AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Rajoni

Emigrantët dhe refugjatët përballen me mjerim në Bosnje e dyer të mbyllura në Kroaci

Anja VladisavljevicngaAnja Vladisavljevic
8 years më parë
në Rajoni
Koha e leximit: 5 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Një strehë e improvizuar në rrethinat e Bihacit. Foto: Anja Vladisavljevic.

Një numër në rritje refugjatësh dhe emigrantësh që shkojnë drejt Bosnjës përballen me kushte të vështira dhe rruga e tyre përpara është e bllokuar nga policia e vrazhdë kroate.

Një strehë e improvizuar në rrethinat e Bihacit. Foto: Anja Vladisavljevic.

Ishte thuajse ora e drekës në një konvikt në periferi të Bihacit në Bosnje dhe Hercegovinën veriperëndimore dhe një grua afgane u strehua nga shiu në një çadër përpara se t’i bashkohej radhës për ushqim.

Konvikti ishte i papërfunduar. Dritaret nuk kishin xhama, tubat e ujit rridhnin dhe në katet e sipërme kishte vrima. Në ajër ndihej era e tymit dhe e urinës.

“Ky nuk është kamp dhe ai nuk është ushqim,” tha gruaja, e cila nuk e dha emrin e saj.

Bihaci nuk është i panjohur për kriza.

Njëzet e pesë vjet më parë ky qytet ishte nën rrethim, banorët e tij kryesisht boshnjakë (myslimanë boshnjakë) ishin të bllokuar nga të gjitha anët nga forcat serbe të Bosnjës për të cilët kontrolli i Bihacit do të forconte linjat e furnizimit midis tyre dhe të afërmve të tyre etnikë që luftonin një luftë rebele pak më larg kufirit me Kroacinë.

Jugosllavia po shpërbëhej në gjakderdhje dhe afërsia e Bihacit me  komunikimet rrugore dhe hekurudhore e bëri atë një çmim strategjik. Sot ky vend do të thotë se është një magnet për emigrantët dhe refugjatët nga Azia, Afrika dhe Lindja e Mesme në rrugën e tyre të re nëpër gadishullin ballkanik drejt Europës Perëndimore.

Për rreth 1,000 vetë, konvikti i zymtë dhe çadrat e lodhura përpara tij janë një shtëpi e përkohshme, rruga e tyre drejt Kroacisë anëtare të Bashkimit Europian, e cila është bllokuar nga policia, grupet e të drejtave të njeriut të së cilës akuzojnë përdorimin e taktikave të rënda për t’i mbajtur ata larg.

Shifrat e emigrantëve që shkojnë drejt veriut nga Greqia nëpërmjet Shqipërisë, Malit të Zi dhe Bosnjës janë dyfishuar që nga viti i kaluar, ndërsa Bosnja tani përpiqet të sigurojë strehim dhe ushqim për rreth 5,000 vetë, 3,000 prej të cilëve janë në Bihac.

Shifrat nuk krahasohen me vitin 2015, kur qindra mijëra vërshuan drejt veriut nga Greqia përmes Maqedonisë dhe Serbisë. Por me mbylljen e asaj rruge, kontrabandistët po afrohen më afër Adriatikut.

Kjo i ka lënë një barrë të madhe Bosnjës, e cila është ende në procesin e gjatë të rimëkëmbjes nga lufta e viteve 1992-1095, ku mbetën të vrarë 100,000 njerëz dhe e cila e ndau vendin përgjatë vijave etnike.

Kujtimet e vuajtjes

Një strehë e improvizuar në rrethinat e Bihacit. Foto: Anja Vladisavljevic.

Kur BIRN vizitoi Bihacin, më 23 korrik, shiu nuk u ndal. Rrobat dhe batanijet kullonin nga uji.

Banorët qëndronin në radhë për ushqimin e tyre, duke ngrënë me turne pasi dhoma e ngrënies, e cila gjatë mbrëmjes kthehet në dhomë fjetjeje, është shumë e vogël që t’i mbajë të gjithë. Atë ditë, Kryqi i Kuq shërbeu mëngjesin për 900 vetë dhe 1,150 vakte të ngrohta për drekë dhe darkë. Ka vetëm gjashtë tualete dhe kabina dushi.

Fëmijët luanin pranë rrugës me qen rruge. Kur del dielli, ata notojnë në ujërat e kaltra të lumit Una, edhe pse kjo u shoqërua me një tragjedi më 5 korrik kur një person u mbyt.

Me kujtimet e tyre të luftës dhe humbjes ende të freskëta, disa banorë të Bihacit dhe gjetkë në Bosnje dhe Hercegovinë janë treguar të shpejtë për të ndihmuar, duke organizuar vullnetarë dhe duke dhuruar ushqime dhe rroba. Por situata ka nxitur frikë dhe paragjykim te të tjerët.

“Në vetëdijen dhe rrëfimet e popullsisë lokale, ekzistojnë lidhje të forta dhe krahasime me vuajtjet e tyre në luftën e viteve 1990, përvoja e rrethimit, vdekjes dhe dëshirës,” tha kulturologu Hajrudin Hromadziç, i lindur në Bihac dhe tani një profesor i asociuar në Universitetin e Rijekës në Kroaci.

Rajoni, tha ai, ishte futur në një situatë të “përballjeje dhe eksperimentimi spontan”.

Rreth 200 u vendosën fillimisht në një azil në qendër të qytetit, por u shpërngulën në konvikt në skaj të Bihacit më 17 korrik, kur kryebashkiaku Suhret Fazliç tha se azili nuk ishte i sigurt.

