AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Project Syndicate

Në denuklearizim përfshihen edhe Shtetet e Bashkuara

Jeffrey D. SachsngaJeffrey D. Sachs
8 years më parë
në Project Syndicate
Koha e leximit: 5 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Demonstratë anti-bërthamore në Mynih, Gjermani, 2011. Foto: Wikipedia.

Shtetet e Bashkuara kërkojnë që Koreja e Veriut të mbështesë kushtet e Traktatit të Mos-Proliferimit Bërthamor, dhe mbi këtë bazë ka inkurajuar Këshillin e Sigurimit të OKB-së që të vendosë sanksione në ndjekje të denuklearizimit. Megjithatë, pafytyrësia me të cilën Shtetet e Bashkuara kërkojnë jo denuklearizimin e vërtetë, por dominim e vetë bërthamor, është mahnitëse.

Demonstratë anti-bërthamore në Mynih, Gjermani, 2011. Foto: Wikipedia.

Ekzistojnë dy lloje politikash të jashtme: njëra e bazuar te parimi i “më i forti sundon” dhe një bazuar në sundimin ndërkombëtar të ligjit. Shtetet e Bashkuara dëshirojnë t’i kenë të dyja këto. Të mbajnë vendet e tjera të përgjegjëse me të drejtën ndërkombëtare ndërsa përjashtojnë veten. Dhe kjo s’është askund më e vërtetë sesa tek çështja e armëve bërthamore.

Qasja e Amerikës është e destinuar të dështojë. Siç tha Jezusi, “të gjithë ata që marrin shpatën do të zhduken me shpatë”. Në vend që të zhduket, ka ardhur koha t’i mbajnë të gjithë vendet, përfshirë edhe Shtetet e Bashkuara dhe fuqitë e tjera bërthamore, përgjegjëse sipas rregullave ndërkombëtare të mos-përhapjes.

Shtetet e Bashkuara kërkojnë që Koreja e Veriut t’i përmbahet dispozitave të Traktatit të Mos-Proliferimit Bërthamor (NPT) dhe mbi këtë bazë kanë inkurajuar Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara që të imponojë sanksione ndaj Koresë së Veriut në ndjekje të denuklearizimit. Ngjashëm, Izraeli bën thirrje për sanksione apo edhe luftë kundër Iranit për të mos e lejuar vendin të zhvillojë një arme bërthamore në kundërshtim me NPT-në. Megjithatë, e shkel NPT-në dhe Izraeli bën akoma më keq. Ai ka refuzuar të nënshkruajë traktatin dhe ka deklaruar se ka një arsenal masiv bërthamor, të fituar me anë të mashtrimit, që refuzon ta pranojë deri më sot.

Traktati i Mos-Proliferimit Bërthamor u nënshkrua në vitin 1968, me nënshkruesit që ranë dakord për tre parime kryesore. Së pari, shtetet e armëve bërthamore premtojnë të mos transferojnë armë bërthamore apo të ndihmojnë shtetet që s’kanë armë bërthamore të prodhojnë apo blejnë armë të tilla dhe shtetet që s’kanë armë bërthamore zotohen të mos marrin apo zhvillojnë armë bërthamore. Së dyti, të gjitha vendet kanë të drejtën e përdorimit paqësor të energjisë bërthamore. Së treti, dhe më e rëndësishmja, të gjitha palët në traktat, përfshirë edhe fuqitë bërthamore, bien dakord të negociojnë çarmatimin bërthamor dhe atë të përgjithshëm. Siç e thotë edhe neni VI i NPT-së:

“Secila nga Palët në Traktat merr përsipër të ndjekë negociatat me mirëbesim mbi masat efektive që kanë të bëjnë me ndërprerjen e racës së armëve bërthamore në një kohë të hershme dhe çarmatimin bërthamor dhe mbi një traktat mbi çarmatimin e përgjithshëm dhe të plotë nën kontrollin strikt dhe efektiv ndërkombëtar.”

Qëllimi kryesor i NPT-së është të anulojë racën e armëve bërthamore, jo të vazhdojë monopolin bërthamor të disa vendeve. Edhe më pak është që të vazhdojë monopolin rajonal bërthamor të vendeve që nuk kanë nënshkruar traktatin, siç është Izraeli, i cili tani duket se beson se mund të shmangë negociatat me palestinezët për shkak të fuqisë së madhe ushtarake. E tillë është arroganca vetëshkatërruese që vjen nga armët bërthamore.

Shumica e komunitetit ndërkombëtar – me përjashtim të dukshëm të fuqive bërthamore ekzistuese dhe aleatëve të tyre ushtarak – përsëritën thirrjen për çarmatim bërthamor duke miratuar në vitin 2017 Traktatin për Ndalimin e Armëve Bërthamore. Traktati i bën thirrje çdo shteti të armatosur me armë bërthamore të bashkëpunojë “me qëllim të verifikojë eliminimin e pakthyeshëm të programit të saj të armëve bërthamore”. Ndërsa 122 vende votuan pro, një votoi kundër, një abstenoi dhe 69, përfshirë fuqitë bërthamore dhe vendet anëtare të NATO-s, nuk votuan. Që prej javës së fundit, 58 vende e kishin nënshkruar traktatin dhe tetë e kishin ratifikuar atë.

