Reporter.al
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
  • Reportazhe
  • Opinion
  • Intervista
  • Rajoni
  • Blog
Ska rezultat
Shiko të gjitha
  • Tema kryesore
  • Gjyqtare
  • Kolegji i Posaçëm i Apelimit
  • Prokurore
  • KPK
  • Gjykata e Apelit Tiranë
  • Mjedisi
Reporter.al
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
  • Reportazhe
  • Opinion
  • Intervista
  • Rajoni
  • Blog
Ska rezultat
Shiko të gjitha
Reporter.al
Fillimi Project Syndicate

Raketat nuk përbëjnë strategji për Sirinë

Richard N. HaassNgaRichard N. Haass
13:59 | 19/04/2018
Në Project Syndicate
Kohe leximi: 5 minuta
A A
0
Çfarë kërkon SHBA në Siri?

Qytetarët sirianë mbajnë viktimën e një sulmi ajror nga forcat qeveritare siriane në Ghouta, në Damask të Sirisë. Foto: (Ghouta Media Center via AP)

Share on FacebookShare on Twitter

Duhet të theksohet se sulmet me raketa të SHBA-së, Britanisë dhe Francës nuk janë dizenjuar për të dëmtuar regjimin e Bashar al-Asadit. Falë mbështetjes së Rusisë dhe Iranit, Asad e ka Sirinë nën kontroll dhe ka gjasa që kjo  nuk do të ndryshojë në të ardhmen e afërt.

 

Qytetarët sirianë mbajnë viktimën e një sulmi ajror nga forcat qeveritare siriane në Ghouta, në Damask të Sirisë. Foto: (Ghouta Media Center via AP)

“Një sulm i ekzekutuar në perfeksion… nuk mund të kishte rezultate më të mira. Misioni u përmbush.” Kështu shkroi Presidenti i SHBA-së Donald Trump në Twitter pak orë pasi më shumë se 100 raketa amerikane, franceze dhe britanike goditën tre zona në Siri për të cilat besohet se lidhen me prodhimin e armëve kimike.

Misioni që u “përmbush” ishte që të jepej një mesazh, ai që përdorimi i armëve kimike nuk do të jetë pa kosto për përgjegjësit. Idealisht, goditje ndëshkuese si këto duhet të ndalojnë qeverinë e Sirisë apo këdo tjetër, nga përdorimi i armëve kimike sërish në dhunim të Konventës së Armëve Kimike.

Por është shumë e pasigurt nëse Trump e ka arritur këtë efekt parandalues. Goditja pak më e vogël e ndërmarrë një vit më parë dështoi të ndryshojë sjelljen e Sirisë dhe sulmi i fundit ka jo më shumë gjasa që ta bëjë. Ajo që qeveria e Bashar al-Asad arriti me armët kimike – rifitimin e kontrollit të zonave rebele në Douma dhe Ghutën lindore – ishte më e rëndësishme se sa çmimi që ai pagoi. Dhe është pothuajse e sigurt se qeveria e Sirisë vijon të posedojë armë kimike dhe mund të prodhojë sërish pa u dalluar.

Aksioni ushtarak për të imponuar normat ndërkombëtare kundër përdorimit të armëve kimike është i ligjshëm dhe i mikpritur dhe po kështu është edhe vendimi për ta koordinuar përgjigjen me aleatët dhe për të kërcënuar sulme të reja në rast se armët kimike përdoren sërish. Është e rëndësishme që të jepet sinjali se kundërshtimi i përdorimit të çfarëdolloj arme të shkatërrimit në masë është i thellë dhe i gjerë.

Në të njëjtën kohë, Shtetet e Bashkuara duket se janë vuajtur ca për të shmangur përplasjen me forcat e Rusisë apo Iranit. Kjo reduktoi rrezikun e përshkallëzimit, por gjithashtu përjashtoi edhe shumë objektiva të vlefshme, gjë që kufizoi çmimin e paguar nga qeveria e Sirisë për çfarë bëri. Për këtë dhe arsye të tjera, ajo që u arrit me sulmet me raketa nuk duhet të ekzagjerohet.

Qeveria e Sirisë mundet arsyeshëm të interpretojë politikën e SHBA-së në këtë mënyrë: “Ne vijojmë të qëndrojmë mënjanë dhe nuk bëjmë asgjë ndërkohë që ti terrorizon apo vret popullin tënd për aq kohë sa ti nuk përdor armë kimike.” Në fakt, ky ka qenë realiteti përgjatë shtatë viteve të fundit, kur gati gjysmë milioni sirianë vdiqën dhe më shumë se 10 milionë të tjerë u përzunë nga shtëpitë e tyre. Politika e jashtme e Trump nuk është aq shumë imorale nga sa është amorale.

Duhet të theksohet se sulmet me raketa nuk u konceptuan për të minuar perspektivën afatgjatë të regjimit të Asadit. Falë mbështetjes nga Rusia dhe Irani, Asadi e ka vendin nën kontroll dhe do të vijojë ta ketë në të ardhmen e afërt. Ky është një ilaç i hidhur për shumë, por është realiteti.

Pra çfarë mbetet për politikën e SHBA-së dhe, për atë të Francës, Britanisë dhe qeverive arabe anti-Asad? Trump mbetet i angazhuar për t’i dhënë fund pranisë ushtarake amerikane (tashmë rreth 2 mijë trupa) në Siri. Ai e bëri të qartë këtë kur njoftoi sulmet ajrore: “Amerika nuk kërkon një prani pa afat në Siri në çfarëdolloj rrethanash,” tha ai. “Ndërsa kombet e tjera shtojnë kontributet e tyre, ne shohim përpara për nga dita kur të mund t’i kthejmë luftëtarët tanë në shtëpi.”

