AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor Blog

Është koha për lajme të konfirmuara

Gjergj ErebarangaGjergj Erebara
9 years më parë
në Artikull kryesor Blog, Blog, Nyje Debati
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Kameramanet, gjate mbledhjes se Keshillit per Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin ne Kuvend, e cila eshte shtyre per te diskutuar rreth kerkeses se Prokurorise se Pergjithshme per ti dhene autorizim per ndjekje penale ndaj dy deputeteve, Tom Doshi dhe Mark Frroku.
Foto nga: LSA / GENT SHKULLAKU

Leximi i politikës shqiptare është bërë i vështirë, e pothuajse i pamundur që nga marrëveshja Berisha – Rama e vitit 2008, marrëveshje që e vuri politikën shqiptare efektivisht nën kontrollin e plotë të kryetarëve të partive. “Lajmet” e ditëve të fundit mbi të ardhmen e koalicionit PS-LSI na demonstruan edhe një herë nevojën për transmetimin e lajmeve vetëm pas konfirmimit.

Kameramanet, gjate mbledhjes se Keshillit per Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin ne Kuvend, e cila eshte shtyre per te diskutuar rreth kerkeses se Prokurorise se Pergjithshme per ti dhene autorizim per ndjekje penale ndaj dy deputeteve, Tom Doshi dhe Mark Frroku. Foto nga: LSA / GENT SHKULLAKU
Foto nga: LSA / GENT SHKULLAKU

Opinionistët janë të çoroditur. Gazetarët nuk janë në gjendje të raportojnë diçka që është e sigurt që ka ndodhur. Politikanët janë në gjendje të tallen me median duke ngulitur “lajme” që rezultojnë të pavërteta ose gjysmë të pavërteta, ose keqinterpretim i fakteve. Ka një përpjekje të ngathët nga një pjesë e opinionistëve dhe të gazetarëve për t’u përballur me këtë realitet që po zgërlaq edhe më tej besueshmërinë e medias shqiptare për të raportuar diçka që bën sens. Dhe kjo mungesë përballjeje me realitetin është akoma më e keqe se sa vetë pamundësia për të raportuar atë që ka ndodhur.

Tre ditë më parë, katër njerëz hëngrën një darkë. Këta njerëz ishin Kryeministri Edi Rama dhe kryetari i Bashkisë së Tiranës Erjon Veliaj nga njëra anë dhe kryetari i parlamentit e njëkohësisht kryetar i LSI Ilir Meta, i shoqëruar nga Petrit Vasili, ministër i Drejtësisë. Është afër mendësh të supozohet që të katërt kanë diskutuar për zgjedhjet e 18 qershorit. Problemi është që hamendësimi nuk përbën lajm. Por media nuk u mjaftua me kaq. Një pjesë e madhe e medias shkoi më tutje duke raportuar se “burimet” e saj i thoshin se të katërt kanë diskutuar dhe kanë rënë dakord për rikonfirmimin e koalicionit. Ky “lajm” me burime u përgënjeshtrua nga e njëjta media rreth 24 orë më vonë. Nuk është se tamam u përgënjeshtrua. Por ajo që u mor vesh është që një nga të katërt që hëngri darkë, Ilir Meta, deklaroi në konferencë për shtyp disa gjëra që sugjeronin se marrëveshja nuk qe realizuar. Opinionistët në shumë emisione debati e kishin të vështirë të kuptonin, e aq më pak, të komentonin se çfarë po ndodhte.

Në pamundësi për të mësuar diçka të vlefshme për t’u raportuar, media me apo pa dëshirë e bëri veten qesharake duke raportuar me seriozitetin më të lartë detaje të parëndësishme të llojit: dy shishe verë u panë të dalin nga restoranti dukshëm me tapën në vend.

Pamundësia për të lexuar politikën shqiptare u krijua brenda natës në vitin 2008, kur kryetari i PD Sali Berisha dhe kryetari i PS Edi Rama ranë dakord me njëri-tjetrin për të ndryshuar sistemin elektoral të vendit duke instaluar sistemin që kemi sot. Përpara kësaj date, së paku nga Partia Socialiste, media shpesh kishte mundësi të informohej për gjëra të ndryshme, të rëndësishme apo të parëndësishme, por gjithsesi me një shkallë jo të vogël besueshmërie.

Ndryshe nga sistemi i mëparshëm, ku shqiptarët votonin veçmas për një kandidat për deputet dhe për një parti politike, sistemi aktual i kërkon shqiptarëve të votojnë vetëm një parti politike. Partitë politike nga ana e tyre caktojnë lista me kandidatë për deputetë. Kjo e fundit është teorikisht. Praktikisht kryetarët e partive përcaktojnë se kush do të jetë në parlament e kush nuk do të jetë. Kjo e bën që deputetët të mos ekzistojnë si subjekte më vete por thjeshtë si gurë shahu të kryetarit.

Zyrtarisht sistemi politik aktual e ka emrin “proporcional rajonal me lista të mbyllura”. Praktikisht sistemi politik aktual është që udhëheqësit e partive vendosin çdo gjë. Teorikisht jemi republikë parlamentare. Praktikisht jemi republikë kryeministrore. Për rrjedhojë, askush nuk e di se çfarë po ndodh në politikën e vendit përveç krerëve të partive përkatëse. Rrjedhimisht, çdo informacion tjetër informal i llojit: u arrit marrëveshja apo nuk u arrit marrëveshja, është teknikisht i pamundur që të verifikohet. Por duke pranuar informacione informale, qoftë edhe nga ata që i njohim si figura të larta politike, media nuk bën asgjë tjetër veçse përqesh vetveten dhe humbet atë pak reputacion që i ka mbetur.

E vetmja mënyrë që shqiptarët të marrin vesh nëse është arritur apo jo marrëveshja për koalicionin qeverisës është që kryetarët e partive përkatëse ta deklarojnë një gjë të tillë. Për sa kohë kryetarët nuk thonë as po e as jo, çdo spekulim, qoftë ky edhe nga “burime të mirëbesuara nga lartë” është mirë të mbetet jashtë medias. Nuk besoj se ndonjë nga drejtuesit e medias aktuale dëshiron të bëhet aq qesharak sa brenda dy orësh të raportojë një herë që u arrit marrëveshja dhe një herë tjetër që marrëveshja nuk u arrit.

Etiketa: deputetEdi RamaErjon VeliajgazetarIlir MetaKryeministri Edi RamakryetarlajmeLSIMarrëveshjamarrëveshjeMASMediaMetaparlamentPartiaPartia SocialistePDPetrit VasiliPSRamaSali BerishaSHshqiptareTiranëZgjedhjet
Tjetri
Fantazitë klimatike të Donald Trump

Fantazitë klimatike të Donald Trump

media

Si u përdorën fotot me IA dhe kamerat e policisë kundër protestës për Zvërnecin

06:42 | 04/06/2026
Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.