AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Rajoni

Ligji boshnjak që ndëshkon mohimin e gjenocidit zemëron serbët

Danijel KovacevicngaDanijel Kovacevic
9 years më parë
në Rajoni
Koha e leximit: 4 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Varret e masakarës së Srebrenicës. Foto: Wikimedia/Michael Büker

Ndryshimet e propozuara në kodin penal të Bosnjës dhe Hercegovinës për ta bërë mohimin e gjenocidit dhe të krimeve kundër njerëzimit të dënueshëm me dënim me burg kanë shkaktuar reagime të zemëruara nga serbët e Bosnjës.

Varret e masakarës së Srebrenicës. Foto: Wikimedia/Michael Büker

Të mërkurën pati reagime të zemëruara nga serbët e Bosnjës – të cilët nuk besojnë se masakrat e Srebrenicës ishin gjenocid – pasi Këshilli i Ministrave i shtetit ra dakord mbi amendamentet e propozuara të ligjit që do të penalizojë mohimin e gjenocidit.

Ministri boshnjak i drejtësisë Josip Grubesa, tha se projektligji parashikon “pesë deri në dhjetë vjet burg për miratim publik, mohim apo minimizim të krimeve të gjenocidit, krimeve kundër njerëzimit apo krimeve të luftës, siç është vendosur nga një vendim përfundimtar i një gjykate ndërkombëtare apo vendase”.

Edhe pse ministrat nga Republikës Srpska në Këshillin e Ministrave të shtetit votuan për ndryshimet, autoritetet dhe të tjerë në entitet thanë se kjo ishte një përpjekje për të stigmatizuar serbët.

“Kjo është një tjetër përpjekje për të rishkruar historinë, për të rrëzuar Republikën Srpska dhe për ta portretizuar atë si një krijim gjenocidi,” tha për BIRN Milorad Kojiç, kreu i Qendrës për Hulumtim të Luftës dhe Krimeve të Luftës dhe Gjurmimin e Personave të Zhdukur të Republikës Srpska.

Ai tha se kjo ishte gjithashtu një përpjekje për “t’i mbyllur gojën kujtdo që përpiqet të vërtetojë atë që ndodhi në luftën e kaluar, duke përdorur fakte dhe argumente ligjore”.

“Qëllimi është të verifikojë gjykimet dhe gjyqet e manipuluara nga Gjykata e Hagës dhe institucionet gjyqësore të Bosnje dhe Hercegovinë,” shtoi Kojiç.

Në vitin 2004, në rastin kundër ish-gjeneralit të Ushtrisë Serbe të Bosnjës Radislav Krstiç, Gjykata Penale Ndërkombëtare për ish-Jugosllavinë në Hagë vendosi se vrasjet masive të boshnjakëve në vitin 1995 në Srebrenicë nga forcat serbe përbënin gjenocid.

Ky vendim u vërtetua nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë në vitin 2007 në rastin e Bosnjës dhe Hercegovinës kundër Serbisë dhe Malit të Zi.

Ministri i Drejtësisë i Republikës Srpska, Anton Kasipoviç, u ankua se Këshilli i Ministrave i shpërfilli sugjerimet e ministrisë së tij kur ajo përcaktoi ndryshimet në kodin penal.

“Për mendimin tim, jo mjaftueshëm vëmendje i është kushtuar asaj që kemi kundërshtuar ne nga Republika Srpska,” tha Kasipoviç për mediat të martën.

Ministria e Drejtësisë e Republikës Srpska u shpreh se mohimi i një gjenocidi, krimesh lufte dhe krimesh kundër njerëzimit konsiderohet vepër penale vetëm nëse mënyra e shprehjes së mohimit realizohet duke bërë thirrje për dhunë apo urrejtje ndaj një grupi të caktuar – dhe duke qenë se thirrja për dhunë është një vepër penale, është nën kompetencën ekskluzive të entiteteve të vendit, nuk mund të jetë subjekt i një padie në kodin penal shtetëror.

Por sipas ministrave të Republikës Srpska dhe Këshillit të Ministrave, sugjerimet e entitetit me shumicë serbe dhe Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe Prokurorial, mbikëqyrësi gjyqësor i vendit, u pranuan gjatë përcaktimit të projektligjit.

