AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Mos humbisni Mjedisi

Fotoekspozita e gjuetarëve sfidon imazhin e tyre si armiq të natyrës

Gëzim KabashingaGëzim Kabashi
9 years më parë
në Mjedisi, Në Fokus, Reportazhe
Koha e leximit: 4 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Eskpozita e shoqatës së gjuetarëve e hapur në galerinë “Nikolet Vasia” në Durrës | Foto nga: Gëzim Kabashi

Një ekspozitë me foto historike e hapur nga shoqata e gjuetarëve në Durrës, hedh dritë mbi rrënjët e saj të thella në komunitet duke sfiduar steriotipet, paligjshmërinë dhe duke i dhënë një dimension tjetër rolit të këtij sporti në mbrujtjen e dashurisë për natyrën. 

Foto historike të gjuetarëve durrsakë

Gjuetarët e vërtetë të Durrësit që prej tre vitesh i kanë varur në gozhdë armët e tyre çifte në zbatim të moratoriumit qeveritar, megjithatë ata nuk kanë reshtur kurrë së menduari për gjahun dhe natyrën. Disa ditë më parë drejtuesit e shoqatës së qytetit hapën një ekspozitë me foto, që rikrijojnë historinë 80-vjeçare të gjuetisë në rrethin bregdetar, dhe që jo pak ngjasojnë si sfidë për paligjshmërinë dhe institucionet shtetërore.

Megjithëse nuk janë dakord me vendimin e qeverisë për zgjatjen e periudhës së moratoriumit në mbrojtje të faunës, ata besojnë se ligji i ri për gjuetinë që po përgatitet në bashkëpunim me Federatën përkatëse të gjuetarëve do të ndryshojë rregullat aktuale. Duke nënvizuar njëkohësisht se vetëm zbatimi i rreptë legjislacionit, njëlloj për të gjithë, mund të mbrojë natyrën dhe të ndëshkojë keqbërësit e çdo lloji.

Dhjetra qytetarë që vizitojnë çdo ditë galerinë e arteve “Nikolet Vasia”, ku është hapur ekspozita, kanë gjetur një dimension tjetër të jetës së qytetit në këto foto, që shërbejnë edhe si dëshmi e pasionit për gjuetinë dhe e zbatimit të legjislacionit në mbrojtje të natyrës.

Dy ditë më parë në galerinë e arteve ka ardhur një grua e moshuar, e cila ka gjetur në fotot e hershme edhe figurën e të atit gjuetar, Zenel Metalla. Zonja me profesion arsimtare tregonte se që kur ajo ishte 10 vjeç babai e mësonte se si mbahej arma; se cilat ishin periudhat e gjuetisë dhe se si duhet të kujdesej për pyllin.

Në ekspozitën “Gjuetia, trashëgim në breza” janë mbledhur foto nga familjet e gjuetarëve Bedini, Hanxhari, Aleksi, Sabli, Delvina, Çali, Vezuli, Kurti, Plaku, Hasa e të tjerë. Këta të gjithë kanë trashëguar nga të parët, më shumë se pasionin për gjjuetinë, dashurinë për pyllin dhe për kafshët.

Përballë fotove Karlo Çini kërkon figurën e të atit, i cili së bashku me familjen që në vitet 1930-të nga Italia ishte zhvendosur në Shkozet të Durrësit. Nuk ishin të pakët italianët me banim në Durrës, që iu bashkuan nismës së vendasve për të krijuar shoqatën “Pali Rroço” në vitin 1948.

Vasil Aleksi, sekretar i shoqatës së gjuetarëve tha për BIRN se gjysma e materialit prej 180 fotosh vjen nga një album i pasuruar kohë pas kohe, ndërsa të tjerat janë ofruar nga familjarët e gjuetarëve.

Inxhinjer Lelo Aleksi, kryetar i shoqatës së gjuetarëve | Foto nga : Gëzim Kabashi

“Këto tre vjet pushimi nga gjuetia kemi patur kohë të reflektojmë për shumë gjëra dhe përgatitja e ekspozitës erdhi në kohën e duhur. Ashtu si ishte katandisur gjuetia, moratorium ishte më se i nevojshëm,” tha inxhinjer Lelo, siç e thërrasin të gjithë bashkëqytetarët. Duke u kujdesur të nënvizojë se ky është opinion i tij, ai shton se “në vitin e parë efektet e moratoriumit qenë të ndjeshme, por më pas nuk munguan abuzimet.”

