AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Rajoni

Lihet në harresë nekropoli i partizanëve në Mostar

Sven MilekicngaSven Milekic
9 years më parë
në Rajoni
Koha e leximit: 7 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Foto: Sven Milekic

Varreza monumentale e partizanëve në qytetin boshnjak të Mostarit, ku u varrosën luftëtarët antifashistë jugosllavë të Luftës së Dytë Botërore, është lënë të shkatërrohet, një viktimë e ndryshimit të qëndrimeve ndaj historisë së viteve 1990.

Foto: Sven Milekic

“Varreza e partizanëve? Po, komunistët vijnë atje për përkujtimoren e tyre të përvitshme në… E harrova muajin. Turistët? Disa vijnë, jo shumë, por disa po,” tha një kamerier në një bar në qendër të qytetit jugor boshnjak të Mostarit, në anën tjetër të rrugës përballë memorialit të madh të partizanëve antifashistë të rënë gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Komunistët të cilëve u referohej ai do të ishin shoqatat e antifashistëve që përkujtojnë Ditën e Çlirimit të Mostarit, duke shënuar ditën kur forcat partizane hynë në qytet më 14 shkurt 1945, pasi forcat gjermane dhe aleatët e tjerë nazistë u tërhoqën. Përkujtimore mbahen edhe në data të tjera të rëndësishme.

E fshehur mes bimësisë, pa shenja të dukshme në rrugën jashtë saj, varreza është braktisur. Disa turistë individualë mund të gjenden pranë vendit, duke u përpjekur të gjejnë vendndodhjen e saj në aplikacionet dhe hartat e navigacionit, por jo në vetë vendin.

Ndërtesa e madhe, me shtegun e saj 300 metra të gjatë që ngrihet më shumë se 20 metra mbi kodër, u ndërtua në vitin 1965nga arkitekti i njohur serb Bogdan Bogdanoviç, i njohur për shumë përmendore të tij kushtuar partizanëve dhe viktimave fashiste – monumenti më i famshëm “Lule” është ai që i kushtohet viktimave të kampit të përqendrimit fashist kroat të Luftës së Dytë Botërore në Jasenovac.

Duke e cilësuar atë si një “akro-nekropol” (“qyteti i të vdekurve”), Bogdanoviç e ndërtoi memorialin si një vend ku do të preheshin 560 luftëtarë partizanë nga Mostari, secili me pllakën e tij të varrit me vitin e lindjes dhe atë të vdekjes të gdhendur në to.

Punues profesionistë guri nga ishulli kroat i Korculës e ndërtuan monumentin për disa vjet, duke përdorur më shumë se 12,000 copa gëlqerore të gdhendura, rrënoja nga shkatërrimi i qytetit gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe pllaka tradicionale prej guri të riciklueshme nga shtëpitë e Mostarit.

Një rrugë gjarpëruese dhe dy shkallë të çojnë në një platformë të madhe pak më të ulët nga ku mund të shohësh Mostarin. Nga një platformë më e ulët, disa shkallë pas murit të çojnë në një platformë më të vogël të sipërme me një shatërvan dhe tiparin qendror arkitektonik – një “diell kozmologjik”.

“Nekropoli partizan ishte Mostari në miniaturë, një kopje e qytetit mbi lumin Neretva (lumi që kalon nëpër Mostar),” shkroi Bogdanoviç në esenë e tij “Qyteti i Vdekur i Mostarit”, që u botua në vitin 1997.

Megjithatë, lufta që shkatërroi qytetin në vitet 1990 gjatë konflikteve midis kroatëve dhe boshnjakëve si dhe Ushtrinë Popullore Jugosllave, ndryshoi tërësisht qëndrimet ndaj monumentit dhe trashëgimisë antifashiste të ish-Jugosllavisë në përgjithësi.

Edhe pse nuk është shënuar si duhet, monumenti është lënë në duart e adoleshentëve që e vandalizojnë atë vend, duke e mbuluar atë me kryqe svastika dhe shenja fashiste ustashe të kohës së Luftës së Dytë Botërore, duke u përballur me armiqtë e tyre ideologjik – komunistët – me grafitit e tyre.

Ndërkohë që shumica e simboleve naziste janë kaluar sipër me një tjetër shtresë boje me spraj – me shumë gjasa të bëra nga grupe antifashiste – grafitit nuk janë hequr.

Vendi është gjithashtu i mbuluar me shishe qelqi dhe plastike dhe plehra nga të gjitha llojet. Ndërsa bimësia po e mbulon monumentin, pjesë të të cilit janë shkatërruar. Disa nga varrezat janë shkatërruar dhe copëtuar, ndërsa shatërvanët nuk punojnë më.