Por nëse objektivi është shmangia e një situate në të cilën Shteti Islamik (ISIS) apo ndonjë grup tjetër terrorist rikrijon vetveten, dita e largimit mbetet e largët. SHBA thuhet se po përpiqet të bindë Egjiptin, Arabinë Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Jordaninë që të krijojnë një forcë Suni që do të duhet të ruajë rendin në zonat e çliruara nga ISIS. Është larg prej të qenit e qartë nëse një forcë e tillë do të krijohet dhe aq më pak, nëse ajo do të mund të funksionojë më vete, duke parë kapacitetet modeste të këtyre vendeve dhe angazhimet e shumta që kërkohen. Një prani e konsiderueshme ushtarake nga SHBA do të vijojë të jetë e nevojshme.

Një prani e trupave Amerikane kërkohet gjithashtu për të ruajtur koordinimin me forcat kurde të Sirisë, të cilat bënë shumicën e luftimeve kundër ISIS. Por ruajtja e mbështetjes për kurdët pa shkaktuar probleme shtesë me Turqinë, e cila ka dërguar trupa në zonë për të dobësuar kontrollin e kurdëve, mund të dalë e pamundur. Ky fakt tregon gjithashtu nevojën për reduktimin e mbështetjes së ushtrisë së SHBA-së te aksesi në bazat turke.

Trump nuk ka thënë asgjë mbi vuajtjet e sirianëve të zhvendosur brenda vendit. Amerika, e cila pranoi më shumë se 10 mijë refugjatë sirianë dy vjet më parë, e ka përmbysur qëndrimin duke pranuar vetëm pak njerëz vitin e kaluar. Dhe çështja se kush duhet të paguajë, dhe sa duhet të paguhet, për të mbështetur refugjatët sirianë dhe vendet fqinje që i kanë pranuar ata, kjo ka mbetur e pazgjidhur.

Një pyetje e fundit ka të bëjë me diplomacinë. Nuk ka një shpresë realiste për organizimin e një tranzicioni politik në Damask, por mund të jetë e realizueshme që të organizohen armëpushime vendore dhe që të krijohen zona ku civilët e Sirisë (por jo forcat qeveritare) mund të jetojnë në siguri. Organizime të tilla gjithsesi kërkojnë angazhimin e Rusisë si dhe nevojën që qeveritë e Sirisë dhe Iranit të jenë pjesë. Rusia ka vepruar me papërgjegjshmëri së fundmi, por ka gjasa që ajo do të zgjedhë të ofrojë pak ndihmë, ndoshta qoftë edhe për të mbajtur të ulëta kostot e politikës së saj në Siri.

Asgjë e tillë nuk përbën një zgjidhje; Siria ka gjasa do të mbetet një vend i shkatërruar edhe për shumë vite, me një qeveri të paligjshme që kontrollon shumicën por jo të gjithë territorin e shtetit. Por kufizimi i dhunës dhe përmirësimi i gjendjes së paku për një pjesë të sirianëve mund të jetë e realizueshme në rast se SHBA nuk nxiton për t’u larguar nga Siria, në rast se qeveritë suni kontribuojnë me ushtarë dhe para dhe nëse Rusia mund të bindet të luajë një rol pak më konstruktiv.

Marrë me autorizim nga Project Syndicate. Nuk mund të ripublikohet pa lejen e Project Syndicate. Missile Strikes Are Not a Syria Strategy

Tjetri
Ujërat tërhiqen por problemet mbeten pas përmbytjes në Shkodër

Ujërat tërhiqen por problemet mbeten pas përmbytjes në Shkodër

Më të lexuarat

Çfarë kërkon SHBA në Siri?

Raketat nuk përbëjnë strategji për Sirinë

13:59 | 19/04/2018
KQZ fal kryebashkiakun e Mallakastrës për dënimin në Greqi

Tre kryebashkiakë rrezikojnë gjoba për ‘keqpërdorim të fondeve publike’ në fushatë

19:19 | 24/03/2023
Në rajonet e thella shqiptare, migrimi bëhet pothuajse i pashmangshëm

Në rajonet e thella shqiptare, migrimi bëhet pothuajse i pashmangshëm

14:05 | 27/03/2023
“Mbretërit e Parë të Europës”: Objektet prehistorike ekspozohen në SHBA

“Mbretërit e Parë të Europës”: Objektet prehistorike ekspozohen në SHBA

18:04 | 24/03/2023
‘Tejkalim afatesh dhe zvarritje’: Prokurori Olger Eminaj jep shpjegime në KPK

‘Tejkalim afatesh dhe zvarritje’: Prokurori Olger Eminaj jep shpjegime në KPK

17:11 | 28/03/2023
Ujërat e ndotura pengojnë programin e “Flamurit Blu” në bregdetin shqiptar

Ujërat e ndotura pengojnë programin e “Flamurit Blu” në bregdetin shqiptar

19:29 | 27/03/2023
  • Analiza
  • Blog
  • Intervista
  • Investigime
  • Lajme
  • Opinion
  • Rajoni
  • Reportazhe
  • Vendi
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Pyetje të shpeshta
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2021 Reporter.al - BIRN
Dev by Aplikacione.com

Ska rezultat
Shiko të gjitha
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
  • Reportazhe
  • Opinion
  • Intervista
  • Rajoni
  • Blog

© 2022 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.