“Ne këmbëngulëm për këtë dhe unë pranova të votoja vetëm pasi ata pranuan vërejtjet,” tha për BIRN Ministri i Sigurimit i Bosnjës Dragan Mektiç.

Por Ministri i Tregtisë dhe Marrëdhënieve Ekonomike Mirko Saroviç tha për mediat të mërkurën se Këshilli i Ministrave miratoi vetëm tekstin e amendamenteve të kodit penal “në parim” dhe se ministrat e Republikës Srpska në Këshill do ta pranojnë tekstin përfundimtar “vetëm nëse kundërshtimet e tyre pranohen”.

Situata e paqartë nxiti një tjetër konflikt midis partive politike në Republikën Srpska. Koalicioni qeverisës në entitet, i cili është pjesë e opozitës në nivel shtetëror, ka akuzuar Saroviçin, Mektiçin dhe anëtarë të tjerë të partive politike të serbëve të Bosnjës që janë pjesë e koalicionit qeverisës në nivel shtetëror se kanë tradhtuar interesat kombëtare.

Amendamentet do të hyjnë në fuqi vetëm nëse marrin mbështetjen e të dy dhomave të parlamentit boshnjak dhe koalicioni qeverisës në Republikën Srpska, i udhëhequr nga Aleanca e Social Demokratëve të Pavarur, ka vetëm mjaftueshëm vota në një nga dhomat, Dhoma e Popujve, për të bllokuar ndryshimet.

“Në Srebrenicë nuk pati gjenocid”

Të mërkurën shumë pak njerëz në Banja Luka, qytetin kryesor të Republikës Srpska, donin t’i përgjigjeshin pyetjeve të BIRN në lidhje me çështjen e gjenocidit në Srebrenicë dhe ata që pranuan më së shumti ishin dakord me qëndrimin zyrtare të autoriteteve të entitetit.

“Nuk besoj se në Srebrenicë pati gjenocid. Kjo ishte një gënjeshtër. Një krim i tmerrshëm, po, por jo gjenocid. Dhe jam i sigurt se nuk u vranë 8,000 njerëz. Unë besoj se numri është shumë më i vogël,” tha një burrë, Dragani, 25 vjeç.

“Në Srebrenicë nuk pati gjenocid. Ky ishte një produkt i propagandës së boshnjakëve me ndihmën e aleatëve të tyre nga Perëndimi,” tha Vukasini, 72 vjeç, një punëtor i dalë në pension.

“Është turp që ne serbët e Bosnjës do të mbajmë barrën e njerëzve që dyshohet se kanë kryer gjenocidin që nuk ndodhi. Ne duhet të luftojmë kundër këtyre gënjeshtrave dhe akuzave,” tha Sanja, një studente 21 vjeçare.

Srdjan Puhalo, një analist politik nga Banja Luka, tha për BIRN se përgjigja nga qeveria e Republikës Srpska për projektligjin duhej pritur.

“Ne kemi mohim sistematik të vendimeve të Hagës nga autoritetet në Republikën Srpska. Është vënë në diskutim i gjithë legjitimiteti i Gjykatës së Hagës. Kjo është një politikë etnike për të shmangur ballafaqimin me të kaluarën,” tha Puhalo.

“Autoritetet në Republikën Srpska e çmojnë pikëpamjen mbizotëruese në entitetin serb të Bosnjës se në Srebrenicë nuk ndodhi gjenocid. Këto ndryshime në ligj përbëjnë një goditje të drejtpërdrejtë ndaj një politike të tillë,” shtoi ai.

Etiketa: BIRNBosnjeBurggjenocidGjykataGjykatëGjykatësGjyqKëshillit të Lartë GjyqësorKëshillit të MinistraveKodit PenalkonfliktKrimLigjLuftemohimProjektligjiPunëPunëtorQeveriaRepublika Srpskastudentetë zhdukurVendimVota
Tjetri
Loja për numëruesit e votave, LSI kalon në disavantazh pa nisur gara

Loja për numëruesit e votave, LSI kalon në disavantazh pa nisur gara

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.