AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Rajoni

Hahn zotohet të nisë përgatitjet për bisedimet për anëtarësimin e Maqedonisë e Shqipërisë

Sinisa Jakov MarusicngaSinisa Jakov Marusic
8 years më parë
në Rajoni
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Komisioneri për Zgjerimin, Johannes Hahn me kryeministrin Edi Rama. Foto: Komisioni Europian.

Pas marrëveshjes së të martës në Luksemburg, Komisioneri për Zgjerimin Johannes Hahn tha se Komisioni do të fillonte menjëherë procesin e shqyrtimin për Maqedoninë dhe Shqipërinë, pasi të dy vendet morën një dritë jeshile të kushtëzuar për të hapur bisedimet për anëtarësimin në BE.

Komisioneri për Zgjerimin, Johannes Hahn me kryeministrin Edi Rama. Foto: Komisioni Europian.

Komisioneri për Zgjerimin Johannes Hahn tha se Komisioni Europian do të fillojë menjëherë përgatitjet që me shpresë do të çonin në hapjen e bisedimeve të pranimit në Be për Maqedoninë dhe Shqipërinë në mes të vitit 2019.

“Ne jemi të ngarkuar të fillojmë menjëherë me punën përgatitore, kështu që shpresojmë të mos humbasim më kohë, të mos presim vjeshtën për të nisur punën,” tha Hahn për një intervistë për Radion Europa e Lirë të publikuar të enjten.

“Kjo duhet të çojë në një konferencë ndërqeveritare e cila duhet të vendosë, të paktën deri në fund të vitit të ardhshëm, në lidhje me hapjen e kapitujve të parë,” shtoi Hahn.

Të martën në Luksemburg ministrat e jashtëm të BE-së ranë dakord që Shqipëria dhe Maqedonia mund të fillojë bisedimet e pranimit në BE në qershor të vitit të ardhshëm, nëse ata kanë përmbushur disa kushte.

Këto kushte përfshijnë përfundimin e reformave në sistemin e drejtësisë, hetimet aktive dhe vendime në raste korrupsioni të nivelit të lartë dhe reforma në sektorin e tyre të inteligjencës dhe sigurisë dhe në administratën publike.

Përveç këtyre, ndoshta kushti më i rëndësishëm për Maqedoninë është zbatimi i marrëveshjes së fundit me Greqinë, sipas së cilës vendi duhet të ndryshojë emrin e vet në Republika e Maqedonisë së Veriut.

Hahn shprehu besim se skepticizmi i Francës dhe Holandës për zgjerimin nuk do të zgjasë procesin e shqyrtimit ose datën e fillimit të bisedimeve formale të pranimit të vendosur për vitin e ardhshëm, sepse procesi i shqyrtimit do të ishte shumë i detajuar.

“Jo, sepse shqyrtimi tani na takon ne si Komision. Është një detyrë shumë gjithëpërfshirëse sepse, sipas popullit tim, janë më shumë se 100 konferenca ku ata duhet të analizojnë të gjithë elementet e ndryshëm, pra është një sfidë për qeveritë përkatëse (të Maqedonisë dhe Shqipërisë). Por është e mundur dhe ne kemi këtë qëllim ambicioz,” tha ai.

Hahn tha se do të donte të dërgonte një mesazh për të dy vendet që, edhe pse drita jeshile që morën është e kushtëzuar, ishte ndërmarrë një hap shumë pozitiv para.

“Nuk do të thosha as se kjo është një gotë gjysmë plot, por një gotë pothuajse 90 për qind plot. Pjesa më e madhe e shteteve ishte shumë në favor të njohjes së të gjitha këtyre arritjeve dhe ta kuptonin këtë si një angazhim shumë të fortë nga liderët politikë, por edhe nga qytetarët  për vendosmërinë e tyre në lidhje me perspektivën e tyre të BE-së”.

Hahn tha se përgatitjet për nisjen formale të bisedimeve të pranimit do të ishin gjithashtu një mundësi e mirë për të bindur shtetet e BE-së skeptike për zgjerimin e saj,” “se këndvështrimi i tyre skeptik për Maqedoninë dhe Shqipërinë nuk është i justifikuar”.

Etiketa: BEbesimEdi RamaEuropaHetimetHolandëKomisionKomisioneriKomisioni EuropianKorrupsioniMaqedoniapaktParaPunëRamaReformashqipShqipëria
Tjetri
Bosnja, Mali i Zi përjashtojnë mundësinë e ngritjes së kampeve të emigrantëve

Bosnja, Mali i Zi përjashtojnë mundësinë e ngritjes së kampeve të emigrantëve

photo 2026 06 02 13 53 06

Mes protestave në Tiranë, Rama kërkon “fajtorë” edhe në radhët e veta

17:11 | 24/06/2026
photo 2026 06 21 21 56 29

Kur media humbet memorien

16:47 | 24/06/2026
Si u ndanë ‘fatet’ e Elbana Llurit dhe ish-bashkëshortit Gerd Hoxha në KPA

Argumentet e KPA për konfirmimin në detyrë të prokurorit Genci Qana

15:01 | 24/06/2026
bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.