Reporter.al
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
  • Reportazhe
  • Opinion
  • Intervista
  • Rajoni
  • Blog
Ska rezultat
Shiko të gjitha
  • Tema kryesore
  • Zgjedhje 2023
  • Veting
  • Mjedisi
  • Kosovë
  • SPAK
  • BE
  • Vladimir Putin
  • Olta Xhaçka
  • KLP
Reporter.al
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
  • Reportazhe
  • Opinion
  • Intervista
  • Rajoni
  • Blog
Ska rezultat
Shiko të gjitha
Reporter.al
Fillimi Page Positions Artikull kryesor Lajme

Banorët e luginës së Vjosës dhe aktivistët triumfojnë mbi qeverinë në gjykatë

Gjergj ErebaraNgaGjergj Erebara
17:24 | 02/05/2017
Në Artikull kryesor Lajme, Energjia, Lajme, Mjedisi, Në Fokus
Kohe leximi: 4 minuta
A A
0
Kajakë dhe polifoni: Miqtë e Vjosës i thonë JO digës

Protesta kundër ndërtimit të hidrocentraleve në Vjosë. 18 maj 2016. Foto: Ivana Dervishi/BIRN

Share on FacebookShare on Twitter

Me një vendim të paprecedent, Gjykata Administrative pranoi argumentet e 38 banorëve të fshatit Kutë, Mallakastër dhe të tre organizatave mjedisore shqiptare dhe ndërkombëtare kundër ndërtimit të hidrocentralit të Poçemit, duke shpallur të pavlefshme kontratën e koncesionit dhe dokumentet shoqëruese të tij.

Protesta kundër ndërtimit të hidrocentraleve në Vjosë. 18 maj 2016. Foto: Ivana Dervishi/BIRN

Gjykata Administrative e Tiranës rrëzoi të martën (2 maj) dy ministri dhe Agjencinë Kombëtare të Mjedisit duke nxjerrë të pavlefshme aktet administrative si dhe kontratën koncesionare të lidhur mes qeverisë shqiptare dhe kompanisë KOVLU ENERGJI për ndërtimin e hidrocentralit të Poçemit mbi lumin Vjosë, bënë të ditur aktivistët e shoqatës EcoAlbania.

EcoAlbania, në bashkëpunim me organizatën EuroNatur e regjistruar në Gjermani dhe Riverëatch, e regjistruar në Austri, mbështetën ankesat e 38 banorëve të fshatit Kutë të Mallakastrës, fshat që planifikohej të përmbytej nga ndërtimi i këtij hidrocentrali, të cilët pretenduan se procedurat e ndjekura në dhënien e kontratës koncesionare, përfshirë procesin e konsultimit publik qenë bërë në shkelje të ligjeve shqiptare si dhe legjislacionin e Bashkimit Europian për mbrojtjen e mjedisit.

Ministria e Energjisë dhe Industrisë, e cila dha koncesionin përmes procedurave shumë të debatueshme, si dhe Ministria e Mjedisit, e cila mbikëqyr kuadrin mjedisor, nuk arritën të bindnin gjykatën, e cila vlerësoi se pretendimet e banorëve dhe të shoqatave për shkelje të shumta ligjore gjatë procesit qenë të drejta.

Për rrjedhojë, Gjykata Administrative e Tiranës pranoi aktpadinë, duke nxjerrë të pavlefshme Deklaratën Mjedisore të lëshuar nga Ministri Lefter Koka për projektin, urdhërat e Ministrit Damian Gjiknuri për dhënien e koncesionit si dhe vetë kontratën e koncesionit.

“Ky është një lajm shumë i gëzuar sepse është hera e parë që qytetarët fitojnë kundër një veprimi arbitrar të shtetit”, tha për BIRN Vladimir Meçe, avokati që përfaqësoi 38 banorët e fshatit Kutë të Mallakastrës.

