AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Rajoni

Haludovo: Shkëlqimi dhe rënia e pallatit jugosllav të kënaqësive

Anja VladisavljevicngaAnja Vladisavljevic
8 years më parë
në Rajoni
Koha e leximit: 5 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Kompleksi Haludovo, Malinska. Kroaci 1972 Foto: Oris

Resorti Haludovo në ishullin kroat të Krkut ishte “i hapur për të gjithë”, por shembulli i tij i mrekullueshëm i modernizmit jugosllav ndoqi rrugën e vendit që e ndërtoi atë.

Kompleksi Haludovo, Malinska. Kroaci 1972 Foto: Oris

Në ishullin kroat të Krkut ndodhen gërmadhat e një resorti të rrënuar po aq të mahnitshëm sa ishte edhe kur u ndërtua.

Resorti Haludovo dikur ishte një shembull i shkëlqyeshëm i “utopisë prej betoni” të arkitekturës jugosllave, i ndërtuar në vitin 1972 për plaibojtë amerikanë dhe kumarxhinjtë e fundjavave, sie dhe për të famshmit vendas dhe familjet e zakonshme të Jugosllavisë socialiste.

Një pallat kënaqësish mbi 100,000 metra katrorë, ose sa 15 fusha futbolli, Haludovo aktualisht ka një ekspozitë të dedikuar arkitekturës moderniste jugosllave në Muzeun e Artit Modern në Nju Jork.

Por aty ku MoMA shikon meritat e saj arkitekturore dhe të huajt mbushin Instagramet e tyre me muret e tij të mbushura me grafiti dhe tulla të ciflosura, shteti duket si indiferent ndaj shkatërrimit të Haludovos, ashtu siç është për federatën socialiste të Kroacisë të ndarë një çerek shekulli më parë.

Sot resorti ndodhet mbi qytetin e Malinskës si një simbol i ngritjes dhe rënies së vendit që e krijoi atë.

“Ky kompleks luksoz ishte i hapur për të gjithë,” tha kritiku i arkitekturës Maroje Mrduljas, bashkë-autor i serisë së dokumentarëve kroatë të vitit 2016 “Slumbering Concrete”. “Ishte shumë i rëndësishëm për komunitetin lokal dhe ishte pjesë e trendeve globale.”

“Uljet dhe ngritjet e saj janë të pabesueshme. Ato gjurmojnë situatat me të cilat është përballur shoqëria jonë gjatë gjysmës së shekullit të kaluar.”

Modelet e “Penthouse”

Kompleksi Haludovo, Malinska. Kroaci 1972 Foto: Oris

Slumbering Concrete hapet me xhamat e thyer dhe dritaret e hapura të Haludovos në një episod të titulluar “Socializmi takohet me kapitalizmin”.

Haludovo ishte pjesë e një bumi ndërtimesh turistike në brigjet e Adriatikut të Jugosllavisë në vitet 1970, kur turistët perëndimorë dhe të famshmit e Hollivudit u dyndën në ujërat e kaltra të një shteti socialist të balancuar mes Lindjes dhe Perëndimit.

I projektuar nga arkitekti i njohur kroat Boris Magas, i cili vdiq në vitin 2013, dhe pjesërisht i financuar nga themeluesi amerikan i revistës për të rritur “Penthouse”, Bob Guccione, ai u ndërtua si një qytet i pavarur me dy hotele, një “fshat peshkatarësh” dhe një periferi të rrethuar me vila. Kishte një kazino, një fushë bulingu, pishinë, pistë vallëzimi dhe më shumë.

Sipas dokumentarit, përzierja e të ftuarve “ishte një kombinim i pabesueshëm i mundur vetëm këtu dhe në gjysmën e parë të viteve 1970”.

Guccione solli njerëz të famshëm, mirëprititi dhe shërbeu me modelet  e “Penthouse”-it të tij të veshura me uniforma shërbyesesh franceze, derisa klubi Penthouse Adriatic në Hotel Palace të Haludovos falimentoi brenda një viti nga hapja kompleksit në vitin 1972.

Haludovo humbi ca nga shkëlqimi i tij, por vazhdoi të punonte për dy dekadat e ardhshme. Më pas erdhi lufta, dhe ndërsa Jugosllavia u shpërbë, ashtu ndodhi edhe me Haludovon

Lufta dhe privatizimi

Kompleksi Haludovo, Malinska. Kroaci 1972 Foto: Oris

I privuar nga turistët nga lufta e Kroacisë 1991-1995, resorti strehoi refugjatë.

Ai ra në duart e Fondit Kroat të Privatizimit para se biznesmeni Bozidar Androcec të blinte shumicën e aksioneve nëpërmjet kompanisë së tij Boman AG në vitin 1996. Haludovo përfundoi në duart e qindra kompanive të tjera të shitura nga shtetet e lindura nga shpërbërja e Jugosllavisë.

Pak nga pak, Androcec shiti 9 pjesë të pronës Haludovo dhe i pushoi nga puna punonjësit.

