AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor Rajoni

Pakicat fetare në Ballkan ndihen endë të përjashtuara, thotë raporti i DASH

Ana Maria ToumangaAna Maria Touma
9 years më parë
në Artikull kryesor Rajoni, Rajoni
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Një kishë në Malin e Zi. Foto: Ivana Dervishi/BIRN

Pakicat fetare në Ballkan vazhdojnë të përballen me një lloj diskriminimi dhe me një mungesë të bashkëpunimit nga qeveria për rikthimin e pronave të konfiskuara në regjimin komunist, thotë një raport i Departamentit Amerikan të Shtetit.

Një kishë në Malin e Zi. Foto: Ivana Dervishi/BIRN

Pavarësisht progresit në legjislacionin që mbron të drejtat e barabarta të të gjitha pakicave fetare, shumica e shteteve të Ballkanit ende i diskriminojnë disa grupe dhe janë prapa me kthimin e pronave të konfiskuara nga regjimet komuniste, tha Departamenti Amerikan i Shtetit në raportin e vitit 2016 mbi lirinë fetare, të publikuar të martën.

Raporti thotë se disa pakica fetare, si grupet protestante dhe ato myslimane, raportojnë ngacmime dhe vështirësi në marrjen e lejes për të ndërtuar kisha, xhami apo varreza të reja. Në disa vende të Ballkanit, rivaliteti midis kishave të ndryshme ortodokse sjell gjithashtu incidente.

Në Shqipëri, raporti u kërkon zyrtarëve të përshpejtojnë trajtimin e kërkesave afatgjatë të pronësisë fetare dhe kthimin e ndërtesave, tokës dhe pasurive të tjera të konfiskuara gjatë periudhës komuniste.

Në Bosnje, raporti thekson një rënie të numrit të sulmeve ndaj zyrtarëve dhe vendeve fetare gjatë vitit krahasuar me dy vitet e mëparshme. Raporti thekson gjithashtu se pakicat fetare kanë mbetur jashtë poste në qeveri dhe parlament.

Në Bullgari, raporti thekson se grupet e pakicave fetare, përfshirë Dëshmitarët e Jehovait, Kishën e Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Mëvonshëm (Mormonët) dhe myslimanët raportuan incidente të ngacmimit dhe të retorikës armiqësore nga anëtarët e disa partive politike. Ata gjithashtu thanë se qeveria nuk procedoi penalisht sulme të motivuara nga feja kundër anëtarëve të tyre.

Në Kroaci, Kisha Ortodokse Serbe, bashkësia e dytë më e madhe e besimit fetar në vendin kryesisht katolik pati 20 incidente të vandalizmit të pasurisë së saj gjatë vitit.

Raporti thotë se SHBA vazhdon të inkurajojë qeverinë për kthimin e pronës së konfiskuar gjatë dhe pas Luftës së Dytë Botërore, veçanërisht nga komuniteti hebre dhe të miratohet një proces për kërkesat e viktimave.

Në Kosovë, Departamenti i Shtetit vë thekson se grupet fetare pretendojnë se janë në konkurrencë me autoritetet komunale, të cilat shpesh kanë të drejta dhe përfitime të barabarta me ta, veçanërisht në lidhje me pronat fetare dhe varrezat.

Dokumenti gjithashtu thekson ngacmimin e Kishës Ortodokse Serbe, grupit të dytë më të madh të besimit në vendin kryesisht mysliman. Protestuesit hodhën gurë dhe kokteje molotovi ndaj pjesëmarrësve në disa evente të pelegrinazhit ortodoks serb. Në një incident, protestuesit e Kosovës hodhën gurë dhe penguan pelegrinët ortodoksë serbë të festonin në Mushutishte. Në disa raste, vandalët dëmtuan pronat fetare të Kishës Ortodokse Serbe, pavarësisht mbrojtjes nga qeveria.

Në Maqedoni, bashkësia myslimane akuzon qeverinë për mohimin e lejeve të ndërtimit ose rindërtimit të xhamive. Trupi kryesor mysliman i vendit, Bashkësia Fetare Islamike në Maqedoni, ICM, thotë se qeveria vazhdoi të përgjonte në mënyrë të paligjshme liderët e saj, shkruan Departamenti i Shtetit.

Në Malin e Zi, grupet fetare, sidomos Kisha Ortodokse Serbe, vazhduan të ankoheshin se ligji që rregullonte statusin e tyre ligjor ishte i papërshtatshëm, ndërsa qeveria po rishqyrton një projektligj të ri për lirinë e fesë pas komenteve nga grupet fetare.

Në Rumani, grupet e pakicave fetare ankohen për mungesën e bashkëpunimit me autoritetet vendore për të krijuar varrezat e ndara dhe për refuzimin e Kishës Ortodokse Rumune – grupi më i madh besimtar në vend – për t’i lejuar ata të përdorin varrezat ekzistuese.

Qeveria rrëzoi më shumë se një mijë kërkesa për kthimin e pronave fetare të konfiskuara dhe miratoi vetëm 28 prej tyre.

Në Serbi, raporti thekson se disa grupe të pakicave fetare vazhduan të pretendojnë se kishin vështirësi në regjistrim dhe se zbatimi i ligjit për regjistrimin e grupeve fetare ishte i njëanshëm.

Etiketa: BallkanBIRNBosnjeBullgariDASHDepartamenti Amerikan i ShtetitDepartamenti i ShtetitdëshmitarëhebreIvana DervishiKisha OrtodokseKisha Ortodokse SerbeKishëkomuniteti hebreKosovëKroaciMaqedonimyslimaneortodokspakicaparlamentProjektligjQeveriaraportRaportiRumaniSerbiSHBAshqipShqipëritë drejtaxhami
Tjetri
Sulm i dhunshëm ndaj gazetarit Parim Olluri në Prishtinë

Sulm i dhunshëm ndaj gazetarit Parim Olluri në Prishtinë

724791 skupstina sednica 09102024 0003 f

BE-ja dënon ministren serbe për mbështetjen e “spastrimit etnik” në Kosovë

19:34 | 14/07/2026
SPAK dërgon për gjykim deputetin socialist Plarent Ndreca dhe 15 zyrtarë për abuzim me tenderat

Gjykata rrëzon kërkesën e Ndrecës për parashtrimet e SPAK

17:40 | 14/07/2026
Rritje kostosh? Ligji i qeverisë për mbetjet pritet me shqetësim në Kuvend

Qeveria i hap rrugë ndërtimit të parqeve eolike në tokat bujqësore

13:55 | 14/07/2026
fredi kokoneshi divjake

SPAK kërkon gjykimin e ish-kryetarit të Bashkisë së Divjakës

12:54 | 14/07/2026
Reforma Zgjedhore, palët nisin punën me mosbesim

Reforma zgjedhore PS-PD mbetet në vendnumëro

07:40 | 14/07/2026
Gjykata e Posaçme i heq masat e sigurimit Ajola Xoxës

Financierja e Ajola Xoxës kërkon pafajësi

17:45 | 13/07/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.