AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Project Syndicate

Stanjacioni joliberal

Joseph E. StiglitzngaJoseph E. Stiglitz
9 years më parë
në Project Syndicate
Koha e leximit: 5 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Presidenti i Rusisë Vladimir Putin më 2 dhjetor 2016. (Mikhail Klimentyev/Sputnik, Kremlin Pool Photo via AP)

Vladimir Putini dhe autokratë të tjerë të post-komunizmit reklamojnë sistemet e tyre të “demokracisë joliberale” mbi bazën e pragmatizmit, jo mbi ndonjë teori universale të historisë. Por ndërsa ata dukshëm kanë qenë efikasë në nxitjen e ndjenjave nacionaliste dhe në shtypjen e disidentëve, ata kanë qenë më pak të suksesshëm në ushqimin e rritjes ekonomike afatgjatë.

Presidenti i Rusisë Vladimir Putin më 2 dhjetor 2016. (Mikhail Klimentyev/Sputnik, Kremlin Pool Photo via AP)
Presidenti i Rusisë Vladimir Putin më 2 dhjetor 2016. (Mikhail Klimentyev/Sputnik, Kremlin Pool Photo via AP)

Sot, një çerek shekulli pas fundit të Luftës së Ftohtë, Perëndimi dhe Rusia janë ende në armiqësi. Këtë herë, gjithsesi, së paku në një drejtim, mosmarrëveshja është në mënyrë më transparente e lidhur me pushtetin gjeopolitik dhe jo mbi ideologjinë. PErëndimi ka mbështetur në shumë mënyra lëvizjet demokratike në rajonin post-Sovjetik, pa u përpjekur të fshehë entuziazmin për revolucionet “me ngjyra” që kanë zëvendësuar diktatura të vjetra me udhëheqës më llogaridhënës – megjithëse jo të gjithë rezultuan demokratë të angazhuar siç pretendonin se ishin.

Shumë tepër vende në ish bllokun Sovjetik mbeten nën kontrollin e udhëheqësve autoritarë, përfshirë disa, si Vladimir Putini i Rusisë, të cilët kanë mësuar si të mbajnë një fasadë më bindëse zgjedhjesh në krahasim me paraardhësit e tyre komunistë. Ata reklamojnë sistemin e tyre të “demokracisë iliberale” mbi bazën e pragmatizmit, jo mbi bazën e ndonjë teorie universale të historisë. Këto udhëheqës pretendojnë se ata thjeshtë se janë më efikasë në bërjen e punëve.

Kjo është dukshëm e vërtetë kur vjen puna te nxitja e ndjenjave nacionaliste dhe shtypjen e disidencës. Por ata gjithsesi kanë qen më pak efikasë në ushqimin e rritjes ekonomike afatgjatë. Ajo që dikur ka qenë një nga dy superfuqitë e vetme të botës, Rusia, ka aktualisht PBB sa 40 për qind e Gjermanisë dhe sa 50 për qind e Francës. Në treguesin e jetëgjatësisë së pritshme në lindje renditet në vend të 153 në botë, pas Hondurasit dhe Kazakistanit.

Në treguesit e të ardhurave për frymë, Rusia tashmë renditet në vend të 73 (me kriteret e barazisë së fuqisë blerëse) – shumë më poshtë se sa ish shtetet satelite të Bashkimit Sovjektik në Europën Qendrore e Lindore. Vendi është deindustrializuar: shumica dërrmuese e eksporteve tashmë vijnë nga burimet natyrore. Rusia nuk ka evoluar në një ekonomi tregu “normale”, por në një formë të çuditshme të shtetit kapitalist klientelist.

Po, Rusia ende godet mbi peshën e saj në disa fusha, siç janë armët bërthamore. Dhe ajo ruan fuqinë e vetor në Kombet e Bashkuara. Siç demonstron edhe hakerimi i Partisë Demokratike në Shtetet e Bashkuara, ajo ka kapacitete kibernetike që i mundësojnë asaj të jetë jashtëzakonisht ndërhyrëse në zgjedhjet në Perëndim.

Ekzistojnë të gjitha arsyet për të besuar se ndërhyrje të tilla do të vijojnë. Duke marrë parasysh lidhjet e thella të presidentit të SHBA-së Donald Trump me personazhe të neveritshëm rusë (të cilët nga ana e tyre janë të lidhur me Putinin), amerikanët janë thellësisht të shqetësuar mbi ndikimin potencial të Rusisë në SHBA – gjëra që tashmë do të duhet të sqarohen nga hetimet që kanë nisur.