Eksplozivë pasi bie nata

Dragan Markovina është një historian i lindur në Mostar, i cili ka jetuar në Kroaci që nga lufta e viteve 1990. Në vitin 2014, ai botoi një libër “Midis të kuqes dhe të zezës: Spliti dhe Mostari në Kulturën e Kujtesës” duke treguar se si kultura e kujtesës ndryshoi në vitet 1990 nga një orientim antifashist dhe socialist drejt zvogëlimit të krimeve të kryera nga lëvizja fashiste ustashe kroate e Luftës së Dytë Botërore, dhe madje duke e lavdëruar atë.

Markovina kujton se si akti i parë i shkatërrimit në monument u krye me eksploziv gjatë mbrëmjes së 13 dhe 14 shkurtit 1992, para se të mbahej përkujtimorja e fundit në vend dhe para se të shpërthente lufta në Bosnjë dhe Hercegovinë.

“Disa eksplozivë u shpërthyen, duke dëmtuar disa panele guri… me shumë gjasa duke i dërguar një mesazh njerëzve që planifikonin të vizitonin përkujtimoren të nesërmen. Përkujtimorja në varrezë nuk zhvillohet më,” tha ai për BIRN.

Mesazhi u morë. Në përkujtimore morën pjesë vetëm 50 vetë, pasi mbizotëronte frika.

“Mund të themi se, simbolikisht, varreza ishte gjëja e parë që u qëllua në Mostar,” tha Markovina.

Kisha Katolike shpesh përmend krimin e luftës që u krye gjatë çlirimit të Mostarit më 14 shkurt 1945, kur forcat partizane vranë shtatë priftërinj nga kisha françeskane vendase. Trupat e tyre nuk u gjetën kurrë dhe askush nuk u dënua për vrasjet e tyre.

Megjithatë, Markovina i përshkruan si “tregime mitologjike” pretendimet se janë kryesisht pasardhësit e anëtarëve të lëvizjes së mposhtur kroate fashiste ustashe ata që po vandalizojnë varrezën.

Ai thekson se shumë njerëz iu bashkuan lëvizjes antifashiste partizane në Mostar. Nga 18,000 banorët që kishte qyteti para Luftës së Dytë Botërore, rreth 6,000 iu bashkuan partizanëve, nga të cilët 750 u vranë gjatë luftës. Lëvizja antifashiste ishte shumë më e fortë sesa ustashët në qytet, thekson ai.

Heshtje në Mostar

Kur u pyetën nga BIRN për monumentin, njerëzit në Mostar iu shmangën përgjigjes, duke thënë se nuk ishin të interesuar. Kampusi universitar aty pranë dhe stadiumi kryesor i futbollit tërheqin shumë nga të rinjtë që kalojnë pranë varrezës, edhe pse ata duket se nuk e vënë re atë ose nuk i kushtojnë ndonjë vëmendje.

Markovina pohon se e gjithë kultura e kujtesës ka ndryshuar, duke shtypur kujtimin e varrezës, të cilin brezi më i ri e shikon si një memorial kushtuar antifashizmit, por edhe komunizmit. Ky revizionizëm historik në qytetin e ndarë etnikisht vjen kryesisht nga pala kroate, shtoi ai.

Pjesa perëndimore e qytetit e kontrolluar nga kroat i ndryshoi tërësisht emrat e rrugëve, shesheve dhe parqeve në vitet 1990, duke kaluar nga emra të njohur njerëzish nga periudha socialiste dhe luftëtarësh antifashistë dhe njësish ushtarake në mbretër kroatë të kohës së Mesjetës – por gjithashtu zyrtarë ustashë, siç është Mile Budak.

“Tani keni një brez totalisht të rinjsh, me lidhje krejtësisht ndryshe me ngjarjet e Luftës së Dytë Botërore. Pjesa më e madhe e këtyre brezave të rinj erdhën në Mostar si fëmijë ose thjesht lindën gjatë ose pas luftës së viteve 1990, ndërsa prindërit e tyre erdhën nga diku tjetër. Kjo është arsyeja pse një pjesë e madhe e këtyre njerëzve nuk kanë lidhje intime me Mostarin para luftës së viteve 1990,” shpjegoi Markovina.

“Një nga gjërat më tragjike në gjithë historinë është se ndërtesa e departamentit të historisë së artit në kampus është vetëm 100 metra larg varrezës dhe profesorët e historisë së artit nuk u kanë folur kurrë atyre për diçka që ata mund ta shohin nga dritarja dhe që është trashëgimi botërore,” tha ai me hidhërim.

