AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Rajoni

Gazetarja nga Beogradi bën dokumentar luftën kundër kancerit

Ivana NikoliçngaIvana Nikoliç
8 years më parë
në Rajoni
Koha e leximit: 5 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Ratkoviç dëshiron të inkurajojë më shumë dialog mbi rëndësinë e shëndetit riprodhues nëpërmjet shkrimeve dhe rrjeteve sociale. Foto: Ivana Cutura.

Gazetarja nga Beogradi Marija Ratkoviç e ka kthyer luftën e saj kundër kancerit të qafës së mitrës në një dokumentar, me shpresën se ai do të promovojë parandalimin e tij dhe kujdesin ndaj shëndetit riprodhues.

Ratkoviç dëshiron të inkurajojë më shumë dialog mbi rëndësinë e shëndetit riprodhues nëpërmjet shkrimeve dhe rrjeteve sociale. Foto: Ivana Cutura.

Ishte dimri i vitit 2017 dhe Marija Ratkoviç kishte rënë në dashuri dhe e priste një udhëtim në Republikën Domenikane. Më pas një diagnostikim me kancer të qafës së mitrës dhe operacioni për të hequr mitrën ia ktheu botën përmbys.

“Rashë çmendurisht në dashuri dhe për herë të parë kuptova se me kë dëshiroja ta kaloja jetën, të jetoja dhe të rrisja fëmijët e mi,” tha për BIRN gazetarja e pavarur 35-vjeçare. “Dy javë më vonë, pasi më diagnostikuan me kancer të qafës së mitrës, m’u duk sikur më kishte goditur rrufeja.”

Tani Ratkoviç e ka kthyer përvojën e saj në një dokumentar të prodhuar nga VICE, me shpresën se do të rrisë ndërgjegjësimin në Serbi se si mund të parandalohet sëmundja – shkaku i katërt më i madh i vdekshmërisë midis grave në vend.

Serbia ka ndër rastet më të larta të kancerit të qafës së mitrës në Europë dhe shpesh rezultojnë fatale.

Titulli i dokumentarit 40 minutësh, “Një grua e gjysmë çdo ditë” (Jedna i po zena, svaki dan), i referohet statistikave që rreth 500 gra vdesin çdo vit nga kanceri i qafës së mitrës në Serbi, nga rreth 1,300 që diagnostikohen me këtë sëmundje çdo vit.

Për këto shifra fajësohen kontrollet e parregullta te gjinekologu, që do të thotë se sëmundja shpesh nuk kapet në një fazë të hershme kur është më e trajtueshme. Serbia gjithashtu mbetet prapa në krahasim me pjesën tjetër të Europës në përdorimin e një vaksine – që është në dispozicion që nga viti 2016 – që parandalon disa papilomaviruse njerëzore që mund të çojnë në disa lloje kanceri, përfshirë kancerin e qafës së mitrës.

Ratkoviç, shumë e njohur nga lexuesit e VICE Serbia dhe Elle Serbia për shkrimet e saj mbi stilin e jetesës, dashurinë dhe feminizmin, u diagonistikua në janar 2017 dhe tre muaj më vonë me anë të një ndërhyrjeje kirurgjikale ajo hoqi mitrën.

Ajo nuk shkonte rregullisht te mjeku, diçka që ajo e kishte lënë pasdore për mungesë kohe, parash dhe ndonjë shenje të dukshme se kishte diçka që nuk shkonte.

“E shoh veten si feministe dhe në përgjithësi një grua e përgjegjshme që kujdeset për veten,” tha Ratkoviç. “Por ja që ndodhi. Kisha gjashtë vjet që s’e kisha parë gjinekologun tim.”

Jeta pas diagnozës

Ratkoviç dëshiron të inkurajojë më shumë dialog mbi rëndësinë e shëndetit riprodhues nëpërmjet shkrimeve dhe rrjeteve sociale. Foto: Ivana Cutura.

Dokumentari i tregon shikuesve luftën e thellë personale të Ratkoviçit me këtë sëmundje, duke eksploruar ndjenjat e saj dhe zgjedhjet me të cilat ajo përballet.

Ai e tregon atë teksa shkon nëpër spitalet ku ajo u trajtua, duke biseduar me mjekë, shkencëtarë dhe zyrtarë qeveritarë në kërkim të përgjigjeve në lidhje me parandalimin, trajtimin, shëndetin publik, diskriminimin në kujdesin shëndetësor dhe mënyrën se si gratë në shoqërinë serbe shpesh fajësohen se sëmuren.

