Reporter.al
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
  • Reportazhe
  • Opinion
  • Intervista
  • Rajoni
  • Blog
Ska rezultat
Shiko të gjitha
  • Tema kryesore
  • Zgjedhje 2023
  • Veting
  • Mjedisi
  • Kosovë
  • SPAK
  • BE
  • Vladimir Putin
  • Olta Xhaçka
  • KLP
Reporter.al
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
  • Reportazhe
  • Opinion
  • Intervista
  • Rajoni
  • Blog
Ska rezultat
Shiko të gjitha
Reporter.al
Fillimi Page Positions Artikull kryesor Lajme

Dosja e dytë e akuzave për ish-kryebashkiakun e Vlorës pret vendimin e gjykatës

Jerola ZiajNgaJerola Ziaj
15:18 | 07/07/2017
Në Artikull kryesor Lajme, Korrupsioni, Lajme, Në Fokus
Kohe leximi: 4 minuta
A A
1
Fushata anti-korrupsion kundër drejtuesve vendorë shfryhet në gjykata

Kryetari i Bashkisë së Vlorës Shpëtim Gjika, gjatë një seance gjyqësore në Gjykatën e Tiranës | Foto nga : LSA

Share on FacebookShare on Twitter

Pasi u shpall i pafajshëm për çështjen e parë penale, ish-kryebashkiaku i Vlorës, Shpëtim Gjika po pret sërish vendimin e gjykatës, ndërkohë që Prokuroria e akuzon për 4 vepra penale dhe kërkon 9 vjet burg për të.

Kryetari i Bashkisë së Vlorës Shpëtim Gjika, gjatë një seance gjyqësore në Gjykatën e Tiranës | Foto nga : LSA

Ish-kryetari i Bashkisë së Vlorës, Shpëtim Gjika po pret për herë të dytë verdiktin e gjykatës, pasi Prokuroria kërkoi 9 vjet burg për katër akuzat që rëndojnë mbi të në lidhje me ndërtimin e një pallati në sheshin e Flamurit.

E nisur në fillim të vitit 2015, çështja kundër Gjikës ka arritur në pikën kulmore pas 40 seancash gjyqësore-një pjesë e mirë e të cilave ishin vendime për shtyrje.

Më 29 qershor, Prokuroria e Vlorës kërkoi shpalljen fajtor të Gjikës dhe dënimin e tij me 9 vjet burg  për akuzat e “falsifikimit të dokumentave” të një mbledhje të Këshillit të Rregullimit të Territorit të Bashkisë së Vlorës (KRRT); “shpërdorimit të detyrës”; “ndërtim të paligjshëm”; dhe “veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës”.

Prokuroria kërkoi gjithashtu 6 vjet burg për ish-vartësen e Gjikës, Doriana Behari (Sulaj), 6 vite për biznesmenin e ndërtimit Artur Haxhi dhe 4 vjet për Ridvan Mersinin.

Biznesmeni Haxhi akuzohet për  “falsifikim të dokumentave”, në bashkëpunim dhe më shumë se një herë, “ndërtim të paligjshëm” dhe “mashtrim”.  Ndërsa Ridvan Mersini, është në akuzë për “pastrim produktesh të veprës penale”. Po ashtu, prokuroria kërkoi konfiskim të dy pallateve 11 katësh të ndërtuar pranë Sheshit të Flamurit, që janë në sekuestro preventive që prej fillimit të çështjes.

I pyetur nga BIRN, ish-kryebashkiaku Gjika tha se ishte i qetë dhe priste përfundimin e gjykimit.

“Nuk kam asgjë për t’u shqetësuar… Prokurori ka kërkuar 9 vite, kaq nuk janë asgjë, mendoja se do kërkonin me shumë. Ata më duan të pjekur”, tha Gjika në një bisedë telefonike.

Kjo është çështja e dytë për falsifikim për të cilën akuzohet ish-kryebashkiaku. Seanca e rradhës për çështjen pritet të mbahet në datën 20 Korrik,  kur pritet të dëgjohen pretendimet e mbrojtjes.