Edhe pse Shoqata e Antifashistëve dhe Luftëtarëve të Luftës Çlirimtare Popullore (Luftës së Dytë Botërore) të Mostarit u shprehën se vendi duhet të bëhej një monument kombëtar në vitin 2006, duke e vendosur atë nën mbrojtjen e shtetit, varreza është lënë të prishet.

Markovina shpjegoi se vetëm listimi i një monumenti si i mbrojtur parandalon heqjen fizike të tij.

Kërcënimi për ta hequr

Kreu i Shoqatës së Antifashistëve, Sead Djuliç, fajëson institucionet federale për lënien pasdore të vendit, duke ngritur gishtin ndaj ministres boshnjake të kulturës dhe sportit Zora Dujmoviç, e cila ai mendon se s’po bën më të mirën e saj për të mbrojtur varrezën.

“Në një rast, ajo na shkroi se është e pamundur të mbrohet Varreza e Partizanëve në Mostar sepse ajo nuk është në qendër të qytetit, a thua sikur ne nuk jetojmë në Mostar dhe nuk e dimë se ku ndodhet varreza. Ajo ndodhet në qendër të qytetit, gjë që e bën deklaratën e saj edhe më qesharake,” tha Djuliç për BIRN.

Djuliç, shoqata e të cilit organizon përkujtimoren e përvitshme në varrezë më 14 shkurt, konfirmoi se madje ka edhe plane për ta hequr varrezën dhe për të ndërtuar një lloj skene verore për koncerte dhe evente të tjera.

Ai tha se ai qyteti, ashtu edhe Ministria e Kulturës dhe Sporteve e shikojnë varrezën pa ndonjë simpati thjesht sepse ajo përfaqëson antifashizmin. Antifashistët shihen vetëm si komunistë, edhe pse “shumë nuk ishin komunistë”, shtoi ai.

“Varreza e Partizanëve i bezdis ata sepse ajo është një varrezë antifashiste, sepse është varrezat e ushtrisë fitimtare në Luftën e Dytë Botërore dhe politika dominuese në Mostar e ka vendosur veten në anën e humbësve të asaj lufte, duke lavdëruar ustashët dhe ideologjinë e Paveliçit. Kjo është aryseja pse ekziston nevoja për ta shkatërruar atë monument,” pohoi ai.

“Shkatërrimi i saj shërben për “të pastruar” historinë dhe për të shpallur kriminelët e luftës dhe të këqijtë si heronj, shenjtorë dhe njerëz të drejtë,” shtoi ai.

Ai e mbylli duke thënë se organizata e kulturës e Kombeve të Bashkuara UNESCO dhe institucionet europiane për trashëgimi kulturore duhet të reagojnë, sidomos pasi “Europa thekson antifashizmin e saj”.

E braktisur nga të gjithë

Bogdanoviç, i cili vdiq në vitin 2010, pa shkatërrimin e Mostarit gjatë luftës dhe të Urës së tij të Vjetër historike, si dhe keqtrajtimin e varrezës së tij.

Edhe pse gjatë kohës së Jugosllavisë Bogdanoviç e shikonte memorialin si një mënyrë simbolike që “Mostari i vdekur” të shikonte në sy “Mostarin e gjallë” për të cilin vdiq, ai u bë pesimist pas luftës së viteve 1990.

“Dhe gjithçka që mbetet nga premtimi im fillestar është se ish-qyteti i të vdekurve dhe ish-qyteti i të gjallëve ende e shohin njëri-tjetrin, por me sy bosh, të nxirë dhe të djegur,” shkroi Bogdanoviç në “Qyteti i Vdekur”.

Pavarësisht faktit se la shumë pak mundësi për ringjalljen e Varrezës së Partizanëve në të ardhmen e afërt, Markovina ende beson se varreza mund të luajë një rol pozitiv në qytetin etnikisht të ndarë.

“Varreza mund të jetë një simbol pajtimi në qytet. Ura e Vjetër nuk mund të jetë më një simbol, sepse ajo u shkatërrua brutalisht nga një ushtri dhe tani është përvetësuar pothuajse plotësisht nga boshnjakët nga Qyteti i Vjetër,” shpjegoi ai.

“Nga ana tjetër, varreza është braktisur nga të gjithë dhe njerëz të të gjitha kombësive (etnive) vdiqën dhe ata janë varrosur bashkë atje,” tha ai.

 

Etiketa: 1997adoleshentëBanorëBIRNEuropaheronjJasenovacKisha KatolikeKroaciKulturaLIBLuftaLufteLumiMinistria e KulturësnazistnazisteParaplastikeSHturistUNESCOURAushtri
Tjetri
Të pandehurit për krime lufte të padëmtuar nga zjarri në burgun e Hagës

Të pandehurit për krime lufte të padëmtuar nga zjarri në burgun e Hagës

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.