AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Rajoni

Përvjetori i NATO-s thekson ndasitë në Mal të Zi

Dusica TomovicngaDusica Tomovic
8 years më parë
në Rajoni
Koha e leximit: 4 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Presidenti malazez Milo Djukanoviç (majtas) dhe shefi i NATO-s Jens Stoltenberg në selinë e NATO-s më 4 maj 2018. Foto: NATO.

Një vit pasi vendi iu bashkua NATO-s, anëtarësimi në aleancën ushtarake perëndimore ende ndan malazezët, shumë prej të cilëve nuk mund ta falin aleancën për bombardimin e vitit 1999 të Jugosllavisë.

presidenti malazez Milo Djukanoviç (majtas) dhe shefi i NATO-s Jens Stoltenberg në selinë e NATO-s më 4 maj 2018. Foto: NATO.

Ndërsa qeveria malazeze shënon përvjetorin e parë të anëtarësimit në NATO me një festë në kryeqytetin mbretëror Cetinje të martën, për komunitetin e madh të serbëve etnikë në vend, anëtarësimi në aleancë shihet ende si një vendim i paligjshëm që u imponohet atyre pa një votë.

Qeveria shprehet se anëtarësimi i aleancës është një arritje historike për një vend që fitoi pavarësinë vetëm 12 vjet më parë, por për partitë e opozitës, organizatat pro-serbe dhe Kishën e fuqishme Ortodokse Serbe në vend, NATO është organizata që bombardoi vendin në vitin 1999, gjatë luftës në Kosovë.

Ndërsa takonte Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s Jens Stoltenberg të hënën, presidenti i Malit të Zi Milo Djukanoviç tha se pranimi gjithashtu do të thotë stabilitet për Ballkanin Perëndimor.

“Mali i Zi ka konfirmuar angazhimin e tij të qëndrueshëm dhe vendimtar në një drejtim europian dhe euroatlantik. Të gjitha eventet e vitit të kaluar, sidomos rezultati i zgjedhjeve (të cilat i fitoi partia e tij), konfirmuan bindshëm se, “tha Djukanoviç duke iu referuar gjithashtu tentativës së grushtit të mbështetur nga Rusia në tetor 2016, të cilin autoritetet e Malit të Zi pretendojnë se ishte planifikuar të ndalonte anëtarësimin e vendit në NATO”.

Stoltenberg falënderoi Malin e Zi për angazhimin për rritjen e numrit të trupave që po dërgon në misionin e trajnimit të aleancës në Afganistan dhe përshëndeti vendimin e vendit për rritjen e shpenzimeve të mbrojtjes “me një plan të qartë” për të investuar 2 për qind të GDP-SË në mbrojtje deri në vitin 2024.

Por një deputet i aleancës opozitare pro-ruse Fronti Demokratik, Slaven Radunoviç, tha më 3 qershor se gjatë vitit të kaluar, qytetarët e vendit nuk kanë parë ndonjë përfitim nga anëtarësimi në NATO.

Ai tha gjithashtu se duke iu bashkuar NATO-s, u bë e pranueshme që vullneti i popullit të mos respektohet dhe se Djukanoviç e ka përdorur NATO-n thjesht për të forcuar më tej pushtetin e tij.

Lëvizja anti-NATO Liri për Popullin tha se vendimi i anëtarësimit u bë kundër vullnetit të shumicës së popullit duke shmangur një referendum dhe ishte për këtë arsye “i paligjshëm dhe ilegjitim”.

Duke shënuar përvjetorin, Italia dhe Greqia do të fillojnë patrullimet ajrore të NATO-s mbi qiejt malazez, pasi vendi nuk ka avionë të vetët luftarakë.

Vitin e kaluar, Mali i Zi i kërkoi NATO-s që ta ndihmojë të sigurojë hapësirën e tij ajrore; misionet e policisë ajrore të aleancës mbrojnë qiellin e atyre aleatëve që nuk kanë forcën e tyre ajrore.

Djukanoviç falënderoi Italinë dhe Greqinë për vendimin e tyre për të marrë kontrollin e hapësirës ajrore të Malit të Zi, duke thënë se ky ishte një përfitim shumë i prekshëm i anëtarësimit.

Sondazhet tregojnë ndjenja të vazhdueshme anti-NATO

Një sondazh i opinionit publik i kryer nga monitoruesi i njohur i CEDEM në maj tregoi se 47 për qind e malazezëve janë kundër anëtarësimit në NATO, ndërsa 45 për qind thanë se kjo ishte gjë e mirë për vendin.

Që nga anëtarësimi, numri i kundërshtarëve të NATO-s duket se është rritur. Në dhjetor, sondazhi i CEDEM sugjeroi se 42.5 për qind e malazezëve ishin pro-NATO-s ndërsa kundërshtarët kishin 38 për qind mbështetje.

Analisti politik dhe ushtarak Aleksandar Dedeviç tha se pavarësisht nga përfitimet e anëtarësimit, një pjesë e madhe e publikut malazez ka mbajtur qëndrimin e tij negativ ndaj aleancës.

“Kundërshtarët e anëtarësimit të Malit të Zi në NATO janë ende të shumta, por ky është rasti në disa vende që formuan aleancën. Mos harroni, Mali i Zi është i vetmi vend i cili iu bashkua aleancës pasi u bombardua nga kjo e fundit në vitin 1999,” tha Dedoviç për BIRN.

Komuniteti i madh serb është sidomos kundër, për shkak të rolit të NATO-s në bombardimin e Jugosllavisë në fund të viteve 1990 në sulmet ajrore që synonin ta detyronin Serbinë të tërhiqte forcat e saj nga provinca e saj e atëhershme e Kosovës.

Aleati tradicional Rusia, lidhjet e të cilës me Malin e Zi të krishterë ortodoksë datojnë që nga koha e  mbretërimit të Pjetrit të Madh, ka kundërshtuar gjithashtu zëshëm anëtarësimin malazez në aleancë.

Mali i Zi akuzoi Rusinë se ishte ajo që fshihej pas përpjekjes së dështuar të grushtit të shtetit në tetorin e kaluar, të cilin qeveria pretendoi se kishte për qëllim të rrëzonte qeverinë pro-perëndimore dhe të prishte pranimin në NATO. Moska mohoi pretendimet.

Megjithatë, Dedoviç tha se reformat e sigurisë dhe ato ushtarake që erdhën me anëtarësimin në NATO janë të rëndësishme dhe tashmë kanë ndikuar pozitivisht në cilësinë e jetës në shoqërinë malazeze, ndërsa përfitimet më të rëndësishme do të jenë më të dukshme në afat më të gjatë.

“Në afat të shkurtër, anëtarësimi ndihmon pozicionin e Malit të Zi në skenën ndërkombëtare,” u shpreh ai.

Etiketa: AfganistanBIRNdeputetGreqiaItaliaKishëKosovëMal të ZimalazezëveMaliMali i ZimbështetjembrojtjeMiloMoskaNATOortodoksPartiaQeveriaReferendumRusiaSHsondazhstabilitetVendimVendimi
Tjetri
Gjyqtari Edmond Islamaj drejt konfirmimit në detyrë

Gjyqtari Edmond Islamaj drejt konfirmimit në detyrë

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.