Shumë patën shpresa shumë më të larta për Rusinë dhe ish-Bashkimin Sovjetik më gjerësisht, kur Perdja e Hekurt ra. Pas shtatë dekadash komunizmi, tranzicioni te ekonomika e tregut dhe demokracia nuk pritej të ishte e lehtë. Por, duke marrë parasysh avantazhet e dukshme të kapitalizmit të tregut demokratik ndaj sistemit që sapo qe rrëzuar, supozohej se ekonomia do të lulëzonte dhe qytetarët do të kërkonin të kishin më shumë zë.

Çfarë shkoi kesh? Kush, nëse ekziston, e ka fajin? A mundej që tranzicioni post-komunist i Rusisë të qe menaxhuar më mirë?

Ne nuk mund t’i japim kurrë një përgjigje përfundimtare pyetjeve të tilla: historia nuk mund të përjetohet për herë të dytë. Por unë besoj se ajo me të cilën ne po përballemi sot është pjesërisht trashëgimi e defekteve të Konsensusit të Uashingtonit, i cili farkëtoi tranzicionin e Rusisë. Ky kuadër bazë ndikimesh u reflektua në theksimin dramatik që reformuesit i bënë privatizimit, pa marrë parasysh se si po kryhej ai, ku shpejtësia mori precedencë mbi çdo gjë tjetër, përfshirë mbi nevojën për krijimin e infrastrukturës financiare që duhej ta bënte ekonominë e tregut funksionale.

Pesëmbëdhjetë vjet më parë, kur unë shkrova Globalizimi dhe të Pakënaqurit e tij, unë argumentova se përqasja e “terapisë së shokut” ndaj reformave ekonomike qe thjeshtë një dështim zhgënjyes. Por mbrojtësit e asaj doktrine kërkonin që të bënim durim: një gjykim i tillë mund të bëhet vetëm pasi të kemi parë ecurinë afatgjatë.

Sot, më shumë se një çerek shekulli që nga fillimi i tranzicionit, ato konkluzione të hershme janë konfirmuar dhe ata që argumentuan se të drejtat e pronësisë private, sapo të krijoheshin, do t’i hapnin rrugë rritjes së kërkesave më të gjera për sundim ligji, kanë rezultuar të gabuar. Rusia dhe shumë vende të tjera me ekonomi në tranzicion kanë mbetur edhe më prapa ekonomive të avancuara nga sa qenë më parë. PBB në disa vende në tranzicion është më i ulët nga sa qe në fillim të këtij tranzicioni.

Shumë në Rusi besojnë se Thesari i Shteteve të Bashkuara cyti për politika të Konsensusit Uashingtonit për të dobësuar vendin e tyre. Korrupsioni i thellë në skuadrën e Universitetit të Harvardit që u zgjodh për të “ndihmuar” Rusinë në tranzicionin e saj, përshkruar në një raport të hollësishëm të publikuar në vitin 2016 nga Institutional Investor, i përforcoi këto besime.

Unë besoj se shpjegimi qe shumë më pak dashakeq: ide të gabuara, pavarësisht nëse kishte qëllimet më të mira, mund të japin pasoja të rënda. Dhe mundësitë për babëzi dhe vetëinteres të ofruara nga Rusia thjeshtë qenë tepër të mëdha dhe disa njerëz nuk rezistuan. Qartazi, demokratizimi në Rusi kërkonte përpjekje për të siguruar mirëqenie për të gjithë, jo politika që sjellin krijimin e një oligarkie.

Dështimet e Perëndimit për rrjedhojë nuk duhet të minojnë vendosmërinë e saj për të punuar tani për të krijuar shtete demokratike që respektojnë të drejtat e njeriut dhe ligjin ndërkombëtar. SHBA po vuan për të parandaluar normalizimin e ekstremizmit të administratës Trump – qoftë ky ekstremizëm një ndalim për udhëtimet e myslimanëve, qoftë mohimi i shkencës mbi politikat mjedisore apo kërcënimet për të injoruar detyrimet e tregtisë ndërkombëtare. Por as dhunimet e ligjit ndërkombëtar nga vende të tjera, të tilla si veprimet e Rusisë në Ukrahinë, nuk duhet të “normalizohen”.

Marrë me autorizim nga Project Syndicate, 2017. Ripublikimi mund të bëhet vetëm me lejen e Project Syndicate. Illiberal Stagnation

Etiketa: ArmëdemokraciaDonald TrumpekonomiEkonomiaFushagjykimglobalizimiHetimetKESHKibernetikeKombet e BashkuarakomunizmiKorrupsioniKremlinndalimPartisë DemokratikepasojaPBBProject SyndicatePunaPunëPutinraportRusiRusiaSHBAShtetet e BashkuaraSputniksundim ligjiTreguTrumpVladimir PutinZgjedhjet
Tjetri
Vala e lajmit të rremë “po nxit përçarje” në Rumani

Vala e lajmit të rremë “po nxit përçarje” në Rumani

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.