Bosnja ka vetëm dy qendra zyrtare azili. BE-ja, duke u përpjekur të mbajë të ulët fluksin e emigrantëve në kufijtë e saj, është zotuar të ndihmojë në krijimin e qendre tjetër, por zyrtarët boshnjakë nuk kanë rënë dakord për vendin ku mund të ngrihet ajo.

Qendra e qytetit të Bihacit. Foto: Anja Vladisavljevic.

Dhjetëra këshilltarë lokalë dhe kryetarë të komunave nga Bosnja veriperëndimore organizuan një protestë të enjten në Sarajevë lidhur me trajtimin e situatës nga shteti.

“Ata flenë në parqe, në stola… E kanë kthyer stadiumin tonë në një tualet, fëmijët tanë nuk kanë ku të luajnë,” tha Fazliç.

“Ne nuk jemi kundër emigrantëve. I kuptojmë problemet e tyre, por i kërkojmë Këshillit të Ministrave të gjejë strehim adekuat dhe t’i largojë ata nga rrugët,” citohet të ketë thënë ai nga mediat lokale.

Hromadziç fajësoi “mosfunksionimin kronik të shtetit” të vendit.

Marrëveshja e paqes që i dha fund luftës në Bosnje dha një sistem të komplikuar dhe të pamëshirshëm të ndarjes së pushtetit në bazë etnie që kritikët thonë se e ka bërë qeverinë shpesh të paefektshme dhe ndonjëherë të prirur drejt paralizës.

Qoftë nëse trajtohet në nivel lokal, kantonal, federal apo shtetëror, tha Hromadziç, “asnjëri prej tyre nuk mund të gjejë zgjidhje për këtë sfidë delikate”.

Dhuna policore

Një strehë e improvizuar në rrethinat e Bihacit. Foto: Anja Vladisavljevic.

Një gjë është e sigurt. Asnjë nga banorët e konviktit nuk dëshiron të qëndrojë në Bosnjë dhe Hercegovinë. Ka përpjekje të rregullta për të kaluar kufirin në Kroaci, por pengesat janë të frikshme, nga pyjet dhe lumenjtë, deri te minat tokësore të pa hequra dhe një forcë policore kroate aspak mikpritëse.

Amnesty International, si dhe një sërë organizatash joqeveritare dhe mediash në Kroaci, kanë dokumentuar raste dhune disproporcionale nga ana e policisë.

BIRN dëgjoi histori të ngjashme nga refugjatët dhe emigrantët me të cilët foli. Duke refuzuar t’u përmenden emrat, ata folën për dhunë fizike, konfiskim ose shkatërrim të sendeve personale me vlerë si edhe konfiskim të parave dhe celularëve.

“Unë dhe im bir jemi përpjekur të kalojnë kufirin disa herë, por policia na kthen pas,” tha një burrë afgan, babai i një djali katërvjeçar. Gjatë “kthimit pas” të fundit ata ia mbathën me “vetëm” një celular të thyer, tha ai.

Një pakistanez, i cili tha se ishte student shkencash kompjuterike dhe arkitekture, tha se ai e kishte kaluar pesë herë kufirin, madje duke arritur në Slloveninë fqinje të Kroacisë. Por çdo herë ai dhe shokët e tij ishin kthyer pas.

Duke u përpjekur t’i shmangen policisë, shumë njerëz notojnë nëpër lumenj. Më 2 korrik, ministria e brendshme e Kroacisë tha se gjatë 18 muajve të fundit, 12 persona vdiqën duke u përpjekur të kalonin kufirin në Kroaci. Disa OJQ thonë se numri është 16, por thonë se druhen se numri i vërtetë është akoma më i madh.

Më 19 korrik, Federata Ndërkombëtare e Kryqit të Kuq dhe të tjera thanë se dhjetëra njerëz po trajtoheshin çdo ditë për plagë të marra gjatë përpjekjes për të kaluar nga Bosnja dhe Hercegovina në Kroaci.

Një strehë e improvizuar në rrethinat e Bihacit. Foto: Anja Vladisavljevic.

Një zëdhënëse e Kryqit të Kuq në Bihac, Nicole Robicheau, tha se kushtet pranë kufirit ishin “tepër të papërshtatshme”.

“Njerëzit nuk duan të qëndrojnë këtu, por ata janë bllokuar,” tha Robicheau në një njoftim për shtyp. “Çdo ditë, njerëzit përpiqen të lëvizin drejt Kroacisë, por shumë njerëz kthehen me lëndime.”

Të martën, ministri kroat i mbrojtjes Davor Bozinoviç hodhi poshtë akuzat për brutalitetin e policisë, duke thënë se autoritetet vepruan vetëm në përputhje me ligjin kroat dhe atë të BE-së.

Por Julija Kranjeç, nga organizata e të drejtave të njeriut Kroaci Qendra për Studimet e Paqes, tha se një mohim i thjeshtë nuk ishte i mjaftueshëm përballë dëshmive të shumta të dëshmitarëve okularë që janë dhënë para organizatave ndërkombëtare me reputacion të lartë.

“Nëse ka pajisje të mira teknike për të cilat mburren aq shumë – drona, kamera termografike – pse të mos tregoni se çfarë po ndodh vërtet?” tha Kranjeç.

Etiketa: afganafganeAfrikaAmnesty InternationalazilBanorëBashkimit EuropianBEBIRNBosnjaBosnja dhe HercegovinaBosnjeBosnje dhe HercegovinëdëshmitarëdhunaDhuna policoreGreqiakampKëshillit të MinistraveKonfiskimKontrolliKrizaKroacikryetarLindjaLindja e MesmeLokaleLuftaMarrëveshjaMinistria e BrendshmemohimParaPoliciapyjetrajoniSHSHIUshqipstudent
Tjetri
Prokurori Gentjan Osmani përballet me vetingun

Prokurori Gentjan Osmani përballet me vetingun

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.