Një mal me shkelje

Qeveria shqiptare njoftoi se ka dhënë bonus për një ofertë të pakërkuar koncesioni për ndërtimin e hidrocentralit të Poçemit në ditët e vapës më 29 korrik 2015. Dhënia e bonusit dhe forma e dhënies së koncesionit ngriti shumë pikëpyetje për ligjshmërinë e aktit, pasi “oferta e pakërkuar” është një formë e partneritetit publik-privat e cila teorikisht zbatohet për koncesione për objekte të panjohura, ndërsa hidrocentrali i Poçemit është një objekt i njohur dhe projekt i hartuar që në kohën e komunizmit. Si i tillë, dhënia e bonusit konsiderohet si shkelje e ligjit, pasi për projekte apo ide të njohura, qeveria mundet fare lehtë të hapë një tender pa dhënë bonus me synimin për të marrë ofertën më të mirë. Dhënia e bonusit i jep mundësi kompanisë përfituese që të ketë një avantazh në tenderin pasardhës ndaj konkurrentëve të mundshëm, duke e bërë tenderin thjeshtë një procedurë rutinë. Që nga viti 2006, kur kjo formë koncesioni është përdorur në Shqipëri, në asnjë rast tenderi nuk është fituar nga një kompani që nuk ka pasur bonusin, duke e kthyer procedurën e “ofertës së pakërkuar” efektivisht në një prokurim të drejtpërdrejtë të pronës publike nga ana e kryeministrit. Dhënia e bonusit ngriti pikëpyetje gjithashtu për shkak se kryeministri Edi Rama, vetëm pak muaj më herët, gjatë fushatës elektorale të zgjedhjeve për pushtetin vendor, pati premtuar shpalljen e luginës së Vjosës Park Kombëtar, premtim që nuk e ka mbajtur ende.

Ashtu siç qe parashikuar nga të gjithë, në prill 2016, “tenderi” për dhënien me koncesion të Poçemit përfundoi me vetëm një pjesëmarrës, pra kompaninë që kishte fituar bonusin me vendim qeverie. Pa asnjë konkurrent, kompania turke u shpall fituese.

Një grup aktivistësh mjedisorë shqiptarë filluan të monitorojnë procesin ligjor të realizimit të koncesionit ndërsa aktivistët angazhuan organizata të shumta Europiane dhe ndërkombëtare si dhe një rrjet shkencëtarësh në mbrojtje të Vjosës.

Paralelisht me shqetësimet e aktivistëve, banorët e Luginës së Vjosës, të cilët pritet të humbasin tokat dhe të kompensohen me çmime qesharake nga qeveria për tokat e tyre, filluan të ngrenë shqetësimet. Aktivistët zbuluan shkelje të shumta, përfshirë faktin se i ashtuquajturi Studim Mjedisor shoqërues i projektit përmbante paragrafë të plagjarizuar nga studime të mëparshme, ndërsa kompania nuk e kishte zbatuar siç duhet ligjin e konsultimit publik, i cili është parakusht për miratimin e kontratës koncesionare.

Disa eurodeputetë, përfshirë zv/ presidentjen e Parlamentit Europian, Ulrike Lunacek, u angazhuan në një fushatë ndërkombëtare ndërgjegjësimi për mbrojtjen e Vjosës nga digat, një lum që konsiderohet si i fundit lumë i egër në Europë me potencial të lartë për zhvillimin e turizmit.

Por ishte Gjykata Administrative e Tiranës e cila shqyrtoi dokumentet dhe pranoi në tërësi kërkesën banorëve dhe aktivistëve duke rrëzuar qeverinë, në të parin vendim të këtij lloji në historinë e Shqipërisë.

Tjetri
Një rrëfenjë greke për moralin

Mësime nga anti-globalistët

Më të lexuarat

Kajakë dhe polifoni: Miqtë e Vjosës i thonë JO digës

Banorët e luginës së Vjosës dhe aktivistët triumfojnë mbi qeverinë në gjykatë

17:24 | 02/05/2017
‘Investitori strategjik’: Si e fali qeveria ‘Rama’ portin e Vlorës për 1 euro

‘Investitori strategjik’: Si e fali qeveria ‘Rama’ portin e Vlorës për 1 euro

13:16 | 23/11/2023

Qeveria vendos ‘të zgjidhë qesen’ për pagat e shtuara të gjyqtarëve dhe prokurorëve

15:16 | 30/11/2023
Gjyqtari Markelian Koça përballet me vetingun

KLGJ rihap pas 10 vjetësh procedimin disiplinor ndaj gjyqtarit Markelian Koça

14:49 | 30/11/2023
Gjyqtari Arben Mickaj u dorëhoq tre vjet pasi filloi vetingu ndaj tij

Gjyqtarja Afërdita Maho u dorëhoq nga detyra pasi u njoh me rezultatet e vetingut

14:05 | 27/11/2023
KPA njihet me pretendimet në çështjen e prokurorit Naim Tota

KPA njihet me pretendimet në çështjen e prokurorit Naim Tota

17:21 | 30/11/2023
  • Analiza
  • Blog
  • Intervista
  • Investigime
  • Lajme
  • Opinion
  • Rajoni
  • Reportazhe
  • Vendi
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Pyetje të shpeshta
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2021 Reporter.al - BIRN
Dev by Aplikacione.com

Ska rezultat
Shiko të gjitha
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
  • Reportazhe
  • Opinion
  • Intervista
  • Rajoni
  • Blog

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.