Të rikthehej në vende që ajo i njohu ndërsa ishte paciente ishte vërtet e vështirë, kujton ajo. Edhe pse dokumentari e ndihmoi atë ta pranonte sëmundjen, Ratkoviç tha se ajo shpesh ra në depresion ose u ndje e frustruar gjatë realizimit të tij, duke pyetur veten nëse e gjithë kjo kishte ndonjë kuptim.

Por reagimet dhe pyetjet që ajo mori nga gratë dhe vajzat që lexonin artikujt e saj mbi kancerin, shëndetin riprodhues dhe jetën e shëndetshme e bën atë të vazhdonte përpara, tha ajo.

“Dokumentari bëri që unë të mbyllja procesin shumë të dhimbshëm të përballjes me traumën,” tha Ratkoviç për BIRN. “Ai më ndihmoi të kuptoja se kam mësuar vërtet diçka dhe, më e rëndësishmja, që unë mund t’ia kaloj këtë të gjithë të tjerëve.”

“Qëllimi im nuk ishte të frikësoja njerëzit, por t’u tregoja atyre nëpërmjet përvojës time se ka jetë edhe pas diagnozës. Dokumentari ynë është më shumë mbi të gjitha gjërat që mund të bëjmë më parë, për shembull, si të jetojmë në mënyrë të shëndetshme, të bëjmë analiza dhe kontrolle të rregullta dhe të kemi dashuri dhe intimitet të madh dhe të sigurt.”

Nuk është diçka që ndreqet shpejt, tha ajo. “Nuk është si të vizitosh një qendër shërbimi për kompjuterë apo makina. T’i mbijetosh kancerit do të thotë të ndryshosh plotësisht mendësinë dhe jetën tënde.”

Fjalë goje

E diplomuar në Fakultetin e Arkitekturës në Beograd dhe studente doktorature në Teorinë e Arteve dhe Medias, Ratkoviç është një gazetare e njohur në Serbi për një numër të madh mediash, përfshirë VICE Serbia, City Magazine dhe Elle Serbia.

Temat e saj variojnë nga dashuria te feminizmi dhe tabutë seksuale, por edhe te kanceri dhe mënyra sesi ai e nxiti atë të ndryshonte jetën e saj, duke prekur çështje të tilla si ushqimi i shëndetshëm, mjekësia alternative dhe roli i psikoterapisë në trajtimin e kancerit.

Libri i saj i parë pritet të dalë më vonë këtë vit dhe një film i shkurtër ku ajo është bashkë-skenariste, Punta Cana, pati debutin e tij në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit të Shkurtër të Palm Springs më 24 qershor.

Sa për të ardhmen, Ratkoviç dëshiron të inkurajojë një dialog më të madh për rëndësinë e shëndetit riprodhues nëpërmjet shkrimeve të saj dhe rrjeteve sociale.

Ajo dëshiron gjithashtu të promovojë edukimin seksual për prindërit dhe fëmijët, kontrollet e rregullta mjekësore, rëndësinë e jetesës së shëndetshme, një rol aktiv për gratë në vendimmarrje dhe rritjen e ndërgjegjshmërisë për vaksinat HPV që mund të parandalojnë lloje të caktuara të kancerit.

“Gjëja më e rëndësishme për mua është të bëj një fushatë fjalësh, sepse e kuptova që është shumë më mirë sesa një qasje hierarkike nga lart-poshtë, pasi shumë njerëz janë rezistentë, ashtu siç isha edhe unë.”

Ajo që është më e rëndësishme, tha Ratkoviç, është se shoqëria serbe duhet ta kapërcejë stigmën që lidhet me të folurën hapur për seksin dhe sëmundjet seksualisht të transmetueshme.

“Unë them gjithmonë se seksi më shpëtoi jetën, pasi hemorragjia gjatë kontaktit (që mund të ndodhë gjatë marrëdhënies seksuale) është një nga simptomat e rëndësishme të kancerit të qafës së mitrës,” tha Ratkoviç.

“Pra, nga njëra anë, seksi po satanizohet, por nga ana tjetër seksi është gjithmonë një shenjë që tregon nëse gjithçka po funksionon mirë.”

Ky artikull u publikua në të përdyjavshmen e BIRN Belgrade Insight. Këtu mund të gjeni një kopje.

Etiketa: BeogradBIRNdialogDokumentargazetaregraLibriMakinaMjekmjekëoperacioniSerbiSerbiaSHspitaletstudenteZgjedhjet
Tjetri
Skeda e pasurisë së deklaruar-Nertina Kosova-gjyqtare e Apelit për Krime të Rënda

Skeda e pasurisë së deklaruar-Nertina Kosova-gjyqtare e Apelit për Krime të Rënda

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.