AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor Rajoni

Zyrtarët rumunë përplasen për ligjet kundër korrupsionit

Ana Maria ToumangaAna Maria Touma
9 years më parë
në Artikull kryesor Rajoni, Rajoni
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Ish kryeministri dhe Presidenti i Senatit Calin Popescu Tariceanu. Foto: Wikimedia.

Një propozim që synon të ndalojë presidentin e Rumanisë nga emërimi i prokurorëve anti-korrupsion ka krijuar një krizë të re mes koalicionit qeverisës dhe presidencës.

Ish kryeministri dhe Presidenti i Senatit Calin Popescu Tariceanu. Foto: Wikimedia.
Ish kryeministri dhe Presidenti i Senatit Calin Popescu Tariceanu. Foto: Wikimedia.

Senatorët në Rumani po diskutojnë mbi një projektligj që synon të ndalojë presidentin nga emërimi i kryeprokurorëve në institucionet anti-korrupsion të këtij vendi – një lëvizje që ka shkaktuar tensione të reja mes koalicionit në qeveri të përbërë nga Partia SocialDemokrate dhe Aleanca e Liberalëve dhe Demokratëve nga njëra anë dhe Presidentit President Klaus Iohannis nga ana tjetër.

Projektligji i dorëzuar nga kreu i senatit dhe kryetari i Aleancës së Liberalëve dhe Demokratëve Calin Popescu Tariceanu, u miratua në heshtje më herët nga Dhoma e Ulët e Parlamentit të Rumanisë ndërsa pritej të diskutohej të martën nga Komiteti i Senatit për Drejtësinë. Por debati u shty për më vonë për shkak se Tariceanu nuk mori pjesë në takim.

Ai gjendej në Gjykatën Supreme të vendit në një proces penal në të cilin po gjykohet për dëshmi të rreme dhe për ndihmë të dhënë për një rast korrupsioni që përfshinte kthim të paligjshëm të pronave për Princin Paul të Rumanisë.

Tariceanu e propozoi ligjin pasi u vu nën akuzë dhe i tha BBC në shkurt se ai besonte se drejtësia nuk është e pavarur në Rumani dhe se prokurorët anti-korrupsion në Drejtorinë Kombëtare Antikorrupsion kanë abuzuar me detyrën.

“Drejtoria dhe shërbimet sekrete tashmë perceptohen si institucione që nuk po respektojnë kuadrin ligjor dhe janë vetë të korruptuar dhe se po përdoren si levë në luftën politike në Rumani,” tha ai.

Ky është një nga shumë përplasjet mes koalicionit qeveritar dhe presidentit, i cili i përket qendrës së djathtë dhe që pati kundërshtuar propozimin ligjor të mëparshëm që synonte të kufizonte luftën kundër korrupsionit.

Projektligji i Traicenau synon të kufizojë fuqitë e presidentit.

Ai këkron që prokurorët e përgjithshëm në drejtorinë antikorrupsion si dhe në njësinë për luftën kundër krimit të organizuar duhet të emërohen nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë dhe jo nga presidenti dhe ministri i drejtësisë.

Tensioni mes presidencës dhe krerëve të qeverisë u rrit në shkurt pas protestave masive kundër një dekreti qeveritar që synonte të dekriminalizonte abuzimin e zyrtarëve me detyrën.

Tensioni u shfaq para zgjedhjeve të dhjetorit 2016 kur PSD emëroi Liviu Dragnea si kandidat për kryeministër, por Iohannis tha se ai nuk mund të pranonte një kandidat që qe dënuar për një krim.

Dragnea qe dënuar dy vjet me kusht për shkak se qe përpjekur të manipulonte një referendum në vitin 2012.

Kur partia SocialDemokrate propozoi Sevil Shhaideh, ndihmëse të vjetër të Dragneas, për kryeministre, Iogannis refuzoi kandidaturën pa dhënë ndonjë shpjegim ndërsa pranoi kandidaturën tjetër, Sorin Grindeanu.

Iohannis më pas u shfaq gjatë proteste kundër dekretit të qeverisë për dekriminalizimin e abuzimit me detyrën nga ana e zyrtarëve dhe madje bëri thirrje që vendi të votonte në referendum për këtë ligj.

Qeveria në fund e tërhoqi dekretin dhe njoftoi se do ta kthejë atë në formën e projektligjit që duhet t’i nënshtrohet procedurave normale parlamentare.

Tensioni shënoi kulmin të mëkurën kur parlamenti, i cili kontrollohet nga koalicioni qeveritar, miratoi një deklaratë që dënon qëndrimet publike të Iohannis si dhe veprimet e tij gjatë protestës së shkaktuar nga dekretligji. Presidenti tha se deklarata qe shqetësuese dhe e konsideroi atë një formë presioni nga koalicioni qeverisës.

“Presidenti i Rumanisë ka nevojë të ketë një rol aktiv,” tha Iohannis.

Dragnea të enjten e kaluar tha se është i gatshëm të bëjë paqe me presidentin dhe se partia e tij nuk ka në plan të pezullojë Iohannis për shkak se kjo mund të shkaktojë destabilitet politik.

“Këto ditë, kur e ardhmja e BE-së po zbatohet, nëse ne e mbajmë veten të zënë me luftëra të brendshme nuk do të kemi më rëndësi,” shpjegoi Dragnea.

Gjithsesi, kryetari i senatit Tariceanu u tregua më pak i prirur nga paqja.

“Ne nuk kemi një plan për të pezulluar presidentin, por kjo gjë nuk është pa kushte. Nëse ai dhunon kushtetutën, ai do të duhet të vuajë pasojat,” tha ai.

Etiketa: BEDekretiDrejtësiaGjykatëKorrupsionKorrupsioniKrimLigjpaqeParaPartiaPartia SocialdemokratepresidentProjektligjProjektligjiprokurorprotestePSDQeveriaReferendumRumaniSHtensione
Tjetri
Zjarri në Bibliotekën Kombëtare, Asllani: U dëmtuan botime të pas viteve ‘90

Zjarri në Bibliotekën Kombëtare, Asllani: U dëmtuan botime të pas viteve ‘90

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.