AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Apeli konfirmon dënimin e biznesmenit në qendër të skandalit CEZ-DIA

Lindita ÇelangaLindita Çela
8 years më parë
në Lajme, Në Fokus
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Foto ilustrative nga gjykata | Foto nga : Flickr/Ssalonso

Gjykata e Apelit në Tiranë vendosi të martën të lërë në fuqi dënimin me 11 vjet heqje lirie për mashtrim dhe pastrim parash ndaj biznesmenit famëkeq Kastriot Ismailaj.

Biznesmeni Kastriot Ismailaj

Ish-administratori i kompanisë Debt International Advisory, i ngarkuar për mbledhjen e borxheve të ish kompanisë së shpërndarjes së energjisë elektrike CEZ, në tetor të vitit 2017 u gjet fajtor nga Gjykata e Shkallës së Parë në Tiranë, pas akuzave që prokuroria ngriti për veprat penale të “mashtrim me pasoja të rënda” dhe “pastrim të produkteve të veprës penale”.

Ismailaj i ka mohuar akuzat dhe i ka cilësuar ato si të motivuara politikisht.

Hetimi ndaj Ismailit u përqendrua në dy episode të ndryshme, ai i krijimit të kompanive guackë me qëllim pastrimin e parave si dhe përfshirja e tij në mbledhjen ‘fiktive’ të borxheve të ish kompanisë CEZ Shpërndarje.

Gjatë shqyrtimit gjyqësor është e provuar se Ismailaj  në vitin 2005 krijoi  kompaninë”ADC”, e cila pa pasur asnjë aktivitet ekonomik kryente transaksione nё disa milionë euro.

“Vlera e transaksioneve të kryera nëpërmjet shoqërisë “ADC” ёshtё nё hyrje në vlerën 9.8 milionë dollarë dhe 800,000 euro. Ndёrsa transfertat dalëse për transaksionet jashtë vendit janë nё shumën dalje  4.1 milionë dollarë dhe 11 mijë euro,” thuhet në kërkesën për gjykim të organit të akuzës.

Prokuroria shprehet në kërkesën për gjykim se paratë e përfituara nga ADC, janё transferuar nё shoqëri dhe individë tё ndryshëm me vendodhje në Zvicër, Francë, Angli, Kongo, SHBA, si edhe në Afrikёn e Jugut.

Gjykata e ka gjetur gjithashtu fajtor Ismailajn dhe në përfshirjen e tij në  mbledhjen e borxheve për llogari të opertaorit të shpërndarjes së energjisë elektrike, në periudhën kur u privatizuar nga grupi CEZ.  Për këtë qëllim, në korrik të vitit 2010 Ismailaj krijon shoqërinë “DIA”.

Megjithatë, sipas Prokurorisë nga tёrёsia e tё dhёnave tё administruara gjatё hetimit “qёllimi i Kastriot Ismailaj nuk ka qenё mbledhja e borxhit tё shoqёrisë dhe as kryerja e ndonjё pune reale, por vjedhja e parave tё shoqёrisё “CEZ Shpёrndarja”.

“Kastriot Ismailaj, duke pёrdorur tё dhёna tё rreme dhe dokumenta fiktive nё bashkёpunim me shtetasin Josef Hejsek,  ka  pёrfituar nё mёnyrё tё kundraligjshme shumёn  512 004 420 lekë, duke i shkaktuar pasoja tё rёnda pёr shoqёrinё “CEZ Shpёrndarja”, Paratё e pёrfituara nёpёrmjet mashtrimit (vjedhjes), i pandehuri Kastriot Ismailaj nuk i ka pёrdorur me  qёllim realizmin e  kontratёs,  por i ka rinvestuar, i ka transferuar  jashtё vendit apo i ka pёrdorur  pёr qёllime personale,” thuhet në kërkesën për gjykim të prokurorisë.

Në një investigim të publikuar nga Rrjeti Ballkanik i Gazetarisë Investigative, BIRN në qershor të vitit 2015 u zbuluan dokumente ku ish kreu i bordit të drejtorëve të CEZ Shpërndarje, Josef Hejsek, dhe biznesmeni shqiptar, Kastriot Ismailaj, qenë organizatorë të një skeme mashtruese të mbledhjes së borxheve, e cila i kushtoi kompanisë 4.5 milionë euro dhe shkatërroi marrëdhëniet mes CEZ dhe qeverisë shqiptare.

Etiketa: AngliApeliBIRNCEZCEZ ShpërndarjeCEZ-DIADebt International AdvisoryEuroGjykataGjykata e ApelitgjykimGjyqInvestigimKrijonmashtrimMashtrim me pasoja të rëndapasojaPastrim parashProkuroriaSHBAshqiptareZvicër
Tjetri
Neglizhenca shkatërron një tjetër zbulim arkeologjik në Durrës

Neglizhenca shkatërron një tjetër zbulim arkeologjik në Durrës

bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.