AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor Lajme

Spekulimi rritet mbi ‘Kampet e migrantëve’ në Shqipëri

Gjergj ErebarangaGjergj Erebara
8 years më parë
në Artikull kryesor Lajme, Lajme, Vendi
Koha e leximit: 4 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Kancelarja e Gjermanisë Angela Merkel, qendër, dhe Kryeministri i Spanjës Pedro Sanchez, djathtas, gjatë samitit informal të BE-së mbi migrimin në Bruksel të dielën më 24 qershor 2018. (Olivier Hoslet, Pool Photo via AP)

Ndërsa takimi i krerëve kryesorë të BE-së në Bruksel përfundoi pa ndonjë rezultat konkret, politikanë të ndryshëm në Europë ushqyen diskutimet për hapjen e ‘qendrave të procesimit’ në Shqipëri duke ushqyer tension politik në vend.

Kancelarja e Gjermanisë Angela Merkel, qendër, dhe Kryeministri i Spanjës Pedro Sanchez, djathtas, gjatë samitit informal të BE-së mbi migrimin në Bruksel të dielën më 24 qershor 2018. (Olivier Hoslet, Pool Photo via AP)

Bashkimi Europian përballet me një krizë të re në politikën e vet ndaj migrimit pas takimit të 16 udhëheqësve të BE-së të dielën në mbrëmje kur nuk u arrit asnjë marrëveshje.

Ndërkohë, jashtë takimit, diskutime nga politikanë në Austri, Gjermani dhe gjetkë mbi hapjen e qendrave të procesimit për migrantët në Shqipëri mes disa vendeve të tjera vijoi të ushqejë debat politik këtu.

Mes debateve të ashpra Franko-Italiane mbi atë se cili vend duhet të pranojë më shumë nga migrantët e shpëtuar në detin Mesdhe, kancelarja e Gjermanisë Angela Merkel tha ajo do të mbështesë zgjidhje me marrëveshje dypalëshe apo trepalëshe nëse nuk arrihet në zgjidhje pan-europiane.

Merkel përballet me vështirësi të mëdha politike në shtëpi nga koalicioni i vet qeverisës për shkak të thirrjeve nga Ministri i Brendshëm i Gjermanisë, Horst Seehofer, për kthimin pas të migrantëve që paraqiten në kufirin gjerman. Kërcënimet e Seehofer kanë shkaktuar frikë për rrëzim të sistemit të lëvizjes pa kufij në Europë të njohur si Shengen, pasi Austria kërcënoi se do të mbyllë Qafën Brener, pika kryesore lidhëse me Gjermaninë, duke rrezikuar në këtë mënyrë rikthimin e kufijve të fortë në të gjithë BE-në, e cila ka shijuar udhëtimet pa kufi që nga viti 1994.

Italia ndërkohë propozoi një zgjidhje me dhjetë pika ku përfshihet hapja e “qendrave të pranimit në më shumë vende Europiane” për personat e shpëtuar në Mesdhe për të reduktuar barrën mbi Italinë dhe Spanjën.

Shumica dërrmuese e diskutimeve mbi migrimin janë rikthyer në Europë jo aq shumë për shkak të numrave se sa për shkak të problemeve të brendshme politike në disa vende të BE-së. Numri i migrantëve të shpëtuar në detin Mesdhe është ndjeshëm më i ulët këtë vit nga sa ka qenë vitet e kaluara, si pasojë e marrëveshjeve me Libinë, ku një numër i madh migrantësh janë bllokuar nëpër kampe. Por në Gjermani, partitë e djathta përballen me ngritjen e ekstremit të djathtë dhe zgjedhjet e pritshme në këtë vend, dhe duket se tentativa është për të trajtuar migrimin si një çështje politike.

Ndërkohë, jashtë samitit të Brukselit, komentet mbi Shqipërinë si një vend i mundshëm pritës ishin të shumta gjatë ditëve të fundit.

Zëdhënësi i qeverisë së Austrisë Peter Launsky-Tieffenthal i tha Deutsche Welle se vendi i tij është sakaq në negociata me Shqipërinë mbi këtë ide.

Antonio Tajani, President i Parlamentit Europian, i tha medias gjermane se kampet duhet të krijohen “jashtë BE-së” në vende si Shqipëria, Maqedonia apo Afrika e Veriut.

