AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Rajoni

Transgjinori sfidon Kosovën të pranojë identitetin e tij

Die MorinangaDie Morina
8 years më parë
në Rajoni
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Blert Morina në Paradën e Krenarisë Kosovë 2017. Foto: Atdhe Mulla.

I pranuar nga familja e tij, por i refuzuar nga shteti, një burrë transgjinor në Kosovë po flet publikisht për të përpjekjen e tij për të ndryshuar zyrtarisht nga femër në mashkull emrin e tij në dokumentet e tij të identifikimit.

Blert Morina

I lindur vajzë, Blert Morina gjithmonë është ndjerë si djalë.

“Nuk pati ndonjë çast të veçantë kur mendova: “Tani ndihem si djalë ose si mashkull.” Që kur isha e vogël, e kam marrë për të mirëqenë. Gjithmonë e kam parë veten si mashkull,” tha Morina për BIRN.

Por për shoqërinë konservatore të Kosovës, kjo s’është mjaftueshëm.

Tani 28 vjeç, Morina është anëtari i parë i komunitetit transgjinor të Kosovës që del publikisht duke sfiduar shtetin për refuzimin e tij për t’ia ndryshuar emrin nga gjinia femërore Blerta apo për të ndryshuar seksin e tij në dokumentet e identifikimit nga femër në mashkull.

Kërkesa u refuzua më 16 maj nga zyra e gjendjes civile në qytetin e lindjes të Morinës Gjakovë në Kosovën perëndimore.

Morina kishte kërkuar ndryshimin e emrit nën bazat se ai pengon integrimin e tij në shoqëri, një nga arsyet e mundshme për ndryshimin e emrit të listuar sipas ligjit.

Mesazhi që po dërgohej, tha ai, ishte dekurajues.

“Kjo mund t’i ndalojë personat e tjerë transgjinorë që ta deklarojnë këtë gjë publikisht,” tha ai.

Morina këmbëngul se ai nuk është i vetëm në kërkimin e ndryshimeve të tilla, por të tjerët janë shumë të frikësuar për të dalë publikisht.

“Ka raste të tjera kërkesash të tilla, por sigurisht që ata nuk kanë dalë publikisht. Ata nuk ndihen ende gati për shkak se shoqëria jonë nuk ka treguar ndonjë gatishmëri për t’i pranuar ata,” tha ai.

Sot Morina po merr hormone dhe po përgatitet për ndryshimin e seksit, ndërkohë që ai pret një përgjigje ndaj një ankese të paraqitur në Regjistrin Civil më 29 maj. Ata kanë 30 ditë kohë për t’u përgjigjur.

“Rasti i Blert Morinës mund të përdoret si një mësim për të krijuar procedura për personat transgjinorë dhe transeksualë që do të duhet të bëjnë ndryshime të tilla në dokumentet zyrtare në të ardhme, pa u refuzuar,” tha Liridon Veliu, menaxher projekti në Qendrën për Zhvillimin e Grupit Social, një OJQ që punon në emër të të drejtave LGBTI-së në Kosovë.

“Pavarësisht faktit se ne kemi ligje mjaft të mira për të drejtat e komunitetit LGBT, ka ende disa ligje që duhet të ndryshohen në mënyrë që të mos bien në kontradikta me njëri-tjetrin.”

Ankesa ligjore

Kosovo Pride 2018. Foto: Atdhe Mulla.

Vetëm katër vjet më parë Morina iu hap prindërve të tij, pasi më parë ia kishte besuar këtë gjë vetëm disa miqve të ngushtë.

Në fillim, tha ai, “e kisha problem të flisja me shumë njerëz, pasi edhe unë vetë nuk isha i mirëinformuar për identitetin transgjinor”.

Por, ai shtoi: “Krahasuar me mënyrën si reagojnë shumica e prindërve në Kosovë në të tilla situata, të paktën nga historitë që kam dëgjuar, e konsideroj veten shumë me fat, sepse prindërit e mi më pranuan shumë mirë.”

“Ata nuk kishin shumë informacione për çështjet transgjinore kështu që m’u desh pak kohë që t’ua shpjegoja.”

Refuzimi filloi në shkollë, tha ai, duke e përshkruar atë periudhë si “shumë të trishtuar”.

“Eksperienca më negative që kam pasur në jetën time ishte gjatë shkollës së mesme kur isha e detyruar të vishja një uniformë vajzash. Shkolla nuk më lejoi të vishja uniformë djali.”

Avokatja e Morinës, Rina Kika, tha se të drejtat themelore të klientit të saj ishin shkelur nga Regjistri Civil dhe se ata ishin të përgatitur të shkonin në gjykatën më të lartë të vendit.

Sipas Ligjit të Kosovës për Barazi Gjinore dhe Ligjit për Mbrojtjen nga Diskriminimi, identiteti gjinor mbrohet ligjërisht, argumenton Kika.

“Përveç kësaj, identiteti gjinor mbrohet gjithashtu nga Konventa Europiane për të Drejtat e Njeriut, e cila sipas nenit 22 të Kushtetutës së Kosovës zëvendëson ligjin kombëtar,” tha Kika për BIRN.

“E drejta e Morinës për t’u njohur ligjërisht, e drejta për privatësi dhe e drejta për të mos u diskriminuar mbi bazën e identitetit gjinor” janë shkelur të gjitha, tha ajo.

Etiketa: barazi gjinoreBIRNGjykatëKosovëLGBTLigjMjaftMorinMorinaMorinëpaktRefuzimishkollaTransgjinor
Tjetri
Zbardhja e vendimit të KPK, Fatmir Hoxha fshehu huanë për shtëpi nga kunati

Rrëzohet raporti i ILDKPKI, prokurori Vatë Staka drejt konfirmimit

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.