AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Rajoni

Maqedonia cakton për në shtator referendumin e emrit

Sinisa Jakov MarusicngaSinisa Jakov Marusic
8 years më parë
në Rajoni
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Parlamenti maqedonas. Foto: MIA.

Maqedonasit do të kenë mundësinë të japin mendimin e tyre për marrëveshjen historike “të emrit” me Greqinë fqinje më 30 shtator, vendosi të hënën parlamenti i vendit.

Parlamenti maqedonas. Foto: MIA.

Gjashtëdhjetë e shtatë nga 120 deputetët në parlamentin e Maqedonisë votuan pro mbajtjes së referendumit mbi marrëveshjen e vendit me Greqinë më 30 shtator, i cili – nëse rezulton i suksesshëm –  do të përshpejtojë integrimin euroatlantik të Maqedonisë.

Ndërkohë që deputetët nga partitë në pushtet dhe disa parti të opozitës e mbështetën fuqimisht referendumin, deputetët nga partia kryesore opozitare VMRO DPMNE munguan në seancë.

“E di që vendimi nuk është i lehtë. E di që kjo çështje është serioze dhe shpesh edhe e dhimbshme për të gjithë ne. Por BE-ja dhe NATO-ja janë e vetmja alternativë për prosperitetin e Maqedonisë,” tha deputeti Tomislav Tuntev, nga Partia kryesore Social Demokrate në pushtet, duke folur në emër të ligjvënësve që kishin dorëzuar nismën e referendumit.

Shumica parlamentare vendosi të vazhdojë me idenë e referendumit pasi të gjitha përpjekjet për ta përfshirë edhe opozitën në këtë gjë kishin dështuar. Opozitës iu kërkua gjithashtu t’i bëjë thirrje mbështetësve të saj të votojnë, edhe nëse ata janë kundër marrëveshjes së “emrit” me Greqinë.

Pjesëmarrja e opozitës mund të jetë shumë e rëndësishme për arritjen e pragut të kërkuar të pjesëmarrjes prej 50 për qind.

Partia VMRO DPMNE, e cila e konsideron marrëveshjen me Greqinë si një akt kapitulimi kombëtar, e kundërshtoi pyetjen e referendumit, e cila do të jetë: “A e mbështesni anëtarësimin e vendit në BE dhe NATO duke pranuar marrëveshjen midis Maqedonisë dhe Greqisë?”

Ajo e quajti pyetjen manipuluese dhe tha se në mënyrë që ajo ta mbështesë pjesëmarrjen në plebishit, marrëveshja “e emrit” me Greqinë nuk duhet të lidhet me ofertat e anëtarësimit të vendit në BE dhe NATO.

Një synim kryesor i marrëveshjes me Greqinë, e nënshkruar më 17 qershor, është të sigurojë që Greqia t’i japë fund bllokadës së saj të gjatë të anëtarësimit të Maqedonisë në NATO dhe BE.

Sipas marrëveshjes, Maqedonia pranoi ta ndryshojë emrin e saj në Republika e Maqedonisë së Veriut, ndërsa Greqia ra dakord të heqë veton për integrimin e Maqedonisë në BE dhe NATO.

Megjithatë, që marrëveshja të vihet plotësisht në zbatim, maqedonasit duhet të tregojnë se e mbështesin atë në një referendum.

Etiketa: BEdemokratedeputetGreqiaMaqedoniaMarrëveshjaNATOPartiaReferendumshtatorsocial demokrateVendimiVMRO DPMNE
Tjetri
Gjyqtari Dritan Hallunaj drejt konfirmimit në detyrë

Gjyqtari Dritan Hallunaj drejt konfirmimit në detyrë

protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
rama 2 ps

“Nga lajmi te lajmësi”: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

08:46 | 23/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.