Johann Wadephul, një deputet gjerman, i tha Deutsche Welle se propozimi për të hapur kampe në Shqipëri ishte “interesant”.

Thirrje të tilla janë gjithnjë e më sikletosëse për qeverinë e qendrës së majtë në Shqipëri, e cila në mënyrë të përsëritur ka mohuar të jetë në bisedime për ndërtim kampesh. Kryeministri Edi Rama i quajti edhe një herë lajme të tilla si “Fake News”, lajme të rreme, në një postim në Facebook të hënën, pas samitit të BE-së.

Ndërkohë, një zyrtar nga BE i tha BIRN të premten se se Këshilli i Europës nuk ka plane konkrete për Shqipërinë si dhe mohoi argumentin se planet e Këshillit të Europës përfshijnë Shqipërinë.

Opozita e qendrës së djathtë në Shqipëri pretendon se kryeministri Edi Rama ka rënë dakord për të pranuar kampe për migrantët në shkëmbim të hapjes së bisedimeve për anëtarësim.

Partia Demokratike ka sulmuar qeverinë pothuajse çdo ditë mbi këtë çështje ndërsa qeveria vijon ta mohojë.

Opozita ka akuzuar Ramën se është gati “të pranojë 600 mijë sirianë, ish terroristë të ISIS”.

Një raport i Deutsche Welle sugjeroi, mes të tjerave se “për shkak se Shqipëria e veriut është shumë malore”, do të jetë e vështirë për migrantët e mbajtur në Shqipëri të arrijnë në Europën Perëndimore.

Një vendim nëse duhet apo jo të hapen bisedimet për anëtarësim me Shqipërinë dhe Maqedoninë pritet të ndërmerret nga samiti i Këshillit Europian në Luksemburg të Enjten.

Shumica e vendeve të BE-së favorizon një vendim pozitiv për të dyja vendet, megjithëse disa vende anëtare janë ende kundër.

Ministri i Jashtëm i Greqisë Nikos Kotzias tha në Athinë se Franca dhe Holanda ka gjasa do të vijojnë të rezistojnë ndaj hapjes së bisedimeve me Maqedoninë dhe Shqipërinë.

Hapja e bisedimeve për anëtarësim konsiderohet me rëndësi të madhe politike në Shqipëri ku Kryeministri Edi Rama e ka cilësuar atë madje edhe një “çështje për jetë a vdekje” – ndërsa ka akuzuar opozitën se po ushqen tensionet politike në vend me qëllimin për të shmangur një vendim pozitiv për vendin.

Të premten e kaluar, deputetët e Gjermanisë rekomanduan hapjen e bisedimeve me Shqipërinë me kushtin që vendi të përmbushë një listë të gjatë me kushte, përfshirë luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, kryerjen e reformës në drejtësi dhe reformimin e sistemit elektoral.

Gjithsesi, më herët, një votë jodetyruese në parlamentin e Holandës rekomandoi mos-hapjen e bissedimeve me argumentin se “Shqipëria nuk është gati”.

Franca dhe Holanda i kanë dërguar qeverive të tjera të BE-së një letër në maj duke thënë se mungesa e reformës në drejtësi, korrupsioni i gjithëpërhapur dhe krimi i organizuar ishin arsyet se pse Shqipëria dhe Maqedonia nuk ishin gati për bisedime për anëtarësi, sipas diplomatëve të cituar nga Reuters më 25 qershor.

Etiketa: AfrikaAngela MerkelAustriAustriaBashkimi EuropianBEBIRNbisedimeBrukselEdi RamaFacebookFake NewsFrancaGjermaniHolandëISISKëshilli i EuropësKorrupsionikrimiKrimi i organizuarKryeministri Edi RamaKufilajmeMaqedoniamarrëveshjeMerkelnegociataOpozitaPartia DemokratikepresidentQeveriaraportSHShqipëriShqipëriasirianTerroristvdekjeVendimZgjedhjet
Tjetri
Gjykatësja e Apelit të Vlorës Brikena Ukperaj konfirmohet nga KPK

Gjykatësja e Apelit të Vlorës Brikena Ukperaj konfirmohet nga KPK

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.