AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Project Syndicate

Të mos kuptosh realitetin për të parë Xi

Jim O NeillngaJim O Neill
8 years më parë
në Project Syndicate
Koha e leximit: 4 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Presidenti kinez Xi Jinping. Foto: Flickr/ Day Donaldson

Përgjatë muajit të fundit, komentatorët perëndimorë kanë qenë të acaruar nga fuqizimi i pushtetit të presidentit të Kinës Xi Jinping, gjë që bie në kundërshtim me supozimin tashmë të vjetër se Kina një ditë do të përqafojë demokracinë Perëndimore. Por njësoj si modeli i zhvillimit ekonomik të Kinës ka rezultuar gabim për Perëndimin, po kështu mundet të dalë edhe modeli i saj politik.

Presidenti kinez Xi Jinping. Foto: Flick/ Day Donaldson

Në javët e fundit, komentatorët e medias perëndimore janë përqendruar gjerësisht në vendimin e Partisë Komuniste të Kinës për të anuluar limitin e mandateve të presidentit, gjë që do të lejojë Xi Jinping të mbetet në pushtet në pafundësi. Në mënyrë josurprizuese, ata i janë përgjigjur lajmit me zhgënjim dhe skepticizëm mbi modelin politik të Kinës. Megjithatë, ajo që është surprizuese, është pretendimi se Kina po heq dorë nga një premtim i nënkuptuar që të bëhet më shumë si Perëndimi.

Shumë vëzhgues supozojnë se Kina do të përqafojë në mënyrë të pashmangshme demokracinë liberale të stilit Perëndimor. Por megjithëse edhe unë vetë u çudita paksa nga vendimi i fundit i partisë Komuniste, unë nuk e kisha menduar kurrë si të vlefshëm këtë interpretim simplicist të Kinës moderne.

Tani, më lejoni të jem i qartë: unë nuk do të debatoj se një udhëheqësi prej të forti të pazgjedhur është një model superior ndaj demokracisë së stilit Perëndimor. Nëse unë besoja se Xi po përgatitej të sundonte Kinën me dorë të hekurt për më shumë se 20 vjet, atëherë do të kisha ndarë dyshimet me shumë komentatorë të tjerë.

Por më lejoni të sugjeroj një interpretim më mendjehapur. Për fillestarët, siç na rikujton ne Yuen Yuen Ang e Universitetit të Miçiganit në librin e saj të shkëlqyer Si Kina Shpëtoi nga Kurthi i Varfërisë, Kina ka nxjerrë nga varfëria qindramilionë njerëz pa aderuar te përqasja Perëndimore për zhvillimin.

Në fakt, një sipërmarrës i ri me bazë në Pekin të cilin e takova së fundmi vlerëson se së paku 20% e kinezëve – mbi 250 milionë njerëz – janë duke fituar tashmë mbi 40 mijë dollarë në vit. Përveç Shteteve të Bashkuara, asnjë vend tjetër në botë nuk ka kaq shumë njerëz që gjenerojnë kaq shumë pasuri personale. Pavarësisht nëse Perëndimorëve u pëlqen ta pranojnë këtë apo jo, kjo është një arritje mbresëlënëse.

Por akoma më mbresëlënës është fakti se kjo ndodhi nën një sistem jo-demokratik, dhe se shtetasit kinezë duket se janë në përgjithësi të kënaqur. Megjithëse protestat në shkallë të vogël nuk janë të pazakonta, madje edhe mes atij 20 përqindëshit të pasur, këto protesta duken të pakëta e të dobëta.

Tani, mendo për këtë. Nëse Kina mund të ruajë rritje ekonomike vjetore në masën 5.5-7% për 15 vitet e ardhshme, numri i kinezëve që fitojnë më shumë se 40 mijë dollarë në vit mund të dyfishohet. Në këtë rast, ata ka gjasa nuk do të jenë veçanërisht të shqetësuar se Xi është ende udhëheqësi i vendit të tyre.

Kjo më sjell mua te një argument i dytë. Ndryshe nga pesimistët që kanë rezultuar gabim duke paralajmëruar rreziqe për rritjen ekonomike të Kinës, unë dyshoj se kolapsi i vërtetë i kinës mund të jetë sistemi i saj hukou (regjistrimi i familjeve). Ky është një sistem që i lejon migrantët nga zonat rurale të punojnë në qytetet nëpër të gjithë Kinën, por nuk i mundëson atyre të njëjtat të drejta si banorët e lindur në qytet. Hamendësimi im është se shumë pak prej këtyre kinezëve janë mes 20 përqindëshit të pasur.

