AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Project Syndicate

S’ka asgjë normale te norma natyrale e papunësisë

Edmund PhelpsngaEdmund Phelps
9 years më parë
në Project Syndicate
Koha e leximit: 4 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Foto ilustruese Wikimedia Commons,

 

Me papunësinë që po arrin nivele shumë të ulëta në ekonomitë e mëdha, pavarësisht inflacionit të ulët e që rritet ngadalë, është koha që bankat qendrore të rishikojnë besimin e tyre tek e ashtuquajtura normë natyrale. Asnjë objektiv numerik për këtë normë s’mund të shërbejë si një spirancë për politikën monetare.

Foto ilustruese Wikimedia Commons,

Pse papunësia është kaq e ulët në vendet ku inflacioni mbetet i nënshtruar? Për ekonomistët, kjo është një pyetje tepër thelbësore. Dhe kur ekonomistët përballen me një pyetje thelbësore, kjo shpesh pasohet nga një mosmarrëveshje thelbësore.

Unë isha një nga ekonomistët rebelë të viteve 1960 që refuzuan makroekonominë që na kishin mësuar në vitet 1950 – teoria “kejneziane” e zhvilluar nga J.R. Hicks, A.W. Phillips dhe James Tobin, sipas të cilës kërkesa agregate nxiste gjithçka. Papunësia e lartë u shkaktua vetëm nga kërkesa e pamjaftueshme dhe papunësia e ulët u shkaktua vetëm nga kërkesa jashtëzakonisht shumë e lartë.

Kjo na shqetësoi, sepse teoria ekonomike bazë që na mësohej – teoria e ndërtuar nga Alfred Marshall, Knut Wicksell dhe Robert Solow – thoshte se çdo gjë drejtohej nga forca strukturore. Përparimi teknologjik më i shpejtë dhe preferenca më e madhe për të punuar apo kursyer duhet të mirëpriteshin, sepse ato do të nxisnin furnizimin e punës dhe kapitalit – dhe për pasojë punësimin dhe investimin. Por kejnezianët pretenduan se forcat strukturore ishin të këqija, sepse ato u kushtonin njerëzve punët e tyre, vetëm në rast se politikë bërësit prodhonin mjaftueshëm kërkesë për t’u përshtatur me rritjen e furnizimit.

Një konkluzion që nxorëm ne ishte se të paktën rruga e një ekonomie, e matur nga variabla konvencionale makroekonomike të papunësisë, inflacionit dhe rritjes së prodhimit, nuk përcaktohet tërësisht nga kërkesa agregate. Forcat strukturore kanë rëndësi. Pretendimi i kejnezianëve se “kërkesa” është e gjithëfuqishme – se vetëm ajo rrit punësimin dhe për pasojë investimin dhe madje edhe rritjen – ishte e pabazë. Megjithatë, ata vazhdojnë ta përsërisin atë.

Perspektiva strukturaliste mbi sjelljen makroekonomike çoi në konceptin që u quajt norma “natyrale” e papunësisë, duke huajtur nga nocioni, që lindi në Europë gjatë viteve midis luftëtarëve, të një norme interesi “natyrale”. E megjithatë termi “natyral” ishte çorientues.

Ideja themelore e qasjes strukturaliste është se ndërkohë që forcat e tregut luhaten gjithnjë, norma e papunësisë në të vërtetë ka një tendencë rikthyese. Për shembull, nëse është nën nivelin e saj “natyral”, ajo do të rritet drejt këtij niveli – dhe norma e inflacionit do të rritet. (Sigurisht që një tronditje e re ndaj kërkesës mund ta rrisë përsëri papunësinë dhe të zvogëlojë inflacionin, por “norma natyrore” gjithmonë ushtron forcën e saj qendërsynuese.)

Por ka një komplikim që e kam theksuar prej kohësh. Vetë “norma natyrore” mund të rritet ose ulet nga ndryshimet strukturore. Për më tepër, ndryshimet në qëndrimet njerëzore dhe normat mund të kenë gjithashtu një ndikim.

