AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Rajoni

Maqedonia do të lehtësojë kufizimet për abortin

Sinisa Jakov MarusicngaSinisa Jakov Marusic
8 years më parë
në Rajoni
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Ministri i shëndetësisë i Maqedonisë Venko Filipce. Foto: gov.mk

Maqedonia së shpejti do të ndryshojë ligjin e saj të kufizuar për abortin, i cili shkaktoi kritika nga aktivistët e të drejtave të njeriut, kur u miratua pesë vjet më parë, tha ministri i shëndetësisë.

Ministri i shëbdetësisë i Maqedonisë Venko Filipce. Foto: gov.mk

Ligji i ri mbi abortin, drafti i të cilit është pothuajse i plotë, do të vërë theksin në të drejtën e grave për të zgjedhur, premtoi ministri i shëndetësisë Venko Filipce.

Ligji do t’i lejojë gratë të zgjedhin që të kenë abort deri në javën e 12-të të shtatzënisë, pas konsultimit me gjinekologun e tyre.

Nga java e 12-të deri në javën e 22-të të shtatzënisë, procedura do të jetë disi ndryshe dhe gratë do të duhet të kërkojnë mendimin e një komisioni të përbërë nga gjinekologë dhe obstetër.

“Risia këtu, e cila nuk përfshihet në dispozitat aktuale, është se brenda kësaj periudhe ne po vëmë të parat dëshirat e grave,” u tha Filipce të enjten gazetarëve.

Në rastin e një aborti pas javës së 22-të, në komision do të përfshihen gjithashtu ekspertë kardiologë dhe neokirurgë.

Filipce tha se zyrtarët tashmë e kanë hartuar ligjin e ri i cili aktualisht po kalon konsultimet përfundimtare me ekspertë mjekësorë dhe OJQ të të drejtave të njeriut, pas së cilës do të dërgohet në parlament për votim.

Ligji aktual, i cili u miratua në vitin 2013 me nismën e partisë konservatore VMRO DPMNE – pavarësisht protestave në rrugë nga aktivistët e të drejtave të njeriut – nuk e ndaloi plotësisht abortin në Maqedoni.

Por ai e bëri procedurën akoma më të vështirë duke përfshirë, ndër të tjera, edhe një kërkesë të detyrueshme me shkrim për një abort, e cila mund të refuzohet, si dhe një periudhë tre-ditore në të cilën gruaja që kërkon procedurën duhet të rimendohet nëse ajo me të vërtetë dëshiron një abort apo jo.

Ai gjithashtu përfshiu këshillim të detyrueshëm për gratë që dëshirojnë të kenë një abort.

Shumë aktivistë dhe mjekë këmbëngulën megjithatë se këto procedura thjesht e komplikuan procesin dhe i traumatizuan gratë.

Qeveria e mëparshme nisi gjithashtu një fushatë të quajtur “Zgjidh jetën” për të promovuar ndalimin e abortit.

Me zgjedhjen e qeverisë së re të udhëhequr nga social demokratët në maj të vitit të kaluar, aktivistët shpresuan se kufizimet do të hiqeshin.

Një koalicion i OJQ-ve të të drejtave të njeriut, Platforma për Barazi Gjinore, i bëri thirrje administratës së re në tetor të vitit të kaluar që të ndajë më shumë para për edukimin seksual dhe për të rritur ndërgjegjësimin për metodat kontraceptive moderne.

Venko Filipce u emërua ministër i shëndetësisë në dhjetor.

Etiketa: aktivistAktivistëbarazi gjinoregazetarKomisionMaqedoniMaqedoniaMjekmjekëParaparlamentQeveriaSHVenko FilipceVMRO DPMNEvotim
Tjetri
Vendet e Ballkanit do të punojnë së bashku për krizën e emigrantëve

Vendet e Ballkanit do të punojnë së bashku për krizën e emigrantëve

protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
rama 2 ps

“Nga lajmi te lajmësi”: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

08:46 | 23/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.