koha e leximit: 4 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Moldavia e merr shumicën e energjisë nga termocentrali Ciciurgan, i cili gjendet në rajonin rebel të Transdnjestrit. | Foto: Agora.md

Ish republika sovjetike e Moldavisë vijon të jetë e shantazhuar për shkak të mungesës së sigurisë energjetike dhe detyrohet të paguajë miliona te kompanitë kontroverse ndërmjetëse të regjistruara nëpër parajsa fiskale.

Moldavia e merr shumicën e energjisë nga termocentrali Ciciurgan, i cili gjendet në rajonin rebel të Transdnjestrit. | Foto: Agora.md
Moldavia e merr shumicën e energjisë nga termocentrali Ciciurgan, i cili gjendet në rajonin rebel të Transdnjestrit. | Foto: Agora.md

Zyrtarisht, qeveria e Kishinjevit do të fillojë muajin e ardhshëm të kërkojë për furnizues të rinj të energjisë elektrike për këtë vend të mbingarkuar me borxhe dhe me popullatë të varfër.

Problemi është se nuk ka shumë opsione në dispozicion dhe Moldavia ka gjasa do të mbetet në varësinë e një skeme që përfshin një monopol në furnizimin me gaz nga kompania Gazprom e Rusisë dhe kompani ndërmjetëse që janë nën pronësi të regjistruara nëpër parajsa fiskale.

Aktualisht, Moldavia varet në masën 80 për qind për furnizimin me energji elektrike nga një termocentral gazi që gjendet në Ciciurgan, një impjant i epokës sovjetike i vendosur në Transdnjester, një krahinë formalisht pjesë e Moldavisë por që është shkëputur faktikisht prej saj.

Rajoni i Transdnjestrit banohet më së shumti nga popullsi rusisht-folëse, e cila u nda nga Moldavia pas një konflikti të armatosur në vitin 1992. E panjohur si entitet nga pjesa tjetër e botës, kjo krahinë mbështetet nga Moska.

Analistët thonë se problemi qëndron te fakti që çmimi i energjisë elektrike nuk bazohet në një strukturë të sinqertë kostosh. Transdnjestri nuk paguan për gazin që merr nga Gazprom dhe kompania ruse ia faturon gazin e shitur Moldavisë.

Nga ana tjetër, rajoni i Transdnjestrit ia shet gazin një kompanie kontroverse ndërmjetëse të quajtur Energokapital, e cila paguan termocentralin e Ciciurgan për ta konvertuar gazin në energji elektrike para se të shesë energjinë elektrike te kompania shtetërore moldave Energocom.

Të dhëna zyrtare tregojnë se në vitin 2015, Kishinjevi pagoi Energokapital rreth 222 milionë dollarë për energji elektrike ndërsa kompania ndërmjetëse pagoi 129 milionë dollarë te kompania e gazit për krahinën e Transdnjestrit.

Ekspertët thonë se diferenca mes kostos së procesimit dhe sasisë që Moldavia paguan për elektricitetin është tepër e lartë, duke ngritur dyshimet se dikush po i përvetëson këto para.

“Në opinionin tim, skema qe krijuar nga tipa të këqij si nga Transdjestri ashtu edhe nga Moldavia me synimin e mbështetjes së regjimit në Tiraspol [kryeqendra e krahinës së Transdnjestrit] dhe, natyrisht, për të përvetësuar para,” tha për BIRN analisti i pavarur për çështjet e energjisë Sergiu Tofiliat nga Moldavia.

Sipas lajmeve të publikuara në media, Energokapital ka një seri komplekse pronësie të regjistruara nëpër parajsa fiskale, të cilat qenë të lidhura me një supermashtrim bankar në të cilin rreth 1 miliardë dollarë, një e pesta e Prodhimit të Brendshëm Bruto vjetor të Moldavisë, u zhdukën nga tri banka të vendit në vitin 2014.

Marrëveshja e Moldavisë me Energokapital përfundon më 31 mars, por ka gjasa që ajo do të rinovohet për shkak se ndërmjetësi kontrovers duket se është në gjendje të ofrojë edhe çmimin më të mirë për energjinë.

Vitin e kaluar, Energokapital uli çmimin e shitjes për Moldavinë me 27 për qind në krahasim me çmimin e vitit 2015, lëvizje që erdhi jo vetëm për të mënjanuar konkurrentët e mundshëm por, sipas raportimeve në media, edhe për të ndihmuar Kishinjevin të përballej me protestat kundër vendimit për rritjen e çmimeve të energjisë për popullatën.

Por nëse situata aktuale do të vijojë, Moldavia përballet me rreziqe të mëdha, sipas një raporti nga instituti kërkimor Expert Grup me bazë në Kishinjev.

