AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Maqedonia identifikon rrugaçët që udhëhoqën sulmin në parlament

Sinisa Jakov MarusicngaSinisa Jakov Marusic
9 years më parë
në Lajme, Rajoni
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Protestuesit brenda parlamentit maqedonas vitin e kaluar. Foto Anadolu

Hetimi për sulmin e 27 prillit në parlamentin e Maqedonisë, ku mbetën të lënduar 10 deputetë, ka zbuluar disa nga sulmuesit e maskuar, thonë disa burime pranë hetimit.

Protestuesit brenda parlamentit maqedonas. Foto Anadolu

Prokuroria e Krimit të Organizuar në Maqedoni mesa duket ka identifikuar disa nga banditët e maskuar që morën pjesë në një përleshje në parlament në muajin prill, tha për BIRN ditën e hënë një burim i paidentifikuar në organin e prokurorisë.

Burimi tha se ata e kanë bërë këtë duke krahasuar fotografitë e bëra para përleshjes me xhirimet e bëra gjatë sulmit në parlament.

“Në disa fotografi, sulmuesit e dyshuar shihen se kanë veshur të njëjtat rroba ose kanë shenja të dallueshme, por s’janë të maskuar, gjë që ndihmon në procesin e identifikimit,” tha burimi.

BIRN nuk mundi të zbulonte se nëse apo kur, bazuar në zbulimet e reja, Prokuroria e Krimit të Organizuar planifikon të ngrejë akuza të reja në lidhje me sulmin.

“Le të presim dhe të shohim. Është një hetim shumë kompleks me shumë njerëz të përfshirë dhe shumë vepra të mundshme penale,” tha i njëjti burim.

Dhuna në parlament filloi menjëherë pas orës 18:00 më 27 prill kur një shumicë prej 67 deputetësh në parlamentin me 120 vende zgjodhi një kryetar të ri të mbështetur nga opozita, Talat Xhaferin.

Zgjedhja u cilësua gjerësisht si një hap para në krijimin e një koalicioni të ri qeveritar, të udhëhequr nga Social Demokratët, që u zgjodh më në fund në fund të majit.

Ish-partia qeverisëse VMRO-DPMNE e kundërshtoi lëvizjen. Që prej zgjedhjeve të përgjithshme, ajo ka penguar lëvizjet për të shmangur humbjen e pushtetit, duke parandaluar zgjedhjen e një kryetari të ri në parlament për muaj me radhë dhe duke u ankuar se një veprim i tillë ishte i paligjshëm.

Në mes të kësaj krize, protestuesit e dhunshëm, përfshirë njerëz me kapuça të zinj në kokë që disa dyshojnë se ishin oficerë policie, u lejuan të hynin në parlament dhe të sulmonin deputetët e opozitës, pothuajse të pa kundërshtuar nga policia.

Rreth 100 vetë, përfshirë dhjetë deputetë, u plagosën.

Lideri socialdemokrat Zoran Zaev, i cili që atëherë është bërë kryeministër, ishte ndër personat e lënduar, pasi pësoi të prera të thella në ballin e tij.

Fundjavën e kaluar, Telma TV, duke cituar gjithashtu një burim të paidentifikuar, informoi shikuesit se hetimi kishte bërë një tjetër zbulim ndoshta të rëndësishëm, duke vënë në dukje ku kishte qenë gjatë kohës së sulmit ish-kreu i Zyrës së Sigurisë Publike, Mitko Cavkov.

Sipas burimit të Telma TV, duke përdorur sistemin gjurmues të celularit të tij, hetimi kishte përcaktuar se Cavkov e kishte kaluar pjesën më të madhe të natës pranë ndërtesës së parlamentit, vetëm rreth 100 metra larg saj.

Cavkov, i cili ishte në krye të qendrës së komandës së policisë dhe ish-ministër i brendshëm i përkohshëm akuzohet se atë natë ishte i paarritshëm, kur ai duhet të kishte dërguar përforcime policore, më parë mohoi të ketë ndonjë përgjegjësi për incidentin. Ai gjithashtu refuzoi të japë ndonjë deklaratë në vetë hetimin e ministrisë së brendshme në lidhje me këtë çështje.

Prokuroria publike u përball me kritika se akuzoi vetëm personat e përfshirë në mënyrë të drejtpërdrejtë në sulme, nëntë prej të cilëve morën dënime me lirim me kusht dhe dolën nga salla e gjyqit duke buzëqeshur.

Kritikët këmbëngulin për një hetim të plot që do të përcaktonte gjithashtu rolin e personave të maskuar dhe do të identifikonin gjithashtu nxitësit dhe ndihmësit e mundshëm.

Presioni publik u rrit edhe më shumë pasi një video që u bë publike në maj tregonte deputetë nga ish-partia qeverisëse VMRO-DPMNE teksa hapnin portën kryesore të parlamentit, duke i lejuar mbështetësit e tyre të hynin në ndërtesë dhe të fillonin sulmin.

Deri më tani, asnjë nga deputetët që u filmua duke e bërë këtë nuk është mbajtur përgjegjës.

Në një zhvillim të rëndësishëm në këtë çështje, Prokuroria e Krimit të Organizuar, e cila trajton çështje penale më komplekse, mori përsipër hetimin në fund të majit.

Etiketa: AkuzaBIRNdeputetdhunafotografiHetimkrizekryetarMaqedoniMaqedoniaMinistër i BrendshëmOpozitaParaparlamentPartiaPoliciaProkuroriaSHvideozhvillimZoran Zaev
Tjetri
Zjarret kërcënojnë qytetet bregdetare në Mal të Zi e Kroaci

Zjarret kërcënojnë qytetet bregdetare në Mal të Zi e Kroaci

eagle stadium

A e ktheu Kanye West Tiranën në kryeqytet të muzikës?

09:09 | 15/07/2026
724791 skupstina sednica 09102024 0003 f

BE-ja dënon ministren serbe për mbështetjen e “spastrimit etnik” në Kosovë

19:34 | 14/07/2026
SPAK dërgon për gjykim deputetin socialist Plarent Ndreca dhe 15 zyrtarë për abuzim me tenderat

Gjykata rrëzon kërkesën e Ndrecës për parashtrimet e SPAK

17:40 | 14/07/2026
Rritje kostosh? Ligji i qeverisë për mbetjet pritet me shqetësim në Kuvend

Qeveria i hap rrugë ndërtimit të parqeve eolike në tokat bujqësore

13:55 | 14/07/2026
fredi kokoneshi divjake

SPAK kërkon gjykimin e ish-kryetarit të Bashkisë së Divjakës

12:54 | 14/07/2026
Reforma Zgjedhore, palët nisin punën me mosbesim

Reforma zgjedhore PS-PD mbetet në vendnumëro

07:40 | 14/07/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.