AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Rajoni

Liberalizimi i vizave për Kosovën rrezikon t’i lërë serbët në harresë

Filip RudicngaFilip Rudic
8 years më parë
në Rajoni
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Flamuj festimesh në Kosovë. Foto: BETA/AP

Shumë serbë që jetojnë në Kosovë mund të mos përfitojnë nga liberalizimi i vizave me BE-në që Kosova po shpreson ta sigurojë së shpejti, paralajmërojnë aktivistët e të drejtave të njeriut.

Flamuj festimesh në Kosovë. Foto: BETA/AP

Mbajtësit e pasaportave serbe në Kosovë mund të mos jenë në gjendje të udhëtojnë drejt dhe përreth zonës pa viza të Shengenit të BE-së pasi BE-ja të lehtësojë regjimin e udhëtimit me Kosovën, paralajmërojnë ekspertët.

Paralajmërimi vjen pasi Komisioni Europian konfirmoi më 18 korrik se Kosova tashmë kishte përmbushur dy kërkesat e pazgjidhura për liberalizimin e vizave – ratifikimin e marrëveshjes së demarkacionit kufitar me Malin e Zi dhe të dhëna më të mira në luftën kundër krimit dhe korrupsionit – duke përmbushur të gjitha standardet e përcaktuara në udhërrëfyesin e BE-së për liberalizimin e vizave.

Kosova tani është i vetmi vend në rajon pa një regjim pa viza me BE-në dhe liderët e vendit i quajtën historike komentet e komisionit.

Por Milica Andriç, një studiuese për organizatën jo-qeveritare LINK në Mitrovicë, thotë se shumë serbë të Kosovës mund të mbeten në harresë.

Kjo për faktin se ndërkohë që shumë serbë të Kosovës nuk duan pasaporta të Kosovës, të tjerë nuk i kanë kërkuar apo marrë ato – për shkak të problemeve të regjistrimit të shtetësisë.

“Ka probleme të të gjitha llojeve sepse Kosova nuk i njeh dokumentet serbe, si certifikatat e lindjes, vdekjes dhe martesës, të lëshuara pas nënshkrimit të Marrëveshjes së Kumanovës në vitin 1999,” tha Andriç për BIRN, duke iu referuar marrëveshjes që i dha fund luftës në Kosovë, nënshkruar më 9 qershor 1999.

Që nga ajo datë, institucionet e ashtuquajtura paralele të drejtuara nga serbët kanë vazhduar të funksionojnë në veri të Kosovës në zonat me popullsi kryesisht serbe. Qeveria e Kosovës i sheh këto organe si të paligjshme.

“Ajo që ndodh nën sistemin serb nuk është e dukshme në sistemin e Kosovës. Sa i përket Kosovës, shumica e serbëve nuk e kanë ndryshuar statusin e tyre civil pas vitit 1999,” tha Andriç.

Një OJQ me qendër në Kosovë e quajtur Aktiv vlerësoi në vitin 2017 se numri i personave që kanë lindur në Kosovë, por që janë ndaluar të marrin shtetësi, arrin deri në 200,000.

Në raportin e tij të majit 2018, “Marrja e shtetësisë në Kosovë”, Aktiv tha se situata ishte e dëmshme për të gjitha komunitetet që janë pakicë në Kosovë, por kishte një “efekt sidomos të ndjeshëm” ndaj komunitetit serb.

“Qeveria e Kosovës duhet të lëshojë udhëzime të reja që do t’i lejojnë institucionet relevante të pranojnë dokumente të lëshuara nga institucionet e ashtuquajtura paralele serbe dhe Qendrën koordinuese të Ministrisë së Brendshme serbe si provë relevante, kur të pranojnë aplikimet për shtetësi,” njoftoi raporti.

Qendra Koordinuese në Beograd i ka lëshuar pasaporta qytetarëve serbë që banojnë në Kosovë që nga viti 2009.

Atë vit, BE këmbënguli se vetëm banorët e Serbisë të fitonin të drejtën për të udhëtuar në BE pa viza, si parakusht për liberalizimin e regjimit të vizave me Serbinë.

Sipas të dhënave të mbledhura nga Andriç, qendra e koordinimit kishte lëshuar mbi 97,000 pasaporta të tilla deri në korrik 2016.

Serbët e Kosovës ende përballen me një mungesë vullneti nga ana e Prishtinës për t’i integruar ata në shoqëri, tha Andriç. Nga viti 2014 deri në vitin 2017, kushtet për marrjen e shtetësisë së Kosovës ishin sidomos të vështira për serbët, pohoi ajo.

Në vitin 2014, autoritetet përcaktuan katër kritere për marrjen e shtetësisë – të kenë lindur në Kosovë para vitit 1998, ose kanë një prind të lindur në Kosovë më parë, të kenë jetuar të paktën pesë vjet në Kosovë para vitit 1998, ose të vërtetojnë se ke qenë një person i zhvendosur, vuri në dukje Andriç.

Ndërsa komunitetet e tjera duhet të plotësonin vetëm një nga këto kushte, serbët duhet t’i përmbushnin të gjitha, shtoi ajo. “Vazhdoi kështu që nga viti 2014, më pas u ndryshua në vitin 2017,” vuri në dukje Andriç.

Ajo shtoi se marrja e shtetësisë nga Kosova, pavarësia e të cilës nuk është njohur nga Serbia, mbeti një temë tabu midis shumë serbëve të Kosovës.

Etiketa: aktivistAktivistëBanorëBEBeogradBIRNKEKomisioni EuropianKosovaKosovëpaktParapasaportaQeveriarajonRaportiSerbiaShpresONviza
Tjetri
KPK ngre pikëpyetje mbi profesionalizmin dhe pasurinë e prokurorit nga Korça

Prokurori i Korçës Elsion Sadiku shkarkohet nga detyra

media

Si u përdorën fotot me IA dhe kamerat e policisë kundër protestës për Zvërnecin

06:42 | 04/06/2026
Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.