AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Ullinjtë shekullorë të rrezikuar prej ndërtimeve dhe erozionit (VIDEO)

Gëzim KabashingaGëzim Kabashi
9 years më parë
në Lajme, Në Fokus
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Ullinjtë shekullorë në zonën e Linzës në Tiranë. Foto: Gëzim Kabashi

Studiuesit thonë se në Shqipëri ka 136 mijë rrënjë ulliri që mund të datohen deri në 3 mijë vjeçarë duke qenë një “muze i gjallë”, ndërsa bëjnë apel për t’i mbrojtur pemët pasi mjaft prej tyre rrezikohen prej ndërtimeve të reja dhe mungesës së kujdesit e erozionit

Këto pemë ulliri janë këtu ndoshta që para kohës kur Çezari ndoqi Pompein në këto anë, gjatë luftës civile Romake në vitet 49-45 para erës sonë, por tani pas 3 mijë vjetësh ato rrezikohen prej erozionit, ndërtimeve të reja apo tentativës së fshatarëve për t’i transportuar.

“Dikush e përdor për trull dhe e shkul një ulli shekullorë pa e pyetur fare, dikush tjetër e bën refugjat dhjetë ullinj i merr këtu dhe i çon në qytet, nuk ndodh kjo në ndonjë vend tjetër… duhen ligje të forta që kjo pemë ulliri të mbrohet me ligj”, thotë Prof. Enver Isufi, drejtor i Institutit të Bujqësisë Biologjike në Universitetin e Kamzës.

Isufi thotë se ullinjtë e vjetër të lënë pas dore rrezikohen edhe prej erozionit dhe thotë se fshatarët që i zotërojnë plantacionet me këto ullinj, duhen ndihmuar të ndërtojnë vetulloret (një mur i vogël gurësh rreth rrënjëve të ullinjve) që do frenonte fenomenin.

Një studim i katër pedagogëve të Universitetit Bujqësor të Kamzës, i vitit 2014, thotë se në Shqipëri gjenden 1.7 milion pemë ulliri të vjetra (mbi 500 vjeçare) dhe llogaritet se 136 mijë janë me vjetërsi nga 1 deri në 3 mijë vjet.

Pjesa më e madhe e ullinjve të vjetër ndodhen rreth e rrotull rrënojave të kalave të vjetra,  prej Shkodrës në Sarandë, por të përqendruar në  plantacione i gjen në fshatrat e zonës së Krujës, Tiranës,Peqinit dhe ato të Vlorës.

Por Prof. Enver Isufi, drejtor i Institutit të Bujqësisë Biologjike thotë për BIRN, se ende te ne nuk njihet me saktësi mosha e vërtetë e pemëve të ullirit cila kërkon analizë specifike. Ai shpjegon se mosha e ullinjve nuk matet me perimetrin e trungut si te shumë pemë të tjera dhe se për këtë duhet një analizë karboni. Megjithatë ai dhe studiues të tjerë janë të bindur se pemë me perimetër deri 30 metra mund të jenë edhe 3 mijë vjeçare.

“Ky është një muze i gjallë, dhe tregon edhe kulturën tonë që i kemi ruajtur, edukatën tonë ekologjike, pra shumë gjona mund të komentohen rreth ullirit shekullorë. Se nuk ndodh kjo për një mollë, për një pjeshkë, për një hardhi, kjo ndodh vetëm te ulliri. Nuk gjen ndërtesë këtu në Tiranë me vjetërsinë e ullijve”, thotë ai.

Pemët e hershme janë pjesë e legjendave popullore. “Ne e kemi me të dëgjuar, gjysh pas gjyshi, brez pas brezi, se pema më e shenjtë është ulliri dhe deri sa kanë mbajt mend ata dhe sa mbajmë mend ne as rrufeja nuk bie në pemën e shenjtë të ullirit”, thotë Rexhep Troci, banorë i fshatit Surrel.

Po ashtu ato janë të çmuara edhe për shkak të vlerave ekonomike. Ullinjtë e vjetër pranë Tiranës vazhdojnë të prodhojnë dhe vaji i përftuar prej tyre është vlerësuar me çmime ndërkombëtare. Troci thotë se pemët e ullirit të vjetër që ai zotëron prodhojnë deri tre herë më shumë se ato të varieteteve të reja, ndërsa shton se po ashtu se edhe frutet e tyre janë më të mira për nga cilësia. Ai thotë se përveç ruajtjes së ullinjve të vjetër, do duhej që të punohej edhe për të mbajtur gjallë varietetin që përshtatet më shumë me klimën dhe me natyrën e tokës.

Etiketa: ApelBIRNKrujëLigjMjaftParaSHshqipShqipëriTiranëvideoVlorë
Tjetri
Dosja e punësimeve fiktive në ecejake gjyqësore, Prokuroria e Kukësit tërhiqet për rihetim

Dosja e punësimeve fiktive në ecejake gjyqësore, Prokuroria e Kukësit tërhiqet për rihetim

media

Si u përdorën fotot me IA dhe kamerat e policisë kundër protestës për Zvërnecin

06:42 | 04/06/2026
Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.