Megjithatë, një zhvillim i çuditshëm ka paraqitur një sfidë për këtë pikëpamje. Amerika dhe eurozona janë në mes të një bumi. Në Amerikë, papunësia ka arritur nivele shumë të ulëta dhe nuk tregon shenja rritjeje në ish-normat e saj natyrore – pavarësisht se cili mund të jetë niveli i saj i ri. Me jo më shumë prova se këtë, një model strukturalist do të parashikonte një normë inflacioni që është ngritur tashmë dhe po rritet – dhe norma e inflacionit nuk po ecën mirë, edhe pse Rezerva Federale e SHBA-së e ka përmbytur ekonominë me likuiditet. Edhe në eurozonë, papunësia po bie, e megjithatë edhe atje normat e inflacionit janë ende të ulëta.

Çfarë e shpjegon paradoksin e papunësisë së ulët pavarësisht inflacionit të ulët (ose anasjelltas)? Deri më tani, ekonomistët – strukturalistët dhe kejnezianët konservatorë – kanë ngecur. Përgjigja duhet të jetë se “norma natyrore” nuk është e një natyre konstante, siç është shpejtësia e dritës. Sigurisht që ajo mund të zhvendoset nga forca strukturore, qoftë teknologjike apo demografike.

Për shembull, është e mundur që tendencat demografike po ngadalësojnë rritjen e pagave dhe zvogëlojnë normën natyrore. Nga vitet 1970 deri në fund të viteve 2000, demografia ishte kryesisht një çështje e fjetur. Tani, personat e lindur pas Luftës së Dytë Botërore po largohen nga punët me paga relativisht të larta ndërsa të rinjtë, të cilët fillojnë me paga relativisht të ulëta, po vërshojnë ende në tregun e punës. Kjo ngadalëson rritjen e normave të pagave në një nivel të caktuar papunësie, duke çuar në papunësi më të ulët në një normë të caktuar rritjesh pagash.

Më interesant është efekti i mundshëm i vlerave dhe qëndrimeve të njerëzve dhe shpresat dhe frikat e tyre për të panjohurën dhe të paditurën në normën natyrore. Këtu po hyjmë në tokë të panjohur.

Për mua, një hipotezë bindëse është se punëtorët, të tronditur nga kriza financiare e vitit 2008 dhe recesioni i thellë që pasoi, druhen të kërkojnë rritje në detyrë apo të kërkojnë punëdhënës që paguajnë më mirë – pavarësisht lehtësisë së gjetjes së një pune në tregun e punës. Një hipotezë konkluduese është se punëdhënësit, të shqetësuar nga rritja jashtëzakonisht e ngadaltë e produktivitetit, sidomos në dhjetë vitet e fundit, kanë filluar të kenë dyshime për dhënie rritjeje pagash – pavarësisht rikthimit të kërkesës në proporcionet e para krizës.

Kam argumentuar gjithashtu, bazuar në një modelin tim, se ndërsa rikthimi i fortë i dollarit në fillim të vitit 2015 kërcënonte të përmbyste tregjet amerikane me importe, firmat patën frikë të furnizonin me më shumë prodhim me të njëjtin çmim. Ose ata furnizuan të njëjtën sasi prodhimi si më parë me çmime të reduktuara. Dhe ata refuzuan të rrisnin pagat e punonjësve. Me pak fjalë, më shumë konkurrencë krijoi “super-punësim” – punësim të ulët dhe inflacion të ulët.

E gjithë kjo nuk nënkupton se s’ka shkallë natyrore papunësie, vetëm se e gjithë kjo s’ka asgjë normale. Nuk ka pasur kurrë.

Marrë me autorizim nga Project Syndicate. Nuk mund të ripublikohet pa lejen e Project Syndicate.  Nothing Natural About the Natural Rate of Unemployment

Etiketa: AmerikaBankatInflacioniKrizanatyrendikimPagatpaktParaprodhimProject SyndicatePunëPunëtorPunëtorëSHSHBAzhvillim
Tjetri
Ndërkombëtarët kërkojnë “peshq të mëdhenj” në pranga, në luftën kundër krimit

Ndërkombëtarët kërkojnë “peshq të mëdhenj” në pranga, në luftën kundër krimit

media

Si u përdorën fotot me IA dhe kamerat e policisë kundër protestës për Zvërnecin

06:42 | 04/06/2026
Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.