AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Intervista

Xhixha kapërcen kufinjtë me skulpturat e famshme prej çeliku

Fatjona MejdiningaFatjona Mejdini
9 years më parë
në Intervista, Vendi
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Skulptori Helidon Xhixha. Foto:Giorgia Panzera.

Skulptori i lindur në Durrës, Helidon Xhixha, i cili ka fituar duartrokitje ndërkombëtare për artin e tij abstrakt prej çeliku, i tha BIRN-it në një intervistë se ndërsa ai mbetet krenar për kombësinë, arti i vërtetë i kapërcen kufinjtë kombëtarë.

Skulptori Helidon Xhixha. Foto:Giorgia Panzera.

Skulptori i njohur, Helidon Xhixha është një prej shumë shqiptarëve që për ta bërë artin e tyre të njohur në botë- emigruan në Perëndim në fillim të viteve 1990. Megjithatë, për skulptorin që njihet më së shumti për krijimin e formave abstrakte prej çeliku të pandryshkshëm, “emigrant” nuk është fjala me të cilën ai preferon të përshkruhet.

Me një karrierë ndërkombëtare mbi 25-vjeçare, Xhixha ka fituar reputacionin e njërit prej skulptorëve më interesantë të skenës bashkohore, pasi është kontraktuar të krijojë dizajne të ndryshme në Europë, Shtetet e Bashkuara, Amerikën Latine dhe Lindjen e Mesme.

I lindur në qytetin bregdetar të Durrësit nga një baba, i cili ishte gjithashtu një skulptor i njohur, ai e krahason udhëtimin e tij në Itali dhe më pas në botën e gjerë me atë të artistëve të shekullit të 19-të, të cilët iu drejtuan Parisit për të marrë përvojë dhe për të krijuar artin që u flet të gjithëve.

“Nuk e kam parë kurrë veten time si një emigrant, por si dikush që e bëri diversitetin një burim dijeje, një koncept të cilin ende e aplikoj në jetën time të përditshme,” tha ai për BIRN përmes një interviste të shkruar.

Ai thotë se arti i kapërcen kufijtë kulturorë dhe se origjina e një artisti nuk mund të bëhet justifikim për dështimin.

“Nuk do t’i përdorja kurrë rrënjët si justifikim për dështimet e mia, por gjithnjë do të jem krenar që jam shqiptar,” tha ai.

Gjithsesi, mbi shpatullat e tij bie shpesh përgjegjësia e përfaqësimit të Shqipërisë, si një lloj ambasadori artistik nëpër botë. Në vitin 2016, ai prezantoi zyrtarisht Shqipërinë në Bienalen e Dizajnit të Londrës, ku fitoi Medaljen Publike për punën e tij.

Tema e shfaqjes ishte “Utopia e Dizajnit”, ndërsa prezantimi i Xhixhës-“Bliss” ishte i frymëzuar nga nocioni i Qytetit Ideal të Platonit dhe imazhet e Rilindjes së qytetit, duke i sjellë ato në epokën moderne.

“Jam përpjekur të eksploroj vlerën e komunitetit modern dhe me përfshirjen e kufirit europian në dizajn, shpresova të komentoj mbi krizën aktuale të emigracionit që po prek këtë kontinent,” tha Xhixha për BIRN.

Vendosja e punës së tij në një kontekst social dhe politik është e rëndësishme për Xhixhën, ç’ka ai e bëri edhe me veprën “Iceberg” në Bienalen e Venecias në vitin 2015. Skulptura monumentale e çelikut notoi përmes kanaleve të Venecias si një ajsberg.

“Kjo mundësi e madhe më dha shansin që të nxjerr në pah çështjen e rënies së qytetit, për shkak të mbipopullimit dhe rritjes së trafikut njerëzor, po aq sa të jap një mesazh mbi ngrohjen globale,” tha ai.

“Kaos dhe Rregull” e ekspozuar në Firence. Foto: Giorgia Panzera.

Si një moment të rëndësishëm në karrierën e tij, Xhixha theksoi gjithashtu ekspozitën e tij personale brenda mureve të Pietrasantës në Toskanë, ku ai përdori mermerin e famshëm të guroreve lokale për punën e tij, të njëjtin që përdorej dikur nga Mikelanxhelo.

Lidhja e tij me qytetin e Firences është e fortë, ku ekspozita e tij me 15 punime “At Random Order” është e shpërndarë nëpër qytet dhe në kopshtin Boboli. Ajo do të vazhdojë deri në fund të tetorit.

Në këto skulptura, Xhixha eksploron idenë e kaosit dhe rregullit dhe se si këto koncepte janë prezantuar në filozofi, gjeometri dhe botën natyrale.

Xhixha pranon se është një ëndërrimtar, që vazhdimisht lufton në bërjen e ëndrrave realitet, ndërsa shpreson që puna dhe karriera e tij të frymëzojë brezin e ri të artistëve.

Ai beson se shumë artistë të rinj në Shqipëri kanë talent për ta bërë artin e tyre ndërkombëtar-por është në dorën e tyre që të përpiqen dhe dalin prej zonës së rehatisë.

“Është e lehtë të gjesh justifikime se pse nuk përpiqesh të japësh më të mirën dhe të bëhesh i suksesshëm. Sekreti është të udhëtosh, të studiosh, të kuptosh se çfarë ndodh nëpër botë dhe të luash sipas rregullave të industrisë ndërkombëtare të artit,” tha ai.

Etiketa: BIRNDurrësFirenceHelidon XhixhaItaliLokalePunaPunëSHShpresONshqipShqipëriShtetet e Bashkuara
Tjetri
Gjykata e Tiranës i ‘arkivon’ dosjet me thasë plastmasi në Lundër

Gjyqësori përpiqet të menaxhojë dëmet e mbi 300 rekurseve të lëna në harresë

press 2333329 1920 e1769165301943

Raport: Institucionet vazhdojnë të pengojnë të drejtën e informimit

18:45 | 30/06/2026
drejtoria e poliocise

Policia përplaset me protestuesit përpara Parlamentit

18:34 | 30/06/2026
‘Shteti i Rrumit’ dhe skema e grabitjes së tokave në Durrës dhe Tiranë

“Shteti i Rrumit”: SPAK mbyll hetimin për tjetërsimin e tokave në bregdetin e Durrësit

17:45 | 30/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Shtetasi kolumbian i kokainës dënohet me 14 vjet burg

16:03 | 30/06/2026
photo 2026 06 29 21 15 25

PS u përpoq të ndikojë votën e europarlamentarëve për projektin e Zvërnecit

14:32 | 30/06/2026
Nërtime, Tiranë, beton, pallate

Miti i ekonomisë që mbahet nga paratë e drogës

08:34 | 30/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.