AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor

Elvis Rroshi dërgohet në gjyq për falsifikimin e formularit të dekriminalizimit

BIRNngaBIRN
8 years më parë
në Artikull kryesor, Faqja e pare, Lajme
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Ish- kryebashkiaku Elvis Rroshi, gjatë fushatës elektore të zgjedhjeve të 21 qershorit, 2015.

Prokuroria e Tiranës dërgoi në gjykatë dosjen e ish-kryetarit të Bashkisë së Kavajës për falsifikimin e formularit të dekriminalizimit, vepër penale kjo që dënohet nga 6 muaj deri në 4 vjet burg.

Kryebashkiaku Elvis Rroshi, gjatë fushatës elektore të zgjedhjeve të 21 qershorit.

Prokuroria e Tiranës njoftoi të enjten se dërgoi për gjykim ish-kryetarin e bashkisë së Kavajës, Elvis Rroshi, i cili akuzohet për falsifikimin e formularit të dekriminalizimit. Sipas njoftimit për shtyp të Prokurorisë së Tiranës, Rroshi akuzohet për veprën penale të “falsifikimit të vulave, stampave apo formularëve,”, për të cilën Kodi Penal parashikon dënim nga 6 muaj deri në 4 vjet burg.

Procedimi penal ndaj Rroshit u regjistrua në qershor 2016, kur sektori i Dekriminalizimit në Prokurorinë e Përgjithshme provoi se ish-kryebashkiaku kishte përdorur disa emra në të shkuarën e tij si dhe rezultonte i arrestuar, i ndaluar ose i dëbuar nga shtete si Italia, Zvicra dhe Gjermania. Në formularin e dekriminalizimit, Rroshi kishte deklaruar vetëm një ndalim në Mynih të Gjermanisë.

“Subjekti i ligjit në fjalë, ka fshehur përdorimin e disa emrave në të shkuarën e tij të arrestimeve, ndalimeve, dënimeve, dëbimeve, masave të ndryshme sigurie dhe shtrënguese në Itali, Zvicër dhe Gjermani, falsifikim dokumentash, shqiptare dhe të huaja,” thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

Prokuroria provoi se Rroshi nuk kishte deklaruar dënimin e dhënë nga autoritetet italiane të drejtësisë për veprën penale të përdhunimit, të kryer në vitin 1995 në Campobasso, duke pasqyruar të dhëna të rreme në rubrikën 1 të formularit të vetëdeklarimit.

Prokuroria nënvizoi gjithashtu që ai kishte fshehur faktin se ishte dëbuar nga shteti zviceran në vitin 1993 dhe nga ai italian në vitin 1995, duke pasqyruar të dhëna të rreme në rubrikën 7 të formularit.

Në hetimin e saj, Prokuroria ka zbuluar gjithashtu se Rroshi është arrestuar në gusht të vitit 1997 në Zvicër, me urdhër të Gjykatës së Shtetit të Zyrihut dhe është dëbuar për herë të dytë, duke paqyruar të dhëna të rreme në rubrikat 5 dhe 7 të formularit.

Përveç të shkuarës së errët në vendet e BE-së, që nuk reflektohej në formularin e dekriminalizimit të Rroshit, Prokuroria dyshoi se ish-kryetari i Bashkisë së Kavajës kishte qenë nën hetimin e agjencisë amerikane DEA, nën emrin Enver Rroshi. Sipas Prokurorisë, DEA kishte informuar autoritetet zvicerane se po hetonin shtetasin Enver Rroshi për trafik droge dhe pastrim parash në vitin 2015, verifikime të cilat vazhdojnë.

Etiketa: 1997BEBurgDEADrogeElvis RroshiGjermaniGjermaniaGjykatëGjykatësgjykimGjyqItaliItaliaKodi PenalndalimPastrim parashProcedimiProkuroriaProkuroria e TiranësshqiptareTiranëTrafikTrafik DrogeZvicërZvicra
Tjetri
Nacionalistët maqedonas dhe grekë mobilizohen kundër marrëveshjes së emrit

Maqedonia dhe Greqia do të diskutojnë marrëveshjen e emrit në Vjenë

eagle stadium

A e ktheu Kanye West Tiranën në kryeqytet të muzikës?

09:09 | 15/07/2026
724791 skupstina sednica 09102024 0003 f

BE-ja dënon ministren serbe për mbështetjen e “spastrimit etnik” në Kosovë

19:34 | 14/07/2026
SPAK dërgon për gjykim deputetin socialist Plarent Ndreca dhe 15 zyrtarë për abuzim me tenderat

Gjykata rrëzon kërkesën e Ndrecës për parashtrimet e SPAK

17:40 | 14/07/2026
Rritje kostosh? Ligji i qeverisë për mbetjet pritet me shqetësim në Kuvend

Qeveria i hap rrugë ndërtimit të parqeve eolike në tokat bujqësore

13:55 | 14/07/2026
fredi kokoneshi divjake

SPAK kërkon gjykimin e ish-kryetarit të Bashkisë së Divjakës

12:54 | 14/07/2026
Reforma Zgjedhore, palët nisin punën me mosbesim

Reforma zgjedhore PS-PD mbetet në vendnumëro

07:40 | 14/07/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.