Megjithëse partia komuniste ka eksperimentuar me anulimin e sistemit hukou në qytetet e vogla, ku dëshiron të promovojë rritjen, ajo ka ngurruar ta bëjë këtë në qytetet e mëdha. Bazuar në diskutimet private që unë kam pasur me politikëbërësit kinezë, unë e di se ata e shohin sistemin si një problem të madh. Por ata nuk duan të përballen me të. Arsyetimi i tyre është se braktisja e këtij sistemi mund të sjellë presion të papërballueshëm në megaqytetet si Pekini dhe Shanhai.

Megjithatë, supozimi im është se diçka do të duhet të ndryshojë një ditë. Një sistem me dy kolona ku pothuajse gjysma e popullsisë shijon nivele Perëndimore të pasurisë ndërsa pjesa tjetër nuk ka të drejta për kujdes shëndetësor apo siguri shoqërore nuk mund të mbijetojë për 15 vitet e ardhshme. Dhe nëse kjo është e qartë për mua, ajo duhet të jetë e qartë edhe për udhëheqësinë kineze.

Nuk mund të thuhet se kur sistemi hukou do të ndryshojë me të vërtetë. Por kur të ndryshojë, siç mendoj unë se duhet të ndryshojë, ai do të sjellë një ndryshim dramatik në qeverisjen politike. Duke parë këtë, unë mund të shoh se pse krerët e lartë të partisë komuniste dëshirojnë të jenë veçanërisht të kujdesshëm për ndryshimet në udhëheqësi në vitet e ardhshme.

Së paku ne harrojmë se, kur Xi erdhi në pushtet në mars 2013, disa nga krerët e partisë u përpoqën të rezistonin ndaj ndryshimeve që ai po sillte. Dhjetë vjet mund të jetë kohë e gjatë, por ka gjasa nuk është mjaftueshëm e gjatë për pyetjet themelore mbi të ardhmen e një vendi dhe një partie.

Kështu, argumenti im i tretë dhe final është që elita komuniste nuk dëshiron një presidencë të përhershme të Xi aq shumë sa dëshiron të shmangë një ndryshim të detyruar të udhëheqësisë më 2023. Rekomandimi im për komentatorët Perëndimorë, për rrjedhojë është që të përqendrohen te ajo se si do të evoluojë ekonomia kineze gjatë kësaj kohe. Komentet që ekzaminojnë rritjen në konsumin privat të Kinës si përqindje e PBB-së apo ndryshimet potenciale në sistemin hukou, do të jenë shumë më ndriçuese se sa ato që i përkushtohen personalitetit dhe ambicieve të Xi Jinping.

 

Marrë me autorizim nga Project Syndicate. Nuk mund të ripublikohet pa lejen e Project Syndicate. Missing the Forest for the Xi

Etiketa: BanorëEkonomiaFinalKinakujdes shëndetësorMASPartiaPBBProject SyndicateProtestaProtestatSHtë drejtaVendimiXi Jinping
Tjetri
Raporti rrëzon mitin e pluralizmit në median shqiptare

Raporti rrëzon mitin e pluralizmit në median shqiptare

eagle stadium

A e ktheu Kanye West Tiranën në kryeqytet të muzikës?

09:09 | 15/07/2026
724791 skupstina sednica 09102024 0003 f

BE-ja dënon ministren serbe për mbështetjen e “spastrimit etnik” në Kosovë

19:34 | 14/07/2026
SPAK dërgon për gjykim deputetin socialist Plarent Ndreca dhe 15 zyrtarë për abuzim me tenderat

Gjykata rrëzon kërkesën e Ndrecës për parashtrimet e SPAK

17:40 | 14/07/2026
Rritje kostosh? Ligji i qeverisë për mbetjet pritet me shqetësim në Kuvend

Qeveria i hap rrugë ndërtimit të parqeve eolike në tokat bujqësore

13:55 | 14/07/2026
fredi kokoneshi divjake

SPAK kërkon gjykimin e ish-kryetarit të Bashkisë së Divjakës

12:54 | 14/07/2026
Reforma Zgjedhore, palët nisin punën me mosbesim

Reforma zgjedhore PS-PD mbetet në vendnumëro

07:40 | 14/07/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.