AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Lirimi i Alket Hatisë i kushton hetim disiplinor gjyqtarit të Durrësit

Klodiana LalangaKlodiana Lala
9 years më parë
në Lajme, Në Fokus
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Alket Hatija. Foto: Policia e Shtetit.

Pas ankesës së ministrit të Drejtësisë, Inspektoriati i KLD-së nis hetim disiplinor ndaj gjyqtarit Petraq Çurri për shkelje të dispozitave proceduriale në vendimin për lirimin nga qelia të të kërkuarit Alket Hatija.   

Alket Hatija, i kërkuari nga Interpol Roma dhe i liruar nga Gjykata e Durrësit. Foto:Policia e Shtetit.

Inspektoriati i Këshillit të Lartë të Drejtësisë ka nisur hetim disiplinor ndaj gjyqtarit Petraq Çurri, pas vendimit të tij të diskutueshëm të 11 korrikut për lirimin nga “masa e arrestit” të Alket Hatisë.

Inspektoriati i KLD-së u vu në lëvizje nga një ankesë e ministri i Drejtësisë, Gazmend Bardhi pasi Gjykata e Durrësit e shpalli të paligjshëm arrestimin e Hatisë, ndonëse ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma për shkak të dënimit me 20 vjet burg nga Gjykata e Apelit të Milanos për veprën penale të “trafikut të narkotikëve”.

Në vendimin e nisjes së procedimit disiplinor, të cilin BIRN e disponon, kryeinspektorja Marsida Xhaferrllari argumenton se si rregull, pretendimet ndaj gjykatës i nënshtrohen kontrollit gjyqësor nga një gjykatë më e larë. Megjithatë, ajo gjykon se ankesa e ministrit të Drejtësisë ka të dhëna të mjaftueshme dhe “dyshime të arsyeshme se shkelja mund të jetë kryer”.

“Në këtë rast, çmohet se ka vend për fillimin e hetimit disiplinor për shkelje të dispozitave proceduriale urdhëruese, lidhur me mënyrën e disponimit nga ana e gjyqtarit, disponim që ka sjellë një reagim të fortë mediatik referuar interesit të lartë publik që paraqesin këto raste,” thuhet në vendimin e Xhaferrllarit.

Qëllimi i hetimit disiplinor është të konstatojë nëse ka shkelje të rënda profesionale nga ana e gjyqtarit- të tilla që të mund të diskretitojnë pozitën dhe figurën e tij. Më parë, Gjykata e Durrësit e mbrojti vendimin e gjyqtarit Çurri përmes një njoftimi për shtyp, ku nënvizohej se kërkesa e Prokurorisë për Hatinë ishte e pabazuar në ligj, pasi mungonte një kërkesë e Ministrisë së Drejtësisë për “arrestimin” e tij për qëllime ekstradimi.

Alket Hatija, 44 vjeç-i etiketuar nga mediat italiane si “Zot i drogës” u arrestua me 8 korrik me urdhër të Prokurorisë së rrethit Durrës pasi emri i tij u shfaq në sistemin e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma. Urdhri i kërkimit ndërkombëtar bazohej në vendimin e datës 30 shtator 2016 të Gjykatës së Milanos, që e dënonte Hatinë me 20 vjet burg për trafik narkotikësh.

Hatija-i cili ka vuajtur një dënim në Shqipëri në vitet 2008-2014 për “trafik narkotikësh” pretendon se e ka shlyer dënimin për të njëjtat fakte penale që është gjykuar së fundmi edhe në Itali.

Duke ndjekur protokollin rutinë për raste të ngjashme, Prokuroria i kërkoi Gjykatës së Durrësit miratimin e masës së “arrestit me burg”  për qëllime ekstradimi, ndërsa argumentoi se pretendimet e Hatisë janë të pavërtetuara, përsa kohë që vendimi i Gjykatës së Milanos nuk është administruar nga autoritetet shqiptare.

Por gjyqtari Petraq Çurri  e cilësoi të pabazuar në ligj arrestimin dhe urdhëroi lirimin e Hatisë, për shkak të mungesës së kërkesave nga Ministria e Drejtësisë dhe shteti italian. Prokuroria e Durrësit protestoi ndaj vendimit, ndërsa theksoi në një kërkesë drejtuar Apelit se “vendimi për Hatinë e kishte bërë ineficent sistemin e kërkimit ndërkombëtar”.

Sipas Prokurorisë, gjykata duhej veçse të ndiqte procedurën me të cilën është vepruar në të gjitha rastet analoge të arrestimeve të përkohshme për qëllime ekstradimi, pasi objekti i shqyrtimit ka qenë arrestimi i përkohshëm dhe jo vendimi për ekstradim.

Ndërsa avokati i Hatisë, Denion Bogdani i dha të drejtë gjykatës në një reagim për BIRN.

“Në kuptim të Konventës Evropiane për ekstradimet dhe të nenit 491/ç dhe 493/3 te K.Pr.Penale bën që Alket Hatisë t’i jetë cënuar parimi bazë i të drejtës penale “ne bis in idem”, jo dy herë për të njëjtën vepër dhe për pasojë të mos ekzistojnë as kushtet për ekstradimin e tij në të ardhmen, çka determinon në mos caktimin e një mase shtrënguese sigurimi,” tha Bogdani.

Etiketa: arrestimiBIRNBurgDurrësekstradimEmriGazmend BardhiGjykataGjykata e ApelitGjykata e DurrësitGjykatëGjykatësGjyqHetimInterpolItaliLigjMASMasaMasa e arrestitNarkotiknarkotikëPoliciaPolicia e ShtetitPRProkuroriaRomaSHshqipShqipërishqiptareshtatorSigurimiTrafikVendimi
Tjetri
Kryetarja e Gjykatës Speciale të Kosovës premton drejtësi të paanshme

Kryetarja e Gjykatës Speciale të Kosovës premton drejtësi të paanshme

photo 2026 05 11 14 22 34

Meta kërkon Edi Ramën si dëshmitar për ligjin e minierave

19:12 | 24/06/2026
photo 2026 06 02 13 53 06

Mes protestave në Tiranë, Rama kërkon “fajtorë” edhe në radhët e veta

17:11 | 24/06/2026
photo 2026 06 21 21 56 29

Kur media humbet memorien

16:47 | 24/06/2026
Si u ndanë ‘fatet’ e Elbana Llurit dhe ish-bashkëshortit Gerd Hoxha në KPA

Argumentet e KPA për konfirmimin në detyrë të prokurorit Genci Qana

15:01 | 24/06/2026
bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.