AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Analiza

Prokurorja e Përgjithshme vlerësohet “pranueshëm” në aftësitë profesionale

Gjergj ErebarangaGjergj Erebara
8 years më parë
në Analiza, Artikull kryesor Analiza, KPK, Në Fokus
Koha e leximit: 4 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Kryeprokurorja e Përkohshme, Arta Marku, duke folur në një mbledhje të Komisionit Parlamentar të Ligjeve, | Foto : LSA

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ngriti pikëpyetje mbi një masë sigurie arrest me burg të kërkuar nga Prokurorja e Përgjithshme e Përkohshme Arta Marku si dhe me mungesën e hapave për përcaktimin e një metodologjie në emërimet e saj në prokuroritë, por arsyetoi se këto janë “mangësi formale” dhe e cilësoi aftësinë e saj profesionale “mjaftueshëm”.

Kryeprokurorja e Përkohshme, Arta Marku, duke folur në një mbledhje të Komisionit Parlamentar të Ligjeve, | Foto : LSA

Prokurorja e Përgjithshme e Përkohshme Arta Marku, e cila u përball me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, arriti të sigurojë rikonfirmimin në detyrë për të treja kriteret, pastërtia e figurës, pasuria me burime të ligjshme dhe aftësia profesionale, por për këtë të fundit, komisioni ngriti disa pikëpyetje e konsideroi “të aftë” por e vlerësoi aftësinë e saj profesionale në “nivel të pranueshëm”.

Marku, e cila u zgjodh dhjetorin e kaluar mes protestave të opozitës Prokurore e Përgjithshme e Përkohshme, do ta mbajë këtë pozicion deri sa institucioni i ri, Këshilli i Lartë i Prokurorisë, të kryejë procedurat për prokuror të përgjithshëm me mandat të plotë.

Vendimi i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit u publikua në faqen zyrtare të PKP-së të hënën më 30 korrik 2018. [Link vendimi]

Marku rezultoi e pastër në analizën e pasurisë së saj me vlerë 5.5 milionë lekë të përbërë nga një apartament në Shkodër dhe 450 mijë lekë kursime familjare. Apartamenti i blerë në Shkodër me vlerë 5 milionë lekë është paguar përmes një kredie bankare si dhe ndihmës së dhënë nga nëna e Markut në masën 1.2 milionë lekë, e cila i ka kursyer këto para nga të ardhurat e një aktiviteti të vogël biznesi në qytetin e Fushë-Arrëzit në periudhën para se Marku të emërohej prokurore.

Marku ka marrë vlerësime “shumë mirë” për aftësitë e saj profesionale nga Prokuroria e Përgjithshme për tre vitet e fundit, por Komisioni i Pavarur i Kualifikimit nuk u shpreh shumë i bindur për këtë vlerësim.

Aftësitë profesionale të subjekteve të rivlerësimit maten përmes një procedure strikte që përfshin grumbullimin e raporteve zyrtare të vlerësimit si dhe përzgjedhjen e pesë dokumenteve në mënyrë rastësore për t’u analizuar. Një nga dokumentet e analizuara që u veçua nga vëzhguesi i huaj Theo Jacobs kishte të bënte me kërkesën nga ana e Markut të masës së sigurisë “Arrest me burg” për një drejtues automjeti të ndaluar në gjendje të dehur në vitin 2016, një kohë kur qeveria shpalli fushatë për zbatimin e rregullave të qarkullimit rrugor duke burgosur qindra shqiptarë, përfshirë për shkelje të këtij lloji, apo dhënie motoçiklete pa dokumente.

Jacobs theksoi se Marku ka kërkuar një masë sigurie ekstreme për një vepër penale dhe një situatë në të cilën vështirë se mund të justifikonte arrestin me burg. Ndonëse është jurist i huaj, Jackobs solli në vëmendje një dokument juridik shqiptar, një vendim unifikues të Kolegjeve të Bashkuara të Gjykatës së Lartë të vitit 2011, ku theksohet se kërkesa e prokurorit për masë sigurie “duhet të jetë e argumentuar” dhe e mbështetur. Masa e sigurisë arrest me burg jepet vetëm në rastet kur ka dyshime të arsyeshme se personi që ka kryer veprën penale mund të arratiset apo mund të prishë provat apo mund të bëjë një vepër tjetër penale, gjë që duket se nuk plotësohen në rastet e një personi të kapur të dehur në timon.

“Këto janë fjalë shumë të mençura të Gjykatës së Lartë dhe vijnë në përputhje të plotë me jurisprudencën europiane”, tha Jacobs. Megjithatë, Marku nuk u paraqit vetë në seancën dëgjimore të zhvilluar për të dhe rrjedhimisht nuk dha shpjegime se pse duhej të kërkonte një masë të tillë ekstreme sigurie.

Masat e sigurisë arrest me burg të kërkuara nga prokurorët dhe të dhëna nga gjykatat në masë gjatë viteve 2014,2015 dhe 2016 për shkak të të ashtuquajturave fushata ligjzbatuese të qeverisë, krijuan një situatë shumë shqetësuese mbi mbingarkesë të madhe në burgje, të cilat u kritikuan në atë kohë si shkelje serioze të të drejtave të njeriut. [Link] Për shkak se me frymëzim nga qeveria, policia e shtetit filloi të “arrestojë në flagrancë” shkelje të ndryshme të kodit rrugor, të ligjit urbanistik apo të vjedhjes së dritave, numri i të burgosurve kaloi me një të tretën kapacitetin formal të burgjeve, duke i detyruar të burgosurit të flinin me turne.

Në të paktën një rast, masa e sigurisë “arrest me burg” për një të dyshuar për vjedhje dritash përfundoi me vetëvarjen e këtij të fundit në burgun e Rrogozhinës.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit vuri në dukje gjithashtu se lëvizjet e shumta të urdhëruara nga Marku në strukturën e prokurorisë që kur ajo mori postin e Prokurores së Përgjithshme të Përkohshme, ndonëse “janë brenda ligjit”, nuk janë mbështetur në ndonjë metodologji të arsyeshme dhe se Marku, pavarësisht se ka kaluar tashmë gjashtë muaj në këtë post “nuk ka bërë përpjekje” për hartimin e ndonjë metodologjie që do të mundësonte një vlerësim objektiv dhe transparent në rastet e uljes në detyrë të prokurorëve apo përzgjedhjes së tyre për ngritje në detyrë.

Pavarësisht vërejtjeve, Komisioni konkludoi se “mangësitë e konstatuara në vlerësimin profesional janë formale dhe nuk janë në atë nivel, sa të cenojnë aftësitë profesionale të prokurores”.

Komisioni i përbërë nga Genta Tafa (Bungo), kryetare, Suela Zhegu, relatore dhe Pamela Qirko, anëtare, vendosi konfirmimin në detyrë të Markut si dhe tha se ajo ka “një nivel të pranueshëm të vlerësimit të aftësive profesionale”.

Etiketa: aftësitë profesionaleAnalizëArrestArrest me burgArta MarkuBurgburgjefushataGjykatëGjykatësKomisioni i Pavarur i KualifikimitligjzbatueseMASMasaMbledhjepaktPamela QirkoParapasuriaPoliciaPolicia e ShtetitprokurorProkuroreProkuroriaProkuroria e PërgjithshmeQeveriaRrogozhinëRrogozhinësShkodërSuela ZheguTHeo JacobsURAVendimVendimivjedhje
Tjetri
Maqedonia cakton për në shtator referendumin e emrit

Maqedonia cakton për në shtator referendumin e emrit

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.