“Para së gjithash, vendi do të mbetet i varur nga furnizimet me energji të paparashikueshme dhe të paqëndrueshme dhe, përvec kësaj, praktikat aktuale të blerjes së elektricitetit nga importi do të vijojnë, përmes kontratave jotransparente me partnerë të paracaktuar, në kurriz të konsumatorëve dhe taksapaguesve,” thuhet në raport.

Analistët thonë se kjo është arsyeja se pse për Moldavinë ka rëndësi thelbësore diversifikimi i burimeve të furnizimit, burime që aktualisht janë pothuajse tërësisht të varura nga gazi rus.

Pamje nga Tiraspol, kryeqyteti i krahinës së Transdjesterit |Foto: Sandu Tarlev / MoldNova.eu
Pamje nga Tiraspol, kryeqyteti i krahinës së Transdjesterit |Foto: Sandu Tarlev / MoldNova.eu

Por opsionet për diversifikim janë të pakta për shkak se vendi me 3.5 milionë njerëz, një nga më të varfërit në Europë, ka kufij vetëm me Ukrainën dhe Rumaninë.

Aktualisht Moldavia nuk po merr energji elektrike nga Ukraina, e cila e ndërpreu furnizimin në vitin 2014 për shkak të deficitit që iu krijua në konsumin e brendshëm nga konflikti i armatosur në rajonin e Donbasit.

Në anën tjetër, Rumania, vend anëtar i BE-së, nuk ka ende lidhje interkonjeksioni me Moldavinë.

Instituti Expert Forum në Bukuresht ka sugjeruar se ka dy mundësi për lidhje interkonjeksioni mes dy vendeve, secila me kosto të vlerësuar në 200 milionë euro.

“Duke parë pasiguritë e furnizimit nga Ukraina dhe problemet me blerjen e energjisë së prodhuar në Cuciurgan, hendeku mes konsumit dhe prodhimit vendës mund të mbushet vetëm përmes lidhjes me sistemin e Rumanisë,” tha analisti i energjisë Otilia Nutu nga Expert Forum.

“Por çdo ndërlidhje si në gaz ashtu edhe në energji elektrike, ka kupton vetëm në rast se furnizuesit nga Rumania do të kenë besim se mund të hyjnë në një treg transparent dhe konkurrues dhe që asnjë kompani të mos përfitojë trajtim preferencial,” shtoi Nutu.

Një gazsjellës që lidh Moldavinë me Rumaninë synon të reduktojë varësinë e ish vendit sovjetik nga gazi rus. Gazsjellësi filloi punë më 2015.

Gazsjellësi Jasi – Ungheni synon të krijojë një burim alternativ për Moldavinë, duke i mundësuar asaj shmangien e një krize të ngjashme si ajo e vitit 2009, kur Gazprom ndërpreu furnizimin në shumë vende të Europës pas mosmarrëveshjeve me Ukrainën.

Në fazën e parë, gazsjellësi filloi të dërgojë gaz natyror vetëm në zonat pranë kufirit. Rreth 100 kilometra gazsjellës mbeten për t’u ndërtuar nga kufiri për në Kishinjev, për të shmangur rrjetin ekzistues të gazit që është nën pronësinë e Gazprom.

Gazsjellësi Jasi – Ungheni kushtoi 30 milionë euro dhe ndërtimi mori më pak se një vit. BE-ja mbuloi një të tretën e kostove ndërsa pjesa tjetër u pagua nga Rumania.

Rumania prodhon rreth 11 miliardë metra kub gaz në vit dhe mbulon 75 për qind të nevojave të veta. Ajo importon pjesën tjetër nga Rusia.

Rusia dhe Rumania janë përplasur prej kohësh për ndikim në Moldavi, vend që fitoi pavarësinë më 1991.

Moldavia ka qenë pjesë e Rumanisë nga viti 1918 deri më 1940, kur Bashkimi Sovjetik e aneksoi. Para vitit 1918 ka qenë pjesë e Perandorisë Ruse.

Rreth 80 për qind e popullsisë së Moldavisë prej 4.1 milionë banorësh janë rumunë etnikë të cilët flasin rumanisht por edhe rusisht.

Ky artikull u realizua si pjesë e një projekti të financuar nga Trusti për Bashkëpunim Rajonal në Detin e Zi.

Etiketa: BanorëBashkimi SovjetikBEbesimBIRNBorxheenergji elektrikeEurogazGazpromkostokrizeMarrëveshjaMASMediaMoldaviMoldaviaMonopolMoskandikimParaProtestatQeveriarajoniraportRaportiRumaniaRusiaSHtermocentralTregUkrainaUkrainë
Tjetri
Refuzohet apeli i Bosnjës kundër Serbisë për gjenocidin e Srebrenicës

Refuzohet apeli i Bosnjës kundër Serbisë për gjenocidin e Srebrenicës

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.