Gjika, bashkëpunëtorja e tij Behari, ish-drejtoreshë në Drejtorinë e Planifikimit dhe Kontrollit të Zhvillimit në Bashkinë Vlorë, biznesmeni Haxhi dhe Ridvan Mersini u ndaluan nga prokuroria në shkurt të 2015. Ish-kryebashkiaku pati pas arrestimit probleme shëndetësore dhe gjykata vendosi që hetimi për çështjen të bëhej në masë sigurie “detyrim për paraqitje”. Kjo masë u vendos për të gjithë të pandehurit.

Prokuroria pretendon se “Shpëtim Gjika, në cilësinë e Kryetarit të Bashkisë Vlorë, në bashkëpunim me shtetasen Doriana Behari (Sulaj) kanë përpiluar dhe lëshuar dokumenta me përmbajtje të falsifikuara”.

Prokuroria thotë se dy zyrtarët kishin falsifikuar; një vendim të KRRT-së së Bashkisë Vlorë të datës 17 janar 2011, në të cilin përshkruhet se “është miratuar shesh ndërtimi dhe leje ndërtimi 2-8-10-11 kate me subjekt ndërtues “Turi&M.Z.B” sh.p.k, me pronarë 4 familje”; një vendim të dytë të po të së njëjtës datë për miratimin e destinacionit të sheshit të ndërtimit dhe kondicioneve urbane të tij dhe një leje ndërtimi që mban datën 10 prill 2013, po në favor të kompanisë së ndërtimit “Turi&M.Z.B” sh.p.k.

Në pretencën e saj, Prokuroria e Vlorës pretendon se vendimet e mësipërme janë të falsifikuara, pasi sipas protokollit të KRRT-së për mbledhjen e 17 janarit 2011  nuk rezultonte që të jetë marrë në shqyrtim ndonjë kërkesë për shesh ndërtimi apo për leje ndërtimi. Në kërkesë, prokuroria thotë se në protokoll nuk është shënuar dhe  “nuk rezulton që të jetë miratuar shesh ndërtimi dhe leje ndërtimi në favor të pronarëve të truallit dhe subjektit ndërtues të mësipërm”.

Dokumentet me përmbajtje të falsifikuar, sipas Prokurorisë janë përdorur nga administratori dhe përfaqësuesi ligjor i shoqërisë “Turi&M.Z.B” sh.p.k,  Artur Haxhi për të ndërtuar pallatin dhe për ta regjistruar atë në Z.Rr.P.P Vlorë.

Përballja e ish-kryebashkiakut me drejtësinë filloi në tetor të vitit 2013, kur ai u mor për herë të parë i pandehur së bashku me disa funksionarë të bashkisë dhe persona të tjerë, për falsifikim dokumentash të një mbledhjeje të Këshillit të Rregullimit të Territorit të Bashkisë së Vlorës.

Për dosjen e parë, e cila u gjykua në Tiranë, Gjika fitoi pafajësinë në të dy shkallët e gjyqësorit, por prokuroria bëri rekurs të çështjes në Gjykatën e Lartë. Në rekurs, akuza sulmon vendimet e dy shkallëve më të ulëta dhe pretendon se “në bazë të provave të vlefshme, të përdorshme dhe të pakontestueshme, u provua që përmbajtja e dy procesverbaleve të mbledhjeve të KRRT-së së Bashkisë Vlorë dhe e vendimeve përkatëse të nënshkruara nga i gjykuari Gjika, është e falsifikuar dhe se këto akte të falsifikuara janë përdorur para organeve shtetërore nga ana e të gjykuarve të tjerë në proces”. Sipas rekursit, Gjika dhe personat e tjerë duhej të ishin deklaruar fajtorë nga ana e gjykatës.  Çështja ende nuk është marrë në shqyrtim prej Gjykatës së Lartë prej qershorit të vitit 2015, kur rekursi u regjistrua.