Ai tani është në gjyq, i akuzuar për marrjen e një huaje të madhe në vitin 1997 për të investuar në resort, vetëm për ta shpenzuar atë diku tjetër. Ai mohon çdo lloj shkeljeje.

E gjendur përsëri në duart e shtetit, një shumicë e aksioneve të Haludovos u shit përsëri në fillim të viteve 2000, këtë herë biznesmenit armen-rus Ara Abramyan dhe kompanisë të regjistruar në Qipro Isletta Trading Limited. Në vitin 2002, Abramyan shembi një nga dy hotelet, Tamaris, 13 vila në Fshatin e Peshkatarit dhe shiti përmbajtjen e hotelit tjetër, Palace.

“Fillimisht, kuzhinën dhe pajisjet e kuzhinës në Hotel Palace, pastaj tavolinat dhe karriget nga restoranti. Pastaj televizorët, shandanët, krevatet… Gjithçka u shit,” tha Vesna Stropin, kreu i Këshillit të Punëtorëve të Haludovos, në një episod të vitit 2010 të programit televiziv kroat Latinica.

Në vitin 2007, Abramyan ia shiti 54.59 për qind të kompanisë Bitmass Limited, një kompani e regjistruar në parajsën e fiskale Ishullin e Manit. Ai mbetet një anëtar i bordit. Pjesa e vetme e kompleksit që nuk është shkatërruar janë pjesa tjetër e apartamenteve të Fshatit të Peshkatarit.

“Duhet të pyesim se kush e shiti Haludovon dhe pse ia shitën këtyre njerëzve,” tha Mrduljas. “Nuk mund të parashikonin ata se do të kishte probleme? Pse t’ua shesin njerëzve që nuk kanë fare lidhje me turizmin?”

Eduard Andriç, kryetari i Sindikatës së Turizmit dhe Shërbimeve të Kroacisë, tha për BIRN:

“Ky është një shembull privatizimi të keq. Kushtet për pronarin nuk janë të specifikuara dhe nuk ka sanksionet në rast se ata nuk i përmbushin ato.”

Andriç tha se nuk kishte kontakt me punëtorët e mbetur, të cilët ai tha se ndoshta arrinin në një duzinë. Thirrjet që qeveria të ndërhyjë kanë rënë në vesh të shurdhër.

Në janar ministri kroat i turizmit, Gari Capelli, tha se shteti do të gjente një zgjidhje për Haludovon, por nuk dha detaje.

BIRN e pyeti ministrinë se cilat ishin planet e tyre, por nuk mori asnjë përgjigje deri në kohën e botimit të këtij artikulli.

Një parajsë fotografike

Kompleksi Haludovo, Malinska. Kroaci 1972 Foto: Oris

Mrduljas tha se mundësitë ishin të limituara.

“Në disa raste kishte ide për të taksuar pasuri të papërdorura dhe pasuri të patundshme, por kurrë nuk shkoi shumë më tej sesa premtime parazgjedhore,” tha ai. Përpjekjet e ruajtjes janë gjithashtu të komplikuara.

“Nuk është e mundur ta mbrosh atë në të njëjtën mënyrë që të mbrohet një kishë gotike ose një ndërtesë moderniste në të cilën jetojnë njerëz.”

Mrduljas, një këshilltar në ekspozitën e MoMA, u ankua për vëmendjen e paktë të mediave që ka marrë ekspozita në Kroaci – një reflektim, tha ai, i shpërfilljes zyrtare të vendit për Jugosllavinë dhe trashëgiminë e saj.

Zagrebi, megjithatë, po organizon retrospektivën e tij Haludovo në Muzeun e Arkitekturës, duke ekspozuar fotografi nga viti 1987 dhe 2018 dhe e cila do të vazhdojë deri më 19 shtator.

Rrënojat kanë frymëzuar shumë fotografë.

“Natyra po rritet në mënyrë të pakontrolluar, e mbushur dhe fisnike, duke krijuar një sfond të pazakontë për poezinë arkitekturore monumentale të Magasit,” tha Jasenko Rasol, një fotograf që ka punuar gjatë në vend dhe thotë se është i nxitur nga një magjepsje me padrejtësitë e tranzicionit të rajonit dhe proceset e privatizimit.

Nela Laptos, fotografe dhe administratore e faqes së fansave në Facebook Kroacia e Braktisur, tha se Haludovo ishte një ndikim i madh kur ajo filloi të eksploronte rrënojat e Jugosllavisë në Kroaci.

“Prindërit dhe gjyshërit e mi më kanë treguar për festat e kërcimit në Haludovo,” tha Laptos për BIRN.

“Ata shkonin atje sepse hoteli ishte gjithashtu i hapur për vendasit, jo vetëm për të ftuarit e huaj.”

Etiketa: 1997BIRNDokumentarFacebookfotografiFushaGjyqGrafitiHotelekazinoKroaciKroaciaLuftandikimpaktPallatParaprivatizimiPunaPunëPunëtorPunëtorëQeveriaQiproSHshtatorturist
Tjetri
Opozita propozon subvencionim të energjisë për të varfërit

Zinxhiri i borxheve brenda shtetit shënon kulmin

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.