Ai kujton autorizimet fiktive që u dhanë për të gjuajtur “dhelprën e kuqe”, një specie bartëse e mikrobit të tërbimit dhe që duhej monitoruar vazhdimisht. Lejet për gjuetinë e dhelprës u keqpërdorën edhe për kafshë të tjera thotë me keqardhje gjuetari pasionant.

“Unë dhe miqtë e mij nuk e kemi vënë çiften në krahë këto vite,” tregon Lelo, por sipas tij nuk ka ndodhur njëlloj me të tjerët, të cilët ai preferon ti quajë “kasapë” dhe jo gjuetarë. “Unë jam 76 vjeç,” shtoi ai, duke mos e fshehur merakun se zgjatjet e panevojshme të moratoriumit dhe mungesa e zbatimit të ligjit për gjuetinë mund ta lënë pa të ardhme pasionin e tij gjysëmshekullor.

“Para disa ditësh, dikush që e njohim ka hedhur në Fb foto nga gjuetia e lepujve, disa nga të cilët edhe pse të vrarë duken që janë shtatzënë, me këlyshë në bark,” tregon i zëmëruar Frano Tufa, një tjetër gjuetar veteran. “Ndonjëherë këto kafshë fatkeqe përfundojnë në tavolinat e restoranteve, megjithëse jashtë çdo kushti ushqimor,” shtoi ai.

Shoqata e gjuetarëve “Pali Rroço” në Durrës ka rreth 1300 anëtarë të regjistruar, por vetëm 100 prej tyre paguajnë kuotizacionet dhe zbatojnë rregulloret. Sipas Aleksit gjendja bëhet më e rëndë kur numri i lejeve për armë gjahu të shpërndara nga Drejtoria e policisë së qarkut arrin në rreth 5000. “Shpesh herë nuk kemi gjetur mbështetje nga Policia e shtetit në denoncimet për gjuetarët e paligjshëm, që natën qëllojnë mbi lepujt duke përdorur ndriçues,” tregon Lelo Aleksi. “Të njejtin qëndrim ka mbajtur në jo pak raste edhe inspektori i shërbimit pyjor,” shtoi ai.

Nuk janë të pakët njerëzit me armë që nuk dijnë asgjë për rregullat e gjuetisë, p.sh. se nuk mund të gjuash më shumë se sa në tre ditë të paracaktuara të javës, apo se kafshë apo shpendë të veçantë mund të gjuhen vetëm në periudha shumë të përcaktuara të vitit. Sipas Lelo Aleksit, edhe lejet e armëve të gjahut mund të jepen pa asnjë provim paraprak të gjuetisë, që vite të shkuara bëhej me pjesmmarrjen e shoqatës së gjuetarëve.

Foto historike të gjuetarëve durrsakë

“Në pesë dekadat e fundit kanë funksionuar tre ligje radhazi, por problemi I vërtetë i tyre ka qenë zbatimi selektiv dhe kontrolli i munguar i institucioneve shtetërore,” tha gjuetari pensionist.

Në fillim të viteve 2000, në kuadrin e kompetencave që iu dhanë agjencive turistike të specializuara, gjuetarët e huaj, e veçanërisht ata nga Italia, dëmtuan masivisht me miliona zogj, duke i joshur me imitues për ti shfarosur.

Aleksi shpjegon se një grup ekspertësh në bashkëpunim me Federatën e gjuetisë po përgatit një projektligj të ri për gjuetinë. Ai nënvizon se anëtarët e shoqatës shpresojnë se pas kësaj do të mbërrijë edhe zbatimi i rreptë i ligjit, si e vetmja mënyrë për ti vënë fre abuzimit.

“Gjuetia para se të jetë sport, është dashuri dhe kujdes për natyrën dhe faunën,” përfundoi Lelo Aleksi.

Etiketa: ArmëBIRNDurrësgjuetarëItaliakomunitetKontrollikryetarmbështetjembrojtjemoratoriumNikolet VasiaParaPoliciaPolicia e ShtetitProjektligjSHShkozetzogj
Tjetri
Doktori i ri shqiptaro-amerikan ofron vizita dhe ilaçe falas

Doktori i ri shqiptaro-amerikan ofron vizita dhe ilaçe falas

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.