AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Rajoni

Vala e lajmit të rremë “po nxit përçarje” në Rumani

Ana Maria ToumangaAna Maria Touma
9 years më parë
në Rajoni
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Protestat anti-qeveritare në Rumani. Foto: Albert Dobring/Flickr.

Protestat e shkurtit treguan se lajmi i rremë po përdoret si një mjet për të dezinformuar publikun, ndërsa programuesit dhe aktivistët në Rumani po përpiqen të krijojnë paralajmërime për portalet.

Protestat anti-qeveritare në Rumani. Foto: Albert Dobring/Flickr.
Protestat anti-qeveritare në Rumani. Foto: Albert Dobring/Flickr.

Një artikull i publikuar të dielën nga Agence France-Presse, AFP, i cili pretendonte se lajmi i rremë po lulëzon në Rumani dhe duke nxitur euro-skepticizmin, ka vënë sërish në qendër të vëmendjes këtë fenomen.

Lajmi nga AFP thoshte se tentativa e qeverisë së social demokratëve në janar për të dobësuar legjislacionin anti-korrupsion shkaktoi një valë protestash që detyruan kryeministrin Sorin Grindeanu të ndryshonte drejtim – por kjo shkaktoi dhe një valë lajmesh që shformonin të vërtetën nga mediat pro- qeveritare.

Ekspertët rumunë të medias thonë se faqet e lajmeve dhe madje edhe disa stacione televizive kombëtare në mënyrë rutinë shpikën lajme, pjesërisht për shkak se Facebook sjell në trafik të lehtë në faqe, ndërsa Google i jep atyre reklama.

Gazetarët dhe aktivistët thonë se politikanët rumunë nxitën bumin e historive të rreme përmes të ashtuquajturave “fakte alternative”.

Ndërsa autoriteti audiovizual i Rumanisë, CNA, ka filluar gjobitjen e stacioneve televizive që shfaqin lajme të rreme dhe të paverifikuara, aktivistë të shoqërisë civile dhe programues po përpiqen të krijojnë mjete online për të nxjerr në pah burime të rreme lajmesh.

CNA mori mbi 2.000 ankesa në janar dhe shkurt, gati 10 herë më shumë se numri në të njëjtën periudhë në vitin 2016.

Autoriteti ka gjobitur edhe disa stacione televizive për transmetimin e lajmeve të rreme ose për lejimin e shfaqjes së informacionit të rremë pa llogaritur burimin.

Kanali Rumania TV u gjobit me më shumë se 6000 euro për transmetimin e një video të rreme gjatë fushatës zgjedhore në vitin 2016, ku pretendonte se protestuesit që rrëzuan qeverinë e qendrës së majtë të Viktor Pontës në vitin 2016 ishin paguar nga filantropi George Soros.

Romania TV, si dhe kanali televiziv, Antena 3, humbi përkohësisht 70-80 reklamues në shkurt, prej mbulimit njëanshëm të protestave anti-qeveritare dhe për lejimin e politikanëve që të përhpanin informacion të rremë pa pyetur për ndonjë provë.

Gjatë vitit të shkuar, artikujt të tjerë të rremë u bënë hit në median sociale, duke shkaktuar shumë shaka, por edhe duke ngritur shqetësime.

Disa thoshin se ish-kryeministri Dacian Ciolos dhe bashkëshortja e tij ishin të dy anëtarë të një kulti seksual.

Kur vjen fjala për uebsitet, Rumania nuk ka trup rregullator për të parë cilësinë e informacionit.

Për këtë arsye, një grup programuesish të rinj vendosën në shkurt të krijojnë paralajmërime për lexuesit rreth uebsiteve që përhapin lajm të rremë.

Ata krijuan një listë prej 70 faqesh dhe e publikuan atë përmes një aplikacioni që shkarkohet në Google Chrome të quajtur “Për të mos u besuar”, që paralajmëron paralajmëron lexuesit duke shfaqur një mesazh: “Bëj disa kërkime para se ta besosh! Verifikoje informacionin nga burime të tjera!”

“Ne përpiqemi të jemi sa më objektivë në punën tonë. Nuk mbajmë krah politik dhe nuk kemi asnjë axhendë të fshehtë. Mbështesim faqet objektive të lajmeve,” tha grupi, duke shpjeguar arsyen.

Lajmet e rreme mund të nxisin ndjenjat anti të huaj dhe të përkeqësojë përçarjet politike, tha Cristian Pantazi, kryeredaktor i portalit Hotneës, duke shpjeguar se protestat e shkurtit në Rumani treguan se si lajmet e rreme mund të ndikojnë shumë në diskursin politik.

Gjatë protestave, Social Demokratët në pushtet dhe aleatët e tyre përdorën histori të ndryshme kundër protestuesve, përfshirë pretendimin se kompani shumëkombëshe fshiheshin pas protestave apo se Rumania ishte gati të shkatërrohej si Ukraina.

“Ideja e parë, ajo e përfshirjes së kompanive shumëkombëshe, është lëshuar nga kryesia [prej shefit të Social Demokratëve] Liviu Dragnea, si dhe nga kreu i Komisionit të Inteligjencës [Adrian Tutuianu],” shkroi Pantazi, duke shtuar se pretendimet ishin qartazi të rreme.

Etiketa: aktivistAktivistëEuroFacebookFrancegazetarGoogleKorrupsionlajmeParaPortaletProtestatPunëreklamaRumaniRumaniaSorosTrafikUkrainavideo
Tjetri
Mashtrimi i heqjes së vizave me SHBA-në ngatërron maqedonasit

Mashtrimi i heqjes së vizave me SHBA-në ngatërron maqedonasit

protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
rama 2 ps

“Nga lajmi te lajmësi”: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

08:46 | 23/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.