SHBA-ja kërkon që Koreja e Veriut të përmbushë detyrimet e saj të NPT-së dhe të denuklearizojë, dhe Këshilli i Sigurimit është dakord me këtë. Sidoqoftë, guximi me të cilin Shtetet e Bashkuara kërkojnë jo denuklearizim të vërtetë, por thjesht dominimin e saj bërthamor, është mahnitës. Shqyrtimi i Qëndrimit Bërthamor i administratës së Trumpit, i botuar në shkurt, bën thirrje për një modernizim masiv të arsenalit bërthamor të SHBA-së, duke i paguar asgjë më shumë sesa thjesht dakordësi detyrimeve të saj ndaj traktatit NPT:

“Angazhimi ynë ndaj qëllimeve të Traktatit për Mos-Proliferimin Bërthamor (NPT) mbetet i fortë. Megjithatë, ne duhet ta pranojmë se mjedisi aktual bën progres të mëtejshëm në drejtim të reduktimit të armëve bërthamore në një afat jashtëzakonisht sfidues… Ky shqyrtim mbështetet në një të vërtetë bazë: armët bërthamore kanë dhe do të vazhdojnë të luajnë një rol kritik në parandalimin e sulmit bërthamor dhe në parandalimin e luftës konvencionale në shkallë të gjerë midis shteteve të armatosura me armë bërthamore për një të ardhme të parashikueshme.”

Me pak fjalë, Shtetet e Bashkuara kërkojnë vetëm denuklearizimin e vendeve të tjera. Vetë denuklearizimi do të ishte “sfidues” dhe do të shkelte “të vërtetën bazë” se armët bërthamore i shërbejnë nevojave ushtarake të SHBA-së.

Përveç dështimit të Amerikës për t’iu përmbajtur detyrimeve të saj të NPT-së, një tjetër problem shumë i madh është se nevojat ushtarake amerikane nuk kanë të bëjnë me parandalimin. SHBA-ja deri më tani është vendi më i madh në botë që bën luftë, duke luftuar luftëra të zgjedhura në Lindjen e Mesme, Afrikë dhe gjetkë. Ushtria e saj është angazhuar në mënyrë të përsëritur në përpjekje për ndryshime regjimi gjatë gjysmës së shekullit të kaluar, duke shkelur plotësisht të drejtën ndërkombëtare dhe Kartën e Kombeve të Bashkuara, përfshirë dy operacione të kohëve të fundit për të rrëzuar nga pushteti udhëheqësit Sadam Husein i Irakut dhe Muamar el-Gadafin e Libisë, të cilët kishin pranuar kërkesat e SHBA-së për t’i dhënë fund programeve të tyre bërthamore.

Ne mund ta themi në këtë mënyrë. Pushteti korrupton dhe fuqia bërthamore krijon iluzionin e plotfuqishmërisë. Fuqitë bërthamore kapardisen dhe mburren në vend që të negociojnë. Disa rrëzojnë qeveritë e vendeve të tjera me tekat e tyre, ose të paktën synojnë ta bëjnë këtë. Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e saj bërthamorë i kanë përsëritur vazhdimisht vetes të drejtën për të injoruar Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara dhe ligjin ndërkombëtar, siç janë sulmet e paligjshme të NATO-s kundër regjimit të Gadafit në Libi dhe inkursionet ilegale ushtarake nga SHBA-ja, Izraelit, Mbretëria e Bashkuar dhe Franca në Siri në përpjekje për të dobësuar ose rrëzuar Bashar al-Assadin.

Patjetër, le të kërkojmë një denuklearizim të shpejtë dhe të suksesshëm të Koresë së Veriut; por na lejoni gjithashtu, që me të njëjtën urgjencë, t’i drejtohemi arsenalit bërthamor të SHBA-ve dhe të tjerëve. Bota nuk jeton nën një Pax Americana. Ajo jeton në tmerr, me miliona njerëz të shtyrë në vorbullën e luftës nga një makinë ushtarake amerikane e pakontrolluar dhe e turbulluar dhe me miliarda të tjerë që jetojnë në hijen e asgjësimit bërthamor.

Marrë me autorizim nga Project Syndicate. Nuk mund të ripublikohet pa lejen e Project Syndicate. Denuclearization means US, too.

Etiketa: ArmëbesimFrancaGjermaniIzraeliJezusiKorejaKoreja e VeriutKrijonLibiMbretëria e BashkuarMjedisiNATOOKBpaktprogresProject SyndicatesanksioneSHSHBAShtetet e BashkuaraSiriUshtriaWikipedia
Tjetri
Loja e dyfishtë e ish zv/drejtoreshës së doganave në kontrabandën e naftës ‘virgine’

Apeli konfirmon dënimin e biznesmenit në qendër të skandalit CEZ-DIA

gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
rama 2 ps

“Nga lajmi te lajmësi”: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

08:46 | 23/06/2026
Shqipëria hap dyert e ‘skllavërisë moderne’ për punëtorët e huaj

Punëtorët e huaj në Shqipëri: Narrativa mediatike lustron realitetin

17:46 | 22/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Ish-ministri Ylli Pango dëshmon për privatizimin e ish-klubit “Partizani”

17:26 | 22/06/2026
pankarte ne proteste

Protestuesit akuzojnë policinë për “taktika intimidimi” me procedimet masive

07:08 | 22/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.