AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor Lajme

Shqipëria nënshkruan kërkimin e viktimave të komunizmit mes skepticizmit

Gjergj ErebarangaGjergj Erebara
8 years më parë
në Artikull kryesor Lajme, Lajme, Në Fokus
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Përfaqësuesi i ICMP Matthew Holliday dhe zv.ministrja e Brendshme Rovena Voda duke nënshkruar marrëveshjen në prani të ambasadores së BE Romana Vlahutin. Foto: BIRN

Në një ceremoni të zhvilluar të mërkurën në Tiranë, Ministria e Brendshme i hapi rrugën marrëveshjes me Komisionin Ndërkombëtar të Personave të Zhdukur (ICMP) për ndihmë në kërkimin dhe identifikimin e disave prej mijëra viktimave të komunizmit. Por familjarët e të zhdukurve u shprehën dyshues ndërsa ekspertët theksuan vështirësitë e mëdha të procesit.

Përfaqësuesi i ICMP Matthew Holliday dhe zv.ministrja e Brendshme Rovena Voda duke nënshkruar marrëveshjen në prani të ambasadores së BE Romana Vlahutin. Foto: BIRN

Zëvendësministrja e Punëve të Brendshme Rovena Voda dhe Drejtori i Programit për Ballkanin Perëndimor Matthew Holliday, nënshkruan një marrëveshje të shumëpritur të mërkurën, e cila do të lejojë ICMP të ndihmojë autoritetet shqiptare të kërkojnë dhe identifikojnë një pjesë të viktimave të regjimit komunist si dhe të ndihmojnë për krijimin e kuadrit ligjor dhe administrativ për të vijuar procesin në të ardhmen.

“Kjo është një mundësi e jashtëzakoshme për shoqërinë që të përballet me të shkuarën e dhunshme dhe të krijojë një të ardhme të bazuar në themelet e të drejtave të njeriut, respektit për dinjitetin njerëzor dhe sundimit të ligjit,” tha Holliday.

“Përballja me të shkuarën është një detyrim ligjor, por para së gjithash, moral,” tha Voda.

Delegacioni i Bashkimit Europian në Tiranë miratoi një projekt prej 600 mijë eurosh vitin e kaluar për të financuar punën e ICMP-së në Shqipëri.

Por autoritetet shqiptare duket se kishin nevojë për pak inkurajim dhe shtytje nga ambasadorja e BE-së në Tiranë Romana Vlahutin, për të ecur përpara me projektin dhe miratimin e tij – një proces që u zvarrit për shumë muaj dhe nuk është përfunduar ende.

Pasi u firmos, marrëveshja do të duhet të kalojë në ratifikim parlamentar para se të hyjë në fuqi, gjë që pritet të ndodhë jo më herët se sa shtatori i këtij viti.

Disa prej të afërmve të viktimave që u ekzekutuan dhe u varrosën në varre sekrete falënderuan delegacionin e BE-së në Tiranë për financimin e kërkimeve.

Artan Lleshi, gjyshi i të cilit u vra më 1946, tha se ai ende shpreson se një ditë do të jetë në gjendje të vendosë në lule në varrin e tij.

“Për mua, kjo është një nga ditët e para të demokracisë, e cila para së gjithash është respekt për të drejtat e njeriut,” tha ai.

Por të tjerë shprehën dyshime mbi angazhimin e autoriteteve në trajtimin e problemit. Ata argumentuan se gati tri dekada pas rënies së komunizmit, Shqipëria vijon të refuzojë të përballet me të shkuarën e vet të dhunshme.

Agron Tufa, kreu i Institutit të Studimeve të Krimeve të Komunizmit, tha se ishte e vështirë të besohej se autoritetet do të ishin tërësisht të angazhuara në proces për shkak se në administratën publike ka ende njerëz që e kanë nisur karrierën në kohën e komunizmit dhe vijuan të mbajnë pozicione pushteti për shumë vite më vonë.

“Mbaj mend një takim në zyrën e kryeministrit mbi këtë çështje në vitin 2014. Para meje, duke marrë pjesë në takim, ishte Ilirjan Mustafaraj, i cili ishte zëvendësministër i Brendshëm në atë kohë dhe kishte pasur të njëjtin pozicion para rënies së Komunizmit,” tha Tufa. Mustafaraj doli në pension në vitin 2016.

Nevila Nika, ish-drejtoreshë e Arkivit Qendror të Shtetit, tha se ajo mendonte se procesi i gjetjes së të dhënave dokumentare në arkivat e vendit do të jetë i gjatë dhe i vështirë.

“Arkivat janë në gjendje të keqe në Ministrinë e Brendshme dhe në institucionet e tjera ku mund të gjendet informacion mbi viktimat e komunizmit. Do të duhet shumë punë,” tha ajo.

ICMP shprehu fillimisht dëshirën për të ndihmuar Shqipërinë për gjetjen e viktimave në vitin 2010, kur kërkimet private zbuluan një varr masiv të kohës së komunizmit në Tiranë. Megjithatë, u deshën tetë vjet për të mbërritur në një marrëveshje.

Bashkimi Europian vendosi financimin e fazës pilot të projektit në qershor të vitit të kaluar ndërsa në mars, ICMP dhe qeveria shqiptare arritën marrëveshjen, e cila deshi tre muaj të tjera për t’u miratuar në fillim të qershorit në Këshillin e Ministrave si dhe një muaj më shumë për t’u firmosur formalisht.

Ambasadorja Vlahutin u falënderua nga organizatat përfaqësuese të viktimave të komunizmit si dhe nga funksionarët e ICMP për mbështetjen e saj personale për të shtyrë përpara projektin.

“Familjet, e gjithë shoqëria dhe në veçanti të rinjtë, duhet të mësojnë të vërtetën, për shkak se pa të vërtetë, nuk mund të ketë drejtësi,’ tha Vlahutin.

Etiketa: Bashkimi EuropianBashkimit EuropianBEBIRNDelegacioni i Bashkimit EuropiandetyrimICMPMarrëveshjamarrëveshjeMatthew HollidayMinistria e BrendshmeParapilotPunëQeveriaQeveria shqiptareRomana VlahutinRovena VodaShpresONshqipShqipëriShqipëriashqiptaretë zhdukurvarrvarr masivviktimat e komunizmit
Tjetri
“Piruetat” me një kredi të butë dhe pasuria e të vëllait rrezikojnë gjyqtarin Metalla

“Piruetat” me një kredi të butë dhe pasuria e të vëllait rrezikojnë gjyqtarin Metalla

gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
rama 2 ps

“Nga lajmi te lajmësi”: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

08:46 | 23/06/2026
Shqipëria hap dyert e ‘skllavërisë moderne’ për punëtorët e huaj

Punëtorët e huaj në Shqipëri: Narrativa mediatike lustron realitetin

17:46 | 22/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.