Gjika i pati cilësuar akuzat që u ngritën për të në vitin 2013 dhe të tjera në 2015 si politike. Atëherë  u fol për një përplasje mes tij dhe eksponentëve të tjerë në PS, përfshi edhe kryeministrin Edi Rama.

“Ne duam ta shohim Shpëtim Gjikën të çliruar dhe të provojë se s’ka të bëjë me akuzat. Por ne nuk do bëhemi mburoja politike e asnjë të akuzuari as sot, as kurrë,” tha Rama pas njoftimit publik të akuzave të para ndaj ish-kryebashkiakut në vitin 2013.

Marrëdhënia e Gjikës me Partinë Socialiste mbeti e tensionuar edhe në nivel lokal. Pasardhësi i tij në krye të bashkisë së Vlorës, Dritan Leli e akuzoi atë se e kishte lënë Vlorën në mëshirë të fatit dhe me ndërtime “jashtë çdo rregulli urbanistik”.

Ish-kryebashkiaku shkëmbeu po ashtu akuza publike edhe me ish-deputetin e PS-së për Vlorën Koço Kokëdhima. Largimi i këtij të fundit nga PS, pas humbjes së mandatit në Gjykatën Kushtetuese, duket se ndryshoi situatën dhe Gjika u rishfaq në krah të Ramës në fushatën e fundit elektorale në Selenicë.

Tjetri
Fotoekspozita e gjuetarëve sfidon imazhin e tyre si armiq të natyrës

Fotoekspozita e gjuetarëve sfidon imazhin e tyre si armiq të natyrës

Komente 1

  1. Piro Çelohoxhaj says:
    6 years më parë

    Sheshi i Flamurit , nuk mund te quhet me i tille. Ai shesh, nuk mjafton, as per femijet e nje lagjeje te vogel, per te luajtur, me pllaka- kaci, kuptohet nga mendjevogelsia e ketij njeriu vocrak dhe lakmitar. Sheshi duhet te kthehet ne identitet dhe morra te tille duhet te helmohen, nese flasim per komb dhe PATRIOTIZEM.

Më të lexuarat

Punësimet elektorale frynë administratën e bashkive përpara zgjedhjeve vendore

Punësimet elektorale frynë administratën e bashkive përpara zgjedhjeve vendore

11:17 | 02/10/2023
Fushata anti-korrupsion kundër drejtuesve vendorë shfryhet në gjykata

Dosja e dytë e akuzave për ish-kryebashkiakun e Vlorës pret vendimin e gjykatës

15:18 | 07/07/2017
Lufta për tenderin 19 milionë euro vendosi nën akuzë ish-drejtoreshën e rrugëve

Lufta për tenderin 19 milionë euro vendosi nën akuzë ish-drejtoreshën e rrugëve

18:17 | 03/10/2023
‘Për vota dhe qoka’: Ndërmarrjet publike vuajnë nga humbjet dhe emërimet politike

‘Për vota dhe qoka’: Ndërmarrjet publike vuajnë nga humbjet dhe emërimet politike

11:40 | 28/09/2023
Kolegji njihet me parashtrimet në çështjen e gjyqtarit Arbër Çela

Kolegji njihet me parashtrimet në çështjen e gjyqtarit Arbër Çela

19:59 | 28/09/2023
Prokurorja Suela Salavaçi konfirmohet në detyrë

Prokurorja Suela Salavaçi konfirmohet në detyrë

11:58 | 28/09/2023
  • Analiza
  • Blog
  • Intervista
  • Investigime
  • Lajme
  • Opinion
  • Rajoni
  • Reportazhe
  • Vendi
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Pyetje të shpeshta
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2021 Reporter.al - BIRN
Dev by Aplikacione.com

Ska rezultat
Shiko të gjitha
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
  • Reportazhe
  • Opinion
  • Intervista
  • Rajoni
  • Blog

© 2022 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.