AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Rajoni

Miratimi i ligjit të gjuhës shqipe në Maqedoni pritet me lavdërime e kritika

Sinisa Jakov MarusicngaSinisa Jakov Marusic
8 years më parë
në Rajoni
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Talat Xhaferi, kryeparlamentari maqedonas. Foto: MIA

Miratimi i një ligji për shtrirjen e përdorimit të gjuhës shqipe nga ana e Maqedonisë është lavdëruar nga Shqipëria dhe Kosova fqinje, por ka shaktuar edhe zemërim tek nacionalistët në vend.

Talat Xhaferi, kryeparlamentari i ri maqedonas. Foto: MIA

Ndërsa Shqipëria dhe Kosova e kanë lavdëruar qeverinë e re të Maqedonisë, të udhëhequr nga Social Demokratët, për përmirësimin e të drejtave të gjuhës shqipe, kritikët nacionalistë në vend e kanë cilësuar ndryshimin si antikushtetues.

Policia maqedonase të enjten konfirmoi se makinës së një deputeteje social demokrate, Slavica Shumanska-Miteva, iu vu zjarri në qytetin e Vinicës të mërkurën në mbrëmje.

Shumanska-Miteva tha se dyshonte se sulmi ishte frymëzuar nga skenat e dhunshme të së mërkurës në parlament.

“Pas kësaj qëndrojnë vandalët, të inkurajuar nga sjellja e djeshme e deputetëve të opozitës VMRO DPMNE, kur u përpoqën të parandalonin votimin,” tha ajo për gazetën e përditshme Fokus.

Policia raportoi gjithashtu arrestimin e një personi të mërkurën në mbrëmje  përpara ndërtesës së parlamentit në Shkup, pasi ai u kontrollua dhe u gjet se kishte me vete shkop gome dhe gurë.

Nga ana tjetër, liderët në Kosovë dhe Shqipëri përshëndetën miratimin e së mërkurës të ligjit të shumëpritur që zgjeron përdorimin e gjuhës shqipe në Maqedoni.

“Përshëndes vendosmërinë për të miratuar ligjin si një akt të rëndësishëm historik dhe një akt i të rëndësishëm jo vetëm për shqiptarët, por edhe për të ardhmen europiane të Maqedonisë,” shkroi në Facebook presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta.

Ditmir Bushati, Ministri i Shqipërisë për Europën dhe Punët e Jashtme, e quajti këtë një arritje të rëndësishme.

“Miratimi i këtij ligji pas refuzimit të presidentit maqedonas dhe sjelljes obstruksioniste të disa segmenteve specifike të politikës së vjetër, është një arritje e madhe për shqiptarët si një popullsi shtet-formuese,” shkroi Bushati.

Parlamenti maqedonas e miratoi ligjin të mërkurën në një atmosferë të tensionuar.

Minuta para votimit, ish-kryeministri dhe ish-lideri i partisë VMRO DPMNE Nikola Gruevski shkoi pas vendit të kryetarit të parlamentit Talat Xhaferi dhe u përpoqën të fuste duart në pajisjen e tij elektronike.

Tensioni arriti kulmin kur Gruevski pati një përleshje të shkurtër me kryetarin, duke bërë që forca e sigurisë së parlamentit të ndërhynin dhe t’i ndanin.

Presidenti maqedonas Gjorge Ivanov, i cili në janar vuri veton për këtë ligj dhe tani është i detyruar ta nënshkruajë atë, gjithashtu e kundërshtoi vendimin dhe tha se pavarësisht nga detyrat e tij kushtetuese, ai nuk do ta nënshkruante ligjin, gjë e cila mund të komplikojë më tej marrëdhëniet e tij me qeverinë.

Ndërsa qeveria këmbëngul se ligji do ta bëjë më të lehtë jetën për shqiptarët etnikë në vend dhe do të rritë besnikërinë e tyre ndaj tij, opozita këmbëngul se kjo bie ndesh me kushtetutën dhe rrezikon unitetin kombëtar.

Ndërkohë, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, tha se ky ishte një lajm i mirë jo vetëm për komunitetin shqiptar, por për të gjithë rajonin.

“Ka vullnet të mirë për bashkëjetesë, duke respektuar diversitetin kulturor dhe dinjitetin e integritetin e çdo qytetari,” citoi të ketë thënë Thaçi Klan Kosova TV.

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, e quajti atë një hap të madh përpara, për të drejtat e shqiptarëve dhe për respektimin e vlerave qytetare.

“Vendimi i parlamentit maqedonas rrit marrëdhëniet midis komuniteteve që jetojnë në vend, promovon zhvillimin e tij demokratik dhe hap perspektivën e vendit drejt integrimeve euroatlantike,” shkroi Haradinaj në Facebook.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, përshëndeti gjithashtu një hap drejt “përmbushjes së një të drejte të ligjshme dhe thelbësore”.

“Kjo ngjarje shënon një hap të rëndësishëm në përmbushjen e Marrëveshjes së Ohrit dhe arritjen e standardeve të larta të të drejtave të njeriut të kërkuara në kuadër të integrimit euroatlantik,” shkroi Veseli.

Lexoni më shumë:

Maqedonia miraton ligjin për gjuhën shqipe mes përleshjesh

Maqedonia miraton ligjin për gjuhën shqipe

Presidenti i Maqedonisë vë veton ndaj ligjit të gjuhës

Etiketa: demokratedeputetDitmir BushatiFacebookGruevskiHaradinajHashim ThaçiIlir Metakadri veseliKlanKlan KosovaKosovaKosovëkushtetueseLigjMaqedoniMaqedoniaMetaNikola GruevskiohritOpozitaParaparlamentPoliciaPunëQeveriaRamush HaradinajSHShkupshqipShqipëriShqipëriasocial demokrateVendimiVMRO DPMNE
Tjetri
Në mbrojtje të populizmit ekonomik

Marifetet Tregtare të Trump

photo 2026 05 11 14 22 34

Meta kërkon Edi Ramën si dëshmitar për ligjin e minierave

19:12 | 24/06/2026
photo 2026 06 02 13 53 06

Mes protestave në Tiranë, Rama kërkon “fajtorë” edhe në radhët e veta

17:11 | 24/06/2026
photo 2026 06 21 21 56 29

Kur media humbet memorien

16:47 | 24/06/2026
Si u ndanë ‘fatet’ e Elbana Llurit dhe ish-bashkëshortit Gerd Hoxha në KPA

Argumentet e KPA për konfirmimin në detyrë të prokurorit Genci Qana

15:01 | 24/06/2026
bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.