AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Rajoni

Thirrjet për “korrigjime” të Thaçit rrisin frikën e ndarjes së Kosovës

Die MorinangaDie Morina
8 years më parë
në Rajoni
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Hashim Thaçi. Foto: Beta

Deklaratat e Hashim Thaçit për “korrigjim” të kufirit si pjesë e një marrëveshjeje me Beogradin janë dënuar ashpër nga politikanët e opozitës dhe ekspertët, të cilët besojnë se kjo do të jetë në avantazh të Serbisë.

Hashim Thaçi. Foto: Beta

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, i ka tronditur bashkatdhetarët e tij dhe ka zemëruar disa parti opozitare duke dërguar një sërë mesazhesh paqarta dhe të përziera mbi temën e ndarjes etnike.

Ndërsa mohon mundësinë e “shkëmbimit” të territorit etnik me Serbinë, Thaçi në të njëjtën kohë e ka quajtur përfshirjen në Kosovë të zonave etnike shqiptare të Serbisë jugore “të realizueshme”.

“Ne kemi rreth 400 kilometra kufi me Serbinë që duhet të shënohet dhe pa demarkacion me Serbinë, procesi i formimit dhe konsolidimit të shtetit nuk mund të përfundohet,” tha Thaçi të enjten.

“Për këtë arsye, do të diskutohet demarkacioni dhe korrigjimi i kufijve,” tha ai, “edhe pse realizimi i aspiratave serbe për ndarjen e Kosovës nuk mund të imponohet brenda kornizës së korrigjimit kufitar, në asnjë rrethanë dhe për asnjë çmm”.

“Ndërkohë, mendoj se kërkesa e institucionalizuar e përfaqësuesve të Luginës së Preshevës për t’u bashkuar me Kosovën është shumë e realizueshme dhe e pranueshme për ne,” shtoi ai, duke iu referuar zonës me shumicë etnike shqiptare rreth qytetit të Preshevës në Serbi.

Disa politikanë të opozitës reaguan fuqishëm, duke thënë se çdo përmendje e “korrigjimit” të kufirit është jashtëzakonisht e rrezikshme.

Kreu i grupit parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, LDK, Avdullah Hoti, tha se “lojërat e fjalëve” për shkëmbimin e territoreve me Serbinë, duke përfshirë “korrigjimet kufitare”, do të kishin një çmim të madh, duke dëmtuar shanset e Kosovës për të fituar njohje të reja si edhe pozitën e saj në arenën ndërkombëtare.

“Askush nuk ka të drejtë të diskutojë territorin e Kosovës, pasi kjo do të binte në kundërshtim me vullnetin e popullit të Kosovës për një vend të pavarur,” shkroi Hoti në Facebook.

Sugjerimet për një zgjidhje të mundshme për mosmarrëveshjen Serbi-Kosovë duke shkëmbyer territore në vija etnike janë raportuar dhe diskutuar prej kohësh, por asnjëherë nuk janë ngritur zyrtarisht.

Pjesërisht kjo ndodh për shkak se BE-ja në parim është kundër ndryshimeve të kufirit në Europë dhe ndarja etnike do të shkonte krejtësisht kundër precedentit të vendosur pas shpërbërjes së ish-Jugosllavisë, kur ish-kufijtë e brendshëm republikanë jugosllavë njiheshin si kufij ndërkombëtarë, konform apo jo ndaj kritereve etnike.

Ndarja është po aq e papranueshme për shumë politikanë shqiptarë të Kosovës të cilët dyshojnë se Kosova do të fitojë ndonjë gjë nga ajo.

Deputeti i opozitës Ilir Deda shkroi të enjten se Thaçi ishte i vetëdijshëm që Lugina e Preshevës nuk do të lejohej të bashkohet me Kosovën.

“Ai po manipulon me ndjenjat e shqiptarëve të Luginës për marrëveshjet që ai dëshiron të bëjë në emër të Kosovës,” shkroi Deda në Facebook.

“Nëse nuk i ndalojmë përkrahësit e ndarjes, ata do të shkatërrojnë Republikën e Kosovës,” shtoi ai.

Drejtori i Institutit Kosovar për Kërkim dhe Zhvillim të Politikave, KIPRED, Lulzim Peci, e quajti deklaratën e Thaçit “mëkatin më të madh” që mund t’u bëhet shqiptarëve në Luginën e Preshevës, pasi Serbia nuk do të heqë dorë kurrë nga zona e Preshevës.

“Dihet se për arsye strategjike, Serbia do të preferonte ta mbante Preshevën sesa ta ndërrojë atë me një pjesë apo të gjitha komunat e veriut të Kosovës,” shkroi Peci në Facebook.

Ndërkohë, kryeministri Ramush Haradinaj deklaroi të mërkurën se planet për të ndarë Kosovën ishin të paqëndrueshme dhe thjesht spekulime.

“Unë mendoj se nuk ka kërcënim për ndryshim të kufijve,” tha Haradinaj pas një vizite në Kampin Bondsteel të ushtrisë amerikane në Kosovë.

Agjencia e lajmeve Reuters raportoi më 31 korrik se Ivica Daçiç, Ministri i Jashtëm i Serbisë, kishte folur rreth ndarjes në vizitën e tij të fundit në SHBA.

“Modeli i ndarjes ose delimitimit është një propozim që unë e kam përmendur si një zgjidhje. Tani të gjitha kartat janë në tryezë,” citoi Reuters të ketë thënë Daçiç pas takimit me Jared Kushner, këshilltar dhe dhëndër i presidentit amerikan Donald Trump.

Megjithatë, shumica e liderëve europianë mbeten shumë skeptikë rreth këtyre planeve.

Kancelari austriak Sebastian Kurz tha për të përditshmen e Sarajevës Dnevni Avaz se ai e kishte të vështirë të imagjinonte që një shkëmbim territoresh mund të përmirësojë ndonjë gjë “sepse rajoni nuk do të bëhej më i qëndrueshëm nëse ne përpiqemi të ndryshojmë kufijtë, kaq shumë vite pas luftës.”

Etiketa: Avdullah HotiBEDonald TrumpFacebookHaradinajHashim ThaçiHotiJared KushnerKartatKosovaKosovëKufiLDKPreshevërajoniRamush HaradinajSarajevëSerbiSerbiaSHSHBAshqiptareTrumpzhvillim
Tjetri
Pikëpyetjet e panumërta mbi pronat rrezikojnë pozitën e gjyqtarit Artur Malaj

KPK konfirmon gjyqtarin Artur Malaj, pavarësisht dyshimeve të ONM

protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
rama 2 ps

“Nga lajmi te lajmësi”: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

08:46 | 23/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.