AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Rajoni

Hahn nis procesin e shqyrtimit për anëtarësimin e Maqedonisë në BE

Sinisa Jakov MarusicngaSinisa Jakov Marusic
8 years më parë
në Rajoni
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Komisioneri i Zgjerimit Johannes Hahn | Foto: Beta

Komisioneri për Zgjerim i BE-së, Johannes Hahn, viziton Shkupin të martën, duke shënuar fillimin e procesit të shqyrtimit që synon përgatitjen e Maqedonisë për bisedimet e anëtarësimit në BE.

Komisioneri i Zgjerimit Johannes Hahn | Foto: Beta

Maqedonia këtë javë po fillon procesin e shqyrtimit teknik për të vlerësuar gatishmërinë e saj për bisedimet e pranimit në BE, që sipas planit mund të fillojnë në qershor të vitit të ardhshëm.

Pas arritjes së tij në Shkup të martën, Komisioneri i Zgjerimit Johannes Hahn do të takohet me kryeministrin Zoran Zaev, kryetarin e parlamentit Talat Xhaferi dhe udhëheqësin e partisë kryesore opozitare VMRO DPMNE, Hristijan Mickovski.

Procesi i shqyrtimit do ta detyrojë Maqedoninë që të mobilizojë të gjitha kapacitetet e saj për të përmbushur parakushtet e BE-së për fillimin formal të bisedimeve të pranimit.

Në fund të qershorit, ministrat europianë dhanë një “dritë jeshile” të kushtëzuar për fillimin e bisedimeve të pranimit në BE për Maqedoninë dhe Shqipërinë.

Megjithatë, të dy vendeve u janë dhënë disa kushte kryesore, përfshirë përfundimin e reformave gjyqësore, hetimet aktive dhe vendimet në rastet e korrupsionit të nivelit të lartë, reformat në sektorin e inteligjencës dhe të sigurisë dhe reformën e administratës publike.

Një nga detyrimet e para të Maqedonisë do të jetë zbulimi i kreut të ekipit kombëtar përgjegjës për pjesën politike të bisedimeve si edhe kreu i ekipit të ekspertëve që do të jetë përgjegjës për aspektin teknik të bisedimeve me BE-në.

Pritet që pjesa më e vështirë e procesit të shqyrtimit, dhe e bisedimeve përfundimtare të pranimit në BE, do të jenë reformat e gjyqësorit, të cilin Brukseli e vlerësoi më parë si të mangët.

Gjyqësori “është pjesë e sistemit për të cilin vendi ka marrë kritikat më serioze në të kaluarën”, tha analisti politik Xelal Neziri për Radion Evropa e Lirë të hënën.

“Ky do të jetë një proces më i gjatë, qëllimi i të cilit do të jetë edhe përfshirja e të gjithë faktorëve politikë në Maqedoni, sidomos e opozitës,” shtoi ai. (Opozita kundërshton marrëveshjen e fundit me Greqinë lidhur me emrin e saj.)

“Pjesa më e vështirë do të jetë përafrimi i vlerave të vendit me ato të BE-së,” vazhdoi ai.

Qeveria e Maqedonisë ka thënë se në procesin e tranzicionit nga vend kandidat për anëtarësim në BE, ajo do të mbështetet në përvojën e vendeve fqinje si Kroacia, e cila tashmë është anëtare e BE-së, dhe e Malit të Zi dhe Serbisë, të cilat tashmë kanë nisur bisedimet e tyre të pranimit.

Vlerësimet sugjerojnë se Maqedonia do të duhet të formojë rreth 33 grupe pune për 33 kapitujt e BE-së dhe të mobilizojë më shumë se 1,000 përfaqësues dhe ekspertë nga të gjitha fushat për qëllimet e bisedimeve.

Zv/kryeministri i Maqedonisë në krye të çështjeve europiane, Bujar Osmani, thotë se sektori qeveritar për çështjet europiane, SEP, është në krye të detyrës historike për të qenë baza qendrore për koordinimin e bisedimeve dhe reformave institucionale.

“Ky institucion është plotësisht i përgatitur. Disa ekspertë të SEP kanë kaluar të gjithë karrierën e tyre të punës duke u marrë me këtë temë, duke investuar me zell dhe duke ndërtuar me profesionalizëm kapacitetet e tyre dhe në këtë proces. SEP do të luajë rolin e një qendre kryesore që lidh dhe koordinon të gjithë procesin,” tha Osmani për BIRN javën e kaluar.

Osmani e mbështet optimizmi i tij për faktin se Maqedonia ka qenë një vend kandidat për një kohë të gjatë, që nga viti 2005, dhe që atëherë ka marrë nëntë progres raporte pozitive të Komisionit Europian që nuk u vunë në zbatim për shkak të mosmarrëveshjes së gjatë me Greqinë.

Maqedonia mori një dritë jeshile të kushtëzuar për anëtarësimin në BE dhe NATO pas nënshkrimit të një marrëveshjeje historike me Greqinë, duke i dhënë fund një mosmarrëveshjeje 27-vjeçare mbi çështjen e emrit të Maqedonisë, më 17 qershor.

Sipas marrëveshjes, Maqedonia do ta ndryshojë emrin e saj në Republika e Maqedonisë së Veriut me qëllim që ta bëjë atë të dallueshme nga provinca veriore greke, e cila quhet gjithashtu Maqedoni.

Në këmbim, Greqia hoqi bllokadën e saj të gjatë për ofertat e pranimit në NATO të fqinjës të saj.

Por testi kryesor për qeverinë në Shkup është referendumi mbi marrëveshjen  e emrit që do të mbahet në vjeshtë të këtij viti. Nëse ai rezulton i suksesshëm, Shkupi mund të jetë pak a shumë i sigurt se nuk do të ketë më pengesa të mëdha të imponuara nga vendet e tjera në rrugën e saj drejt NATO-s.

Etiketa: BEBIRNBrukseliEvropaGjyqGreqiaHetimetKomisioneriKroaciaMaqedoniMaqedoniaNATOOpozitaParaprogresPunëQeveriaSHShkupshqipVendimetVMRO DPMNEzgjerimZoran Zaev
Tjetri
BE-ja Kosovës dhe Serbisë: Normalizimi i marrëdhënieve tepër i rëndësishëm

Vuçiç takon Macronin para bisedimeve